• Kontakt
Wednesday, July 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet

08:46 : 08/07/2026
në RAJONI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të mblidhet sot paradite për t’i certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre.

Ato ishin zgjedhjet e treta parlamentare që Kosova organizoi në më pak se një vit e gjysmë.

Çfarë nënkupton certifikimi i rezultateve? Cilët janë hapat e radhës drejt formimit të institucioneve të reja dhe çfarë afatesh parasheh ligji? A mund të zhbllokohet procesi nëse partitë nuk arrijnë marrëveshje?

Për këto dhe procedurat që pasojnë certifikimin, shpjegojmë më poshtë.

Çka pas certifikimit?

Lexo edhe:

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Albulena Haxhiut, e ka për detyrë ta thërrasë një seancë konstitutive të Kuvendit.

Sipas Kushtetutës, seanca duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve.

Në këtë seancë bëhet konstituimi i Kuvendit, zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, ndërsa më pas vazhdohet me procedurat për formimin e Qeverisë së re.

Pas konstituimit të Kuvendit, Haxhiu e nominon partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë, në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur zyrën e Haxhiut se kur planifikon ta thërrasë seancën konstituive, por nuk ka marrë përgjigje.

Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se, megjithëse afati kushtetues për mbajtjen e seancës konstituive është 30 ditë nga certifikimi i rezultateve, ajo mund të thirret edhe shumë më herët.

“Duke qenë se rezultatet zgjedhore tashmë janë të njohura, nuk ka arsye objektive që procesi të zvarritet”, thotë ai.

Për shembull, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura muaj më parë, deputetët e zgjedhur e konstituuan Kuvendin dhe e votuan Qeverinë e re brenda një dite – në një seancë të vetme më 11 shkurt.

Kjo u bë e mundur pasi përfaqësuesit e partive parlamentare dhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Dimal Basha, ishin pajtuar paraprakisht për rendin e ditës, përfshirë votimin në pako të nënkryetarëve të Kuvendit.

Procesin e lehtësoi edhe fitorja bindëse e partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje.

A mund të zgjasë procesi?

Meqë partia në pushtet duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa.

Megjithatë, një çështje tjetër mund ta mbajë vendin në krizë institucionale dhe politike: zgjedhja e presidentit të ri.

Partia e Kurtit i ka fituar 53 vende në Kuvendin me 120 sosh, dhe i nevojiten të paktën 61 për Kuvendin dhe Qeverinë e re.

Duke pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe – që gëzojnë 10 vende – atëherë votat për këtë proces nuk pritet të jenë telash.

Zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci, i tha REL-it ditë më parë se partia në pushtet i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit.

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka fituar 22 ulëse; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 ulëse dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shtatë ulëse.

Sipas Jakajt, Kurti do të detyrohet të ulet me partitë opozitare për të gjetur një marrëveshje politike, për t’u siguruar që vendi do të ketë funksionim afatgjatë të institucioneve.

“Një parti që e vendos interesin e shtetit në plan të parë, duhet ta ketë parasysh se çdo vonesë në formimin e institucioneve prodhon kosto për vendin, qoftë në integrimin evropian, zhvillimin ekonomik, zbatimin e reformave apo në humbjen e mundësive të rëndësishme për qytetarët”, thotë Jakaj.

Çfarë ndodh nëse nuk arrihet marrëveshje?

Nevojitet prania e 2/3 të deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Në mungesë të një marrëveshjeje politike, kjo është e pamundur për secilën parti parlamentare.

Kushtetuta parasheh që presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit.

Nëse kjo nuk ndodh, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja, thotë Jakaj.

Deri tani, partitë politike nuk kanë mbajtur bisedime për një marrëveshje të mundshme politike për presidentin.

Kurti është shprehur i hapur për bisedime me partitë e tjera, ndërsa Nagavci i tha REL-it se partia e tyre “do të bëjë gjithçka” që është në mandatin e saj që të arrihen votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

PDK-ja ka thënë se partia do të ishte e hapur për bisedime me të gjitha partitë, pa përjashtuar as LVV-në, ndërsa LDK-ja ka vendosur disa parakushte për një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja, përfshirë çështjen e gazit amerikan.

Jakaj nënvizon se deklaratat e deritanishme të partive “tregojnë se rruga drejt një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë”.

“Kurti ka shprehur gatishmëri për dialog me partitë e tjera. Por, këtu do të duhej transparencë e plotë që të dihet se a është vullnet i vërtetë. Deklaratat publike nuk mjaftojnë. Nuk ka asnjë pengesë që partitë të nisin menjëherë diskutimet për një marrëveshje politike, sepse çdo vonesë rrit rrezikun e një krize të re institucionale dhe të përsëritjes së zgjedhjeve”, thekson Jakaj.

Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025. /REL

Etiketa: certifikimkosovezgjedhje

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ KQZ në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme për certifikimin e zgjedhjeve

09:30 : 07/07/2026
AKTUALITET

Celibashi: Shqipëria s’është gati për depolitizimin e plotë të administratës zgjedhore

19:15 : 06/07/2026
BOTA

“Obama insistoi për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin”

18:42 : 06/07/2026
Lajmet e Dites

Nga droga te shufrat e arit, sekuestrohen pasuri me vlerë 1 mln euro në Kosovë

18:20 : 06/07/2026
RAJONI

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

15:54 : 06/07/2026
RAJONI

LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin

15:27 : 06/07/2026
Para

"Nuk ka më legjitimitet"/ Neomalsorja për Euractiv: Rama nuk është Shqipëria!

TË GJITHA

4 mln € për koncertin e Kanye West/ Rama: E bëmë që mos të turpërojmë Shqipërinë!

09:35 : 08/07/2026

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trump-in me Netanyahu-n

09:12 : 08/07/2026

“Nuk ka më legjitimitet”/ Neomalsorja për Euractiv: Rama nuk është Shqipëria!

09:02 : 08/07/2026

Sot certifikohen rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, çfarë pritet

08:46 : 08/07/2026

Këmbimi valutor 8 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:30 : 08/07/2026

Himarë/ Zjarr i madh në Porto Palermo

08:17 : 08/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişganobetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKicknorabahisjojobetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild porncasibomcasibom girişcasibom girişbetistbetciobetciojojobet giriş