• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Opozita kërkon seancë urgjente me ministrin Ferit Hoxha në Komisionin e Jashtëm

18:06 : 28/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar seancë urgjente me ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, pas mesazheve ku pretendohet se iu është drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, “po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”, në një komunikim në një grup.

Deputetët demokratë në kërkesë evidentojnë gjithashtu se ka pasur një komunikim me diplomatë të Republikës së Shqipërisë, ku sipas tyre ministri Hoxha ka udhëzuar që znj. Donika Gërvalla (Ministre e Drejtësisë dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës) t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë.

Letra e plotë:

“Ne një grup deputetësh, anëtarë të Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, kërkojmë paraqitjen urgjente të Ministrit të Europës dhe Punëve të Jashtme, z. Ferit Hoxha përpara këtij Komisioni, bazuar në detyrimin kushtetues dhe ligjor të Kuvendit për kontrollin e veprimtarisë së pushtetit ekzekutiv.

Bazuar në informacione të publikuara në media Ministri Hoxha ka shkaktuar, në mënyrë të përsëritur, dy incidente diplomatike të rënda që kërkojnë reagimin e menjëhershëm të këtij komisioni.

Incidenti i pare:

Lexo edhe:

Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve

Ferit Hoxha që quajti idiotë shqiptarët dënon “përdhosjen” e flamurit izraelit

Në një komunikim me diplomatë të Republikës së Shqipërisë, ministri Hoxha ka udhëzuar që znj. Donika Gërvalla (Ministre e Drejtësisë, dhe ish-Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës), t’i pamundësohet çdo komunikim dhe vizitë me ministra të tjerë të Republikës së Shqipërisë.

Një qëndrim i tillë përbën një akt të paprecedentë, cenim të drejtpërdrejtë të frymës së bashkëpunimit ndërshqiptar, dhe dëmtim të marrëdhënieve ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, që i shërben vetëm kundërshtarëve të interesave tona kombëtare në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.

Askush nuk e ka mohuar publikisht këtë fakt. Heshtja e ministrit përballë këtyre njoftimeve e bën atë përgjegjës për pasojat diplomatike, aq më keq kur këto qendrime Ministri ia transmeton drejtpërdrejt trupës sonë diplomatike, e cila vendoset nën presion politik për të vepruar në shkelje të betimit të diplomatit.

Incidenti i dytë:

Rreth tre ditë më parë, në një grup komunikimi me ambasadorët shqiptarë, ministri Hoxha ka përdorur shprehjen “idiotë” si një cilësim fyes për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Një gjuhë e tillë, e përdorur nga kreu i diplomacisë shqiptare për bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, është thellësisht fyese, në kundërshtim me çdo standard të komunikimit diplomatik, dhe dëshmon paaftësi të theksuar për të përfaqësuar interesat e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve atje, si dhe dëmton besimin që duhet të ketë trupa diplomatike shqiptare tek drejtuesi i tyre.

Ministri i Punëve të Jashtme, në çdo vend evropian (mjedis që z. Hoxha e njeh shumë mirë prej vitesh) do të ishte tërhequr menjëherë nga detyra pas dy incidenteve të njëpasnjëshme diplomatike të këtij niveli. Jo sepse nuk do të kishte mbështetje politike, por sepse dëmi i shkaktuar marrëdhënieve ndërshtetërore dhe interesit kombëtar do ta bënte të pamundur vijimin e mandatit të tij.

Përkundër pritmërive që ministri Hoxha të sillte një standard tjetër komunikimi dhe një kulturë tjetër profesionale, në vend të ndërtimit të urave, ai ka shkaktuar fraktura diplomatike qoftë me institucionet e Kosovës dhe me vetë ministren Gërvalla, qoftë me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesit e tyre politikë.

Helmimi i marrëdhënieve, veçanërisht në formën e udhëzimeve dhe qëndrimeve të shprehura para trupës diplomatike shqiptare, nuk mund të tolerohet. Është në kundërshtim të hapur me interesin shtetëror dhe kombëtar shqiptar.

Në mbështetje të këtyre fakteve të lartpërmendura, ne kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Europën dhe Politikën e Jashtme:

1. Thirrjen e menjëhershme të ministrit Ferit Hoxha përpara komisionit, për të dhënë llogari për këto dy incidente.

2. Kërkimin e një apologiie publike nga ministri:

· Drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për cilësimin fyes “idiotë”.

· Drejtuar ministres Donika Gërvalla dhe institucioneve të Kosovës për qëndrimin fyese dhe kufizues.

3. Kërkesën për dorëheqjeje të ministrit Hoxha, duke qenë se dëmi diplomatik i shkaktuar e bën të pamundur vijimin me besueshmëri të funksionit të tij.

4. Raportimin e konkluzioneve të kësaj procedure para Kuvendit, përfshirë vlerësimin nëse veprimet e ministrit përbëjnë shkelje të detyrës.

Nuk ka interes më të lartë kombëtar se ruajtja e marrëdhënieve strategjike me Kosovën dhe mbrojtja e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ministri Hoxha, me fjalët dhe udhëzimet e tij, ka punuar kundër këtyre interesave. Ai nuk mund të vijojë më në këtë detyrë.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin”.

Etiketa: Ferit Hoxhaopozita

Lajme të lidhura

BOTA

Opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve

22:25 : 04/07/2026
AKTUALITET

Ferit Hoxha që quajti idiotë shqiptarët dënon “përdhosjen” e flamurit izraelit

10:52 : 21/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vijojnë marshimin nëpër kryeqytet: Opozita jemi ne

21:32 : 09/06/2026
AKTUALITET

Pasi shpallën Gërvallën “non grata”/ Rama çon Ferit Hoxhën në Prishtinë: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë!

15:10 : 31/05/2026
AKTUALITET

Feriti që shpalli non grata Donika Gërvallën nesër niset për Kosovë

22:34 : 30/05/2026
AKTUALITET

Ferit Hoxha ‘tmerron” Putinin: Nuk tërhiqemi nga mbështetja për Ukrainën

14:17 : 28/05/2026
Para

Debatet Rama-Spiropali/ Korreshi: PS është parti hibride, socialistët e vjetër e urrejnë Ramën

TË GJITHA

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş