Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi një takim me Ambasadoren Ursula Gacek, kryetare e Delegacionit të ODIHR, ndërsa u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet si Bjellorusia.
Basha tha se i kishte shprehur Ambasadores Gacek, mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme.
Kreu demokrat tha se Edi Rama shkeli dhe ato rregulla që aprovoi vetë pa opozitën, pa PD-në, pa aleatët tanë. Sipas tij, nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore por një shkundje e thellë.
Basha tha se ligje të mira ka dhe Lukashenko, por Shqipëria nuk bëhet si Bjellorusia. Ne do të bëjmë gjithçka për të imponuar një agjendë qytetare të demokracisë në fuksion të rikthimit të zgjedhjeve të ndershme.
“Ndamë me të dhe bashkëpunëtorët dakordësinë e plotë për raportimet e OSBE-ODIHR. Ky raport fakton masakrën zgjedhore. Shteti duhet të garantoje lirinë dhe sekretin e votës.
Kjo është pika e dytë. Dhe se njerëzit duhet të votojnë të lirë. Po të heqësh Shqipërinë nga emri, atëherë do të mendosh se bëhet fjalë për zgjedhje në Lukashenkon e Bjellorusisë.
Për ironi një e opozitës është sot në Shqipëri. Nuk thotë gjë tjetër rekomandimi vetëm se janë vjedhur të dhënat e qytetarëve. Janë njerëz që duhet të hetohen për veprimtari kriminale përdoruesit e këtyre të dhënave. Raporti thotë qartë në 5 rekomandimet kryesore se marrëveshja e 5 qershorit nuk është në përputhjes dhe se duhet të vijë në përputhje me standardet europiane.
Flet për lirinë e medias. Kur ju po shkruanit raportin dhe kryeministri mori zëdhënesen dhe e vendosi ne krye të AMA-s. Ka krijuar agjenci të propagandës për të zhdukur atë pak transparence.
Flet dhe për blerjen e votave, që në bashkëpunim me krimin e organizuar jo vetëm nuk u zgjidh në 25 prill, por u përkëqësua”, tha Basha.
Në vijim ai sqaroi se PD është në Parlament vetëm me një qëllim, për rikthimin e demokracisë në vend.
“Kemi ngritur një grup pune të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj dhe do t’i çojmë Kuvendit kërkesën për vazhdimin e punës për reformën zgjedhore.
Edi Rama shkeli dhe ato rregulla që aprovoi vetë pa opozitën, pa PD-në, pa aleatët tanë. Nuk duhet thjeshtë një reformë zgjedhore por një shkundje e thellë. Dy mekanizmat kryesore për të ecur drejt kësaj janë jo vetëm t’i japim shqiptarëve këto ndryshime, por edhe instrumentet që këto nuk do mbesin në letër.
Ligje të mira ka dhe Lukashenko, por Shqipëria nuk bëhet si Bjellorusia. Ne do të bëjmë gjithçka për të imponuar një agjendë qytetare të demokracisë në fuksion të rikthimit të zgjedhjeve të ndershme.
PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe shqiptarët. Armiku i vetëm është regjimi i vendosur dhunshëm në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Basha.