• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioneri Publik apelon pas rekomandimit, prokuroren Lindita Male dhe gjyqtaren Elbana Lluri

17:56 : 14/04/2021
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të rihetonte çështjet ndaj prokurores Lindita Male (Ziguri) dhe gjyqtaren Elbana Lluri, pas rekomandimit të ONM-së se hetimi i KPK kishte qenë i paplotë.

Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi apelimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të vendimeve të konfirmimit për prokuroren Lindita Male (Ziguri) dhe gjyqtaren Elbana Lluri. Komisioneri njoftoi apelimin pas rekomandimit nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe i cilëson të dy vendimet dhe hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të paplotë.

“Përfundimet e arritura nga Komisioni për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Lindita Male (Ziguri), duket se nuk bazohen në një hetim të gjithanshëm, të plotë dhe shterues për subjektin e rivlerësimit dhe personat e lidhur me të”, thuhet në vendimin për apelimin e prokurores. Komisioneri nuk del me përfundim në ankim ndërsa e lë të hapur për KPA që të vendosë pas hetimit konfirmimin ose shkarkimin nga detyra.

Ankimi është i ngjashëm edhe për gjyqtaren Lluri. Komisioneri thotë se arsyetoi se “vendimi përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit”. Gjithashtu edhe për rastin e Llurit Komisioneri e lë në dorë të KPA vendimmarrjen dhe nuk ka një qëndrim, përveç kërkimit për një hetim më të plotë.

Ballhysa kërkon që hetimi i ri në KPA të shtrihet në të tre kriteret.

Lexo edhe:

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

Lindita Ziguri u konfirmua me shumicë votash më 12 janar 2021, nga trupa e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktari. Pas zbardhjes së vendimit Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik që të animojë vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores. Sipas rekomandimit të ONM-së, disa çështje të lidhura me pasurinë mbeten ende të paqarta, pavarësisht shpjegimeve të subjektit dhe arsyetimit në vendimin e KPK-së.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri u konfirmua në detyrë më 2 shkurt. Por në 1 prill Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi apelimin e saj duke arsyetuar se hetimi nuk kishte qenë i plotë ose ishte në kundërshtim me praktikën e vendosur tashmë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. /BIRN/

Etiketa: gjyqtarekpaProkurore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Hyn në fuqi regjistrimi i hapësirës publike”, Rama paralajmëron prokurorët dhe gjykatësit: Kujdes

12:13 : 03/10/2025
AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

Kolegji i Apelimit rrëzon vendimin e KPK-së dhe rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

22:08 : 01/10/2025
AKTUALITET

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

17:12 : 01/10/2025
AKTUALITET

Prokurorja Basho mban peng makinën 20 mijë euro, gënjen haptazi për vendimin

21:07 : 30/09/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani

20:27 : 30/09/2025
Para

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR: Provë për demokracinë dhe rrugën drejt BE

TË GJITHA

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025

U fut në berberhane dhe sulmoi me mjet prerës 23-vjeçarin, arrestohet i riu pas 9 muajsh në kërkim

11:13 : 09/10/2025

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com