• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati në gjurmët e “Sheikut”: 500 mijë euro i jep pa garë, firmave që ofruan 99 % të fondit limit

15:30 : 18/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Socialistët po tregohen vërtetë specialista. Njerëzit e besuar, ata që “kojnë” partinë me para, janë vendosur në poste kyçe. i tillë është edhe emërimi i Ervin Bushatit në krye të Postës Shqiptare. Megjithëse ishte në vend të sigurt në listat e PS-së për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ai u “mund” nga Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi.

Por, pavarësisht se ishte kandidati mashkull më me pak vota, Bushati u katapultua në një nga postet më të lakmuara: drejtor i Postës Shqiptare. Një nga shoqëritë më fitimprurëse të shtetit shqiptar, e cila qarkullon dhjetëra miliona euro. Por, kur kanë kaluar vetëm disa javë nga ky emërim, kreu i PS-së së Tiranës duket se po vjel frytet e para. Ai po ecën në gjurmët paraardhësit të tij në këtë post, “sheikut” Laert Duraj, i cili u zgjodh deputet.

Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit 500 mijë euro, me vetëm 1 ofertë në garë

Bushati po përdor pikërisht skemën e Durajt. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Ervin Bushati ka firmosur fituesin e tenderit me objekt “shërbimi i mirëmbajtjes së sistemeve të alarmit e të vëzhgimit, marrjes në rrugë valore te sinjaleve të alarmit, verifikimit dhe reagimi me grup të gatshëm në të gjitha filialet e degët dhe shërbimjn me GPS për automjetet e Postës Shqiptare”.

Lexo edhe:

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

Fondi për këtë tender ka qenë plot 51.280.388 lekë, ose rreth 500 mijë euro me TVSH. “Burimi i financimit nga të ardhurat e shoqërisë ‘Posta Shqiptare’ sh.a” thuhet në këtë dokument. Tenderi është zhvilluar në fund të shtatorit, ndërsa ka bërë ofertë bashkimi i operatorëve “Elektrosek”, “S.A.S”, “Nazeri 2000”, “Trezhnjeva” dhe “Arb Security”. Ky bashkim operatorësh ka ofruar 50.999.999 lekë.

Pra, shumë afër fondit limit (51.280.388). Ndërkohë, në tender ka marrë pjesë formalisht edhe “Intracom Telecom Albania”, e cila nuk ka dorëzuar as dokumentacion ligjor dhe as ofertë ekonomike. Pra, procedura tepër fiktive. Për më tepër shumë të dyshimta, pasi në rastin e parë firmat janë bërë bashkë duke eleminuar konkurencën. Por, nëse Bushati apo drejtorët e tjerë të Postës Shqiptare e kishin ndarë mëndjen të jepnin këto lekë, përse bënë tender? Ku është Autoriteti i Konkurrencës?

Apo edhe institucionet e ashtëquajtura të drejtësisë së re? Natyrisht që merren me cironka, pasi peshkaqenët e vërtetë po bëjnë namin, pa iu futur një gjëmb në këmbë. Tani, gjithkush e kupton se posti i deputetit është një “zero me xhufkë” para drejtorllikut në Postën Shqiptare. Ajo që na ngelet të shikojmë është sa vota do të marrë Bushati në zgjedhjet e ardhshme (nëse kandidon), pasi tashmë drejton një institucion me lekë dhe me vende pune. Me shumë gjasa do ti tre apo katërfishojë.

Etiketa: Bushatipostatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, zbardhet tenderi me flamur të kuq që po hetohet

14:00 : 24/09/2025
AKTUALITET

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025
AKTUALITET

Mos e klikoni linkun! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim

11:02 : 17/09/2025
AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
Para

Konstituohet Komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit

TË GJITHA

Vrasja e italianit në Tepelenë/ A njihej autori i dyshuar me Edoardo Sarchi? Detaji në dokumentat e biznesit

13:38 : 27/09/2025

Zgjedhjet për Tiranën/ Grupi i Punës së PD nis negociatat për kandidatin

13:20 : 27/09/2025

Arrestohet Gazment Braçe, hetimet për vrasjen e biznesmenit italian marrin tjetër rrjedhë/ DETAJE

13:07 : 27/09/2025

Berisha publikon VIDEO-n që tregon lidhjet e vrasësit të biznesmenit italian me PS

12:50 : 27/09/2025

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

12:39 : 27/09/2025

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025

Lushnje/ Fqinjët nuhatën erën e rëndë, i moshuari gjendet i pajetë në banesë – EMRI

12:23 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com