• Kontakt
Wednesday, September 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Liderët e BE bien dakord për qëndrimin që do të mbajnë ndaj talibanëve

10:12 : 04/09/2021
në BOTA

Nga Barbara Wesel, DW.

Ujdi në takimin e ministrave të Jashtëm të BE në Brdo, Slloveni. Me talibanët do të mbahen marrëdhënie pragmatike, por me kushte të caktuara. Parësor është pengimi i katastrofës humanitare.

Për kreun e diplomacisë europiane, Josep Borrell është një sukses. Ministrat e Jashtëm të BE të premten (03.09) në takimin në Brdo, Slloveni dolën me një qëndrim të përbashkët në lidhje me talibanët. Kemi rënë dakord për kërkesa minimale që ata duhet t’i plotësojnë për një „angazhim operues” të europianëve me pushtetarët e rinj, tha Borrell pas takimit në Brdo. „Afganistani ka rëndësi për sigurinë tonë”, theksoi Borrell, ndër të tjera bëhet fjalë që të pengohet eksportimi i terrorizmit dhe drogës.

Pragmatizmi si lajtmotiv

Gjermania dhe Franca kishin përgatitur një dokument në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm, por dukej se ujdia ishte e qartë që në fillim. Duhen mbajtur „kontakte pune” me talibanët, theksoi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, duhet punuar me vendet fqinjë të Afganistanit dhe duhet penguar nje krizë e re e migracionit. Kjo ishte edhe çështja që preokuponte më shumë ministrin e Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, që kërkoi një qëndrim të qartë të përbashkët.

Lexo edhe:

BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

Rregullatori i barnave i BE-së kundërshton Trumpin: Paracetamoli, i sigurt gjatë shtatzënisë!

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u shpreh, se „ne duam të qartësojmë me talibanët, se cilat janë pritshmëritë tona dhe për këtë kemi rënë dakord”. Sipas Maas bashkëpunimi do të varet nga një sërë kushtesh. Kontaktet me talibanët do të maten me atë, se sa i plotësojnë ata këto kushte, theksoi kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Përveç kësaj, kërkesa evropiane është që qeveria e re të jetë përfshirëse, por diplomatët pranojnë, se aty me siguri nuk do shihen shumë gra. Ndoshta BE duhet të jetë e kënaqur me përfshirjen e pakicave si Hazara apo lordët e mëparshëm të luftës. Nga ana tjetër duhen respektuar rregullat ndërkombëtare për ndihma humanitare dhe të sigurohet liria e lëvizjes dhe e daljes nga vendi, të atyre që kanë frikë nga përndjekjet.

Jo bardhë e zi

Nuk do ketë një vlerësim bardhë e zi, theksuan diplomatët në fillim të takimit. Nëse talibanët i përmbushin kriteret në masë të shumë të vogël, angazhimi do të kufizohet tejet, e do të mbetet vetëm për të penguar katastrofën humanitare, që kërcënon vendin në dimrin që po afron. BE ka këtu interesin e saj. Nëse kërcënon një katastrofë urie, kjo mund të shkaktojë një valë emigrantësh, tremben shumë përfaqësues të BE.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas pret sinjalet e para nga krijimi i qeverisë në Kabul, që pritet në fundjavë. „Ne kemi dëgjuar në ditët e fundit shumë sinjale të moderuara, por këtë duhet ta masim me veprat dhe jo me fjalët e tyre”, tha Maas.

Një nga shqetësimet e europianëve është evakuimi i njerëzve që u lanë në gjendjen kaotike pas përmbylljes së misionit ushtarak të shpëtimit. Këtu kërkohet një bashkëpunim joformal mes vendeve për të ndihmuar largimin e forcave lokale apo aktivistëve të shoqërisë civilie. SHBA, Turqia dhe Katari përpiqen aktualisht për të rivendosur në funksionim aeroportin e Kabulit.

Jo më vështrim pas

“Koha e vështrimit të plagës mbaroi”, tha Maas duke iu referuar me këtë kaosit të javëve të fundit. „Ne nuk duam të shohim se si shkatërrohet një rajon i gjithë”, shtoi ministri i Jashtëm gjerman. Maas theksoi edhe njëherë, se pa amerikanët dhe aftësitë e tyre ushtarake nuk mund të qëndrohej në Kabul. Nga ana politike për këtë nuk do të gjendej konsensusi mes europianëve. Një zgjim i hidhur për BE që duhet të pranojë tani realitetin e ndryshuar në Afganistan dhe të gjejë një rrugë si të merret me të./DW

Etiketa: BEBoldnewstalebane

Lajme të lidhura

BOTA

BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

08:25 : 24/09/2025
BOTA

Rregullatori i barnave i BE-së kundërshton Trumpin: Paracetamoli, i sigurt gjatë shtatzënisë!

12:09 : 23/09/2025
BOTA

Shtetet e BE qëndrime të ndryshme për një shtet palestinez

08:55 : 23/09/2025
BOTA

Çmimi kryesor i BE-së për të drejtat e njeriut: Kush është në garë për Sakharov?

08:53 : 23/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
Para

Dy muaj pas lindjes së vajzave binjake, Eni Vasili kthehet në ekran: Janë bekim, jo pengesë

TË GJITHA

Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

12:48 : 24/09/2025

Aksident në Gjirokastër, motoçiklisti rrëzohet dhe plagoset rëndë

12:39 : 24/09/2025

Furnizonte me armë grupet kriminale, arrestohet i shumëkërkuari/ EMRI

12:18 : 24/09/2025

E rëndë në Sarandë, 15-vjeçarja hidhet nga kati i katërt

12:18 : 24/09/2025

Punonte si çoban në Greqi, gjendet i pajetë në kufi trupi i 60-vjeçarit nga Erseka

12:14 : 24/09/2025

EMRI/ U aksidentua gjatë punës, humb jetën një minator në Bulqizë

12:14 : 24/09/2025

Kuvendi miraton përbërjen e 11 Komisioneve Parlamentare/ LISTA e plotë me EMRAT nga PS dhe PD

12:10 : 24/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com