• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia, Dasho: Vaksinat nuk mjaftojnë, ja masa që duhet aplikuar shpejt

18:15 : 11/09/2021
në AKTUALITET, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet lidhur me mbrojtjen nga vaksinimi, por edhe me masat e tjera që duhet të aplikohen lidhur me pandeminë Covid-19.

Dasho thekson se vaksinat mund të mbrojnë nga format e rënda të virusit, por ato nuk parandalojnë infektimin dhe as përhapjen e Covid-19.

“Nuk duhet harruar se javët e fundit nxorrën në pah dy probleme jo të vogla. Së pari, jo të gjithë personat e vaksinuar (qoftë edhe me vaksinat cilësore) përfitojnë mbrojtje. Së dyti, përvoj izraelite tregoi se shkalla e mbrojtjes që ofron vaksina ulet me kalimin e kohës, një rënie që sot vlerësohet 6% në muaj.

Këto dy probleme vendosin në pikëpyetje faktin nëse vaksina mund të përdoret me efektivitet si masë e vetme për të parandaluar përjapjen e virusit dhe përgjigjja deri tani është

“Fatkeqësisht, jo!””, shkruan Dasho.

Lexo edhe:

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

Sipas tij, gjithmonë e më shumë vende e kanë kuptuar se përveç vaksinimit duhet vazhduar të merren edhe masa të tjera parandaluese në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.

Dasho shkruan se metodat e testimit për SARS-CoV-2 po bëhen gjithmonë e më të besueshme dhe më të lira. Sot një test i shpejtë antigjenin në Europë kushton më pak se një euro dhe aftësia për të diagnostikuar një person të prekur (sensitiviteti) është shumë e lartë.

“Nëse vaksina nuk arrin të ofrojë 100% mbrojtje, kurse metoda të caktuara testimi kanë një saktësi që i afrohet 100%-it, kjo do të thotë se testimi do të ishte një masë më efektive se vaksina për të parandaluar transmetimin e infeksionit dhe për të mbrojtur shëndetin publik. Pikërisht, kjo ishte arsyeja se përse organizatorët e kongresit kërkonin nga pjesëmarrësit jo thjesht certifikatën e vaksinimit, por edhe testim të përditshëm”, shkruan Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

Në Shqipëri, si në gjithë botën filluan protestat kundër vaksinimit të detyruar kundër COVID-it. Në parim, protestuesit kanë të drejtë! Askush nuk duhet të detyrohet për t’ju nënshtruar një procedure mjeksore.

Jo më pak se disa javë të shkuara, shembulli i Izraelit tregoi se edhe personat e vaksinuar mund të preken nga COVID-i dhe ta transmetojnë infeksionin.

Para disa ditësh në një kongres çdo pjesëmarrësi i kërkohej testimi i përditshëm, ndonëse pothuajse secili prej tyre ishte i vaksinuar. Organizatorët e kongresit ishin të ndërgjegjshëm se të qenët i vaksinuar nuk garanton që personi është “i paprekshëm” nga COVID-i.

ATËHERË A DUHET TË VAKSINOHET NJË PERSON?

Njohuritë e deritanishme dhe përvoja e vendeve nga të cilat vijnë informacione të besueshme flasin se vaksinimi ul ndjeshëm rrezikun për komplikacione dhe vdekje. Risku i komplikacioneve dhe vdekjes është shumë herë më i ulët tek të vaksinuarit në raport me të pavaksinuarit.

Një person që e dëgjon dhe e beson këtë deklaratë që vjen nga mjekë, shkencëtarë dhe autoritete rregullatore prestigjioze, duhet të vaksinohet sepse në këtë mënyrë mbron shëndetin dhe jetën e vet. Nëse nuk dëshiron të vaksinohet, ky person merr parasysh pasojat dhe sigurisht rrezikun që vjen nga infektimi i mundshëm prej SARS-CoV-2.

Por nuk duhet harruar se javët e fundit nxorrën në pah dy probleme jo të vogla. Së pari, jo të gjithë personat e vaksinuar (qoftë edhe me vaksinat cilësore) përfitojnë mbrojtje. Së dyti, përvoj izraelite tregoi se shkalla e mbrojtjes që ofron vaksina ulet me kalimin e kohës, një rënie që sot vlerësohet 6% në muaj.

Këto dy probleme vendosin në pikëpyetje faktin nëse vaksina mund të përdoret me efektivitet si masë e vetme për të parandaluar përjapjen e virusit dhe përgjigjja deri tani është

“Fatkeqësisht, jo!”

Gjithmonë e më shumë vende e kanë kuptuar se përveç vaksinimit duhet vazhduar të merren edhe masa të tjera parandaluese në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.

PO TESTIMI?

Metodat e testimit për SARS-CoV-2 po bëhen gjithmonë e më të besueshme dhe më të lira. Sot një test i shpejtë antigjenin në Europë kushton më pak se një euro dhe aftësia për të diagnostikuar një person të prekur (sensitiviteti) është shumë e lartë.

Nëse vaksina nuk arrin të ofrojë 100% mbrojtje, kurse metoda të caktuara testimi kanë një saktësi që i afrohet 100%-it, kjo do të thotë se testimi do të ishte një masë më efektive se vaksina për të parandaluar transmetimin e infeksionit dhe për të mbrojtur shëndetin publik. Pikërisht, kjo ishte arsyeja se përse organizatorët e kongresit kërkonin nga pjesëmarrësit jo thjesht certifikatën e vaksinimit, por edhe testim të përditshëm!

Si përfundim, vaksina mbetet sot mjeti më efektiv që kemi në dispozicion për të ulur rrezikun individual në raport me COVID-in. Një person me mend, sot nuk dëgjon teoritë e Anti-Vax-ëve dhe konspiracionistëve, por vaksinohet pa humbur kohë.

Nga ana tjetër, detyrimi për t’u vaksinuar nuk i shërben fushatave të vaksinimit dhe roli i tij në mbrojtje të shëndetit publik duket i dyshimtë.

Nëse synimi është për të parandaluar përhapjen e COVID-it në një auditor, një klasë apo një kolektiv pune, ndoshta testimi dy ose tre herë në javë dhe izolimi i personave të infektuar do të ishte një masë shumë më efektive.

Të paktën, bazuar në informacionet që disponojmë deri sot…

Etiketa: Coviddashovaksina

Lajme të lidhura

RAJONI

Rasti i parë në Greqi, dëmshpërblehet 40-vjeçari që u paralizua pas vaksinës anti-Covid

14:35 : 30/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit

09:16 : 21/04/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë në faqen e saj të internetit: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

22:42 : 18/04/2025
BOTA

Fruthi përhapet në 58 shtete, OBSH kërkon më shumë angazhim: Vaksinohuni!

21:44 : 10/04/2025
AKTUALITET

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?

08:36 : 07/04/2025
BOTA

Përhapet varianti më i ri i COVID-19

18:16 : 02/04/2025
Para
Foto: Partizani.al

Ish-lojtari i Partizanit kritikon merkaton e të kuqve: Afrime larg objektivave, mbrojtja reparti më i dobët

TË GJITHA

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025

Tiranë/ Gruaja merr fëmijët dhe largohet nga banesa, burri kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

11:52 : 07/06/2025

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025

O Shqipëri që s’ke pleqëri!

11:35 : 07/06/2025

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025

Sherri për parkimin në Ksamil/ Arrestohet shtetasi turk, nisin hetimet për 4 të tjerë

11:08 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com