• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Genc Pollo: Duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët

12:27 : 10/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-deputeti dhe një ndër themeluesit e PD-së, Genc Pollo gjatë një interviste për gazeta Shqiptare, shprehet se duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët.

Sipas tij, pas 25 prillit u bënë gabime, por më e rëndësishme është korrigjimi i gabimeve.

‘PD duhet të shprehet për vetingun; zgjatja e afatit të këtyre komisionerëve mbetet opsioni më i keq’, u shpreh Genc Pollo gjatë intervistës së tij.

Më poshtë intervista e Genc Pollos:

Pyetje: Zoti Pollo, së fundmi ju keni shkruar se është gabim që të zgjatet edhe disa vjet mandati i komisionerëve të vetingut dhe thoni se partia juaj duhet të refuzojë amendamentin kushtetues të PS-së.

Lexo edhe:

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

GP: Kështu mendoj bazuar në sa e njoh procesin. Do t’ju rekomandoja edhe një studim të Fakultetit të Drejtësisë/UT të publikuar së fundmi që ka gjetur p.sh. dopio standarde e standarde retroaktive (dmth kërkon për transaksionet e v 1995 fatura e kontrata si të ishin të v. 2019). Prandaj mua më duket opsioni më i keq. Por gjithsesi ky është mendimi im, ndërkohë që ka njerëz me njohje më të plotë të vetingut e që nuk po flasin se askush nga politika nuk i fton për të folur.

Pyetje: Sikur po fillon debati në PD. Zoti Spaho lypi sqarime në grup parlamentar.

GP: Kolegët e nderuar këto ditë kanë folur gjerë e gjatë për ‘Akademinë e Barinjve’ që njoftoi qeveria. A thua se po rithemelohej Akademia e Platonit pas 24 shekujsh! Ajo shkollë barinjsh edhe po u bë keq do dëmtojë taksapaguesin sa 0,3% e një PPP-je abuzivo-korruptivo. Dhe një shkak që keto PPP vazhdojnë (shihni: pa zhurmë e bujë e riaktivizuan koncesionin Thumanë-Kashar!) është edhe gjendja e drejtësisë përfshi edhe paralizimin e drejtësisë nga vetingu. Prandaj duhet debat publik për të arritur zgjidhjen më të mirë. Se me marrëveshja mbas kuintave kemi arritur gjithmonë zgjidhjen më të keqe për publikun e më të leverdishme për pushtetin.

Pyetje: Gjithësesi mazhoranca thotë se do e dergojë për mendim në Venecia…

GP: Në Komisionin e Venecias dërgohen për opinion projektligjet që rezultojnë komplekse, janë sensitive ose kundërshtohen fuqishëm. Asnjë nga këto kushte nuk përmbushet: 1-Shpjegimet zyrtare të PS për zgjatjen e vetingut deri 2024 janë arsye pa arsye të ngjeshura në tre faqe format A4. Mungojnë analizat, studimet e konsultimet; Nuk duket sensitive sepse PD po shkëlqen me heshtjen e saj. Apo me mosqenien e saj. Në këto kushte në Venecia vetëm do të habiten e do të qeshin.

Pyetje: Ju flisni për paralizë të drejtësisë nga vetingu që lejon vazhdimin e PPP-ve. Por SPAK është vetinguar apo jo?

GP: Ashtu është! Por barra e shpjegimit bie mbi SPAKun për dopio standardet e dukshme: Kur një deputet socialist tha një gjysmë akuze për abuzime në bashkinë Fier SPAK-u brenda javës vajti atje e njoftoi sekuestrimin e dokumenteve. Kurse për rastin e inceneratorëve, të denoncuar prej më shumë se dy vjetësh nga PD, nuk ka bërë asnjë hap e asnjë njoftim. Ndërkohë që dëmi financiar në këtë rast nuk ka të krahasuar edhe me totalin e abuzimeve në të gjitha bashkitë e vendit. Ndërsa shkeljet ligjore të dënueshme penalisht i gjen kollaj në Gazetën Zyrtare.

Pyetje: Ky mosbesim është shkaku që nuk pranohet që SPAK të bëjë vetingun e politikanëve?

GP: Ju i përgjigjeni vetë pyetjes. Po të lesh mënjanë propagandën e të shohësh statistikat, performanca e SPAK-ut në dënime, konfiskime etj nuk është më e lartë se ajo e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (PKR). Ndërkohë që SPAK, ndryshe nga PKR, jo vetëm është vetinguar por edhe është mbështetur me miliona euro-dollarë. Unë padyshim uroj që të jetë i suksesshëm. Por ne duhet të shqetësohemi kur nuk është ky rasti.

Pyetje: Kthehemi në situatën brenda PD. Deputetë pranë Bashës thonë se lufta në PD nuk ka palë vetëm kryetarin e ish kryetarin por edhe ShBA

GP: Me siguri po rivalizojnë mikun tim, Avokat Ngjelën, si zëdhënës ekskluziv i qëllimeve amerikane në trojet shqiptare.

Pyetje: Nëse në PD nuk kemi trekëndësh Basha, Berisha e ShBA, a kemi një trekëndësh Rama-Meta-Berisha kundër Bashës?

GP: Nuk flas dot për përralla pa mbret. Por nga leximet dimë që anijet pa busull zhdukeshin në trekëndëshin e Bermudës.

Pyetje: Gjithashtu personat pranë Bashës thone se ai u zgjodh nga anëtarësia në qershor me shumicë të stërmadhe; prandaj është legjitim; prandaj mund të refuzojë kuvendin e foltores.

GP: Shikoni unë e kam thënë e përsëritur se shumë nga ne bënë gabime mbas 25 prillit. E them prapë për hir tuaj. Po kjo në fakt është një apel më shumë për korrigjimin e gabimeve. Sa për legjitimitetin shihni Ramiz Alinë e Partinë e Punës në votimet e 31 marsit 1991, pak muaj pas zyrtarizimit të PD. Ata fituan me 2/3. Por shumë shpejt u detyruan të bëjnë sërish zgjedhje parlamentare ku nuk morën dot as 1/3 e mandateve. Historia është mësuese e jetës thoshte Ciceroni.

Pyetje: Si vjen ndryshimi pozitiv sipas jush?

GP: Besoni votën e lirë: Shihni Maqedoninë e Veriut. Shihni para saj Kosovën e Malin e Zi. Por duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët.

Etiketa: opozitapolloprojekt i ri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
BOTA

Opozita triumfon në zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut

22:07 : 03/06/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025
Para

Jasmina Kadriu del në mbrojtje të Hysenit: Alvisa e ka dramatizuar situatën, sot shkelen me këmbë meshkujt

TË GJITHA

Pulja/ Helikopter dhe qen antidrogë, ja si çmontohet organizata italo-shqiptare e kokainës, 11 të arrestuar

21:32 : 06/06/2025

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

21:30 : 06/06/2025

Lufta në Gaza, Izraeli në vështirësi, përballet me një mungesë prej 10 mijë ushtarësh

21:29 : 06/06/2025

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

21:17 : 06/06/2025

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com