4 të rinj kanë rënë në pranga nga seksioni kundër narkotikëve pasi dyshohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në disa zona të kryeqytetit, kryesisht në Tiranën e Re dhe Kombinat. Janë sekuestruar nga policia doza me lëndë narkotike “Kokainë” dhe “Cannabis Sattiva”. Gjithashtu të rinjve u janë sekuestruar dhe 2 automjete. Besmir Hardhiaj, 29 vjeç, Erando Hardhiaj, 24 vjeç, Albano Mitri, 27 vjeç, Mateo Luleme, 25 vjeç, banues në Tiranë kanë rë në pranga nga policia, të cilët me kamerat e trupit kanë regjistruar të gjithë aksionin.
Sipas hetimeve droga fshihej në ambalazhe syzesh dhe të brendshme. 4 të rinjtë akuzohen nga struktura e policisë kundër narkotike si shpërndarës të lëndëve narkotike. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Në bazë të informacioneve qtë policisë shtetasit Besmir Hardhiaj dhe Erando Hardhiaj ushtronin aktivitet kriminal në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe “Kokainë” në zona territoriale të ndryshme. Fillimisht është kapur në flagrancë shtetasi Besmir Hardhiaj në rrugën “Konferenza e Pezës”, të cilit i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike të dyshuar “Kokainë” dhe më pas gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi dhe shtetasit Erando Hardhiaj u janë gjetur lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” dhe “Cannabis sattiva”.
Shtetasit Besmir Hardhiaj i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5.8 gramë kokainë dhe 7.8 gram lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis sattiva” ndërsa shtetasit Erando Hardhiaj i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 gram lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis sattiva” .
Gjithashtu sqarojmë se shtetasit Mateo Luleme, drejtues mjeti dhe pasagjer Albano Mitri të cilët po udhëtonin me automjet tip Suzuki , nga kontrolli i ushtruar në xhepin e brendshëm të xhupit të këtij të fundit , i janë gjetur 3 (tre) qese me bimë të dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, me peshë 5.8 gram.
Provat materiale u dërguan për ekspertim në Drejtorinë e Policisë Shkencore Tiranë . Materialet proceduriale u dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur.
https://www.youtube.com/watch?v=vLaNpsEMmzY&feature=youtu.be