• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama na kthen në 1999/ Qeveria shton me 840 mln euro borxhin në buxhetin 2022

10:40 : 27/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Me një deficit buxhetor të stërmadh, shqiptarët ka gjasa do të detyrohen të paguajnë vitin e ardhshëm koston e keqmenaxhimit elektoral të këtij viti, ku shpenzimet operative do të jenë në nivelin më të lartë në mbi dy dekada si përqindje e PBB-së.

Shqiptarët do të duhet të paguajnë 27.2% të të gjithë prodhimit të brendshëm bruto të vendit për të paguar kostot e përgjithshme të qeverisjes, shifra më e lartë e shënuar në këtë kategori shpenzimesh që nga viti 1999, ndërsa një pjesë jo e vogël e kësaj kostoje shtesë lidhet me keqmenaxhimin e vendit dhe punësimet e dyshuara elektorale të ndërmarrjeve publike dhe njësive të pushtetit vendor.

Por problemi më i madh i vendit duket se është një zgjerim me shpejtësi i shpenzimeve për sigurime shëndetësore, e cila nga ana e tyre, reflektojnë rritjen e kostove të koncesioneve të shëndetësisë.

Shqipëria ka ndjekur përgjatë dy dekadave një politikë uljesh graduale të shpenzimeve operative të qeverisë si përqindje e PBB-së në favor të rritjes së investimeve apo uljes së borxhit publik, për shkak se investimet konsiderohen shumë të pakta në krahasim me nevojat e vendit për përmirësime infrastrukturore ndërsa borxhi publik konsiderohet shumë i lartë.

Të dhënat historike të Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet operative të qeverisë ishin 29.6% e PBB-së në vitin 1999 dhe u ulën në 23.2% në vitin 2008. Shpenzimet operative shënuan një rritje jo shumë të madhe gjatë viteve që pasuan ndërsa ishin në kuotën 24.3% në vitin 2018.

Lexo edhe:

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

Një përqind e PBB-së është e barabartë me 155 milionë euro.

 

Qeveria e kryeministrit Edi Rama dërgoi në Kuvendin e Shqipërisë për miratim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Buxheti i shtetit pritet të ketë shpenzime totale prej 638 miliardë lekësh dhe të ardhura prej 537 miliardë lekësh. Deficiti buxhetor parashikohet 101 miliardë lekë ose 840 milionë euro. Shqiptarët parashikohet të paguajnë 53 miliardë lekë më shumë taksa e tatime në arkën e shtetit.

Fondi i shpenzimeve operative do të rritet me 38 miliardë lekë ndërsa investimet kapitale do të ulen me 13 miliardë lekë. Fondi i investimeve publike parashikohet të jetë 120 miliardë lekë, një shifër e pazakontë kjo për shkak të rindërtimit nga tërmeti.

Por nga ky fond investimesh publike, vetëm 18 miliardë do të financohen nga të ardhurat nga taksat ndërsa e gjithë pjesa tjetër prej afro 101 miliardë lekësh ose 840 milionë eurosh do të financohen me borxh publik.

Pagat elektorale dhe interesa në rritje

Fondi i pagave të qeverisë pësoi një rritje dramatike prej 14 miliardë lekësh në vitin 2021, ose 20% më shumë se sa në vitin 2020, dukshëm për shkak të shtimit të numrit të punonjësve para zgjedhjeve të 25 prillit.

Fondi i pagave pritet të mos rritet në vitin 2022, por sërish, rritja e vitit 2021 mjafton për katër apo pesë vite rritje normale. Sipas Institutit të Statistikave, administrata publike qendrore dhe vendore, si dhe ndërmarrjet e sektorit publik, kanë shtuar sëbashku 12 mijë të punësuar gjatë këtij viti. Kjo qartazi ka ndikuar në rritjen e fondit të pagave me 14 miliardë lekë ose gati 117 milionë euro për këtë vit.

Nga ana tjetër, rritja e borxhit publik, pavarësisht se interesat e borxhit kanë qenë të ulëta gjatë viteve të fundit për shkak të krizës, ka filluar të japë efekte në totalin e interesave të paguara për shërbimin e këtij borxhi. Për vitin 2021, shpenzimet për interesa u rritën në 44 miliardë lekë (365 milionë euro), ose 9.4 miliardë lekë më shumë.

Në vitin 2022, shpenzimet për interesa pritet të rriten me 7 miliardë lekë të tjera duke arritur në 51 miliardë lekë. Me pak fjalë, përgjatë dy viteve të fundit, barra e interesave të borxhit publik është shtuar me 16.4 miliardë lekë. /BIRN/

Etiketa: borxhibuxhetiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
AKTUALITET

BIRN: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

18:23 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Numrin ia mora mikut tonë të përbashkët Vuçiç”, Noka zbardh mesazhin e Ramës për Sinisha Mihajloviç

12:28 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Më ngritët kurth për rastin Veliaj”/ Presidentit Begaj lëshon gojën kundër Kushtetueses

19:58 : 15/10/2025
Para

Favorizuan fituesin në tenderat e spitalit, SPAK kërkon dënim me kusht për 3 të pandehurat

TË GJITHA

Pranga avokatit?! Ç’gjykatës, Ç’prokuror, Ç’SPAK ‘vjedh’ zgjedhjet e veta?!

11:12 : 19/10/2025

Tabaku: Korporata e Investimeve, porta e pasme e pushtetit për pasurimin me pronat publike

10:59 : 19/10/2025

E rëndë në Korçë, një person i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-t i pallatit

10:34 : 19/10/2025

Shpërdoruan detyrën në 7 prokurorime në Ministrinë e Bujqësisë, në gjyq 20 zyrtarë

10:26 : 19/10/2025

Ilir Beqaj letër nga qelia: Kuvendi ka dështuar dy vite rresht me institucionet e drejtësisë

10:14 : 19/10/2025

Dita e pestë e grevës së urisë në Marinzë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e grevistëve

10:05 : 19/10/2025

Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare

09:56 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com