• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetting/ Gjyqtari Bari Shyti 7-fishoi pasurinë, burimet e pamjaftueshme financiare dhe huatë

17:09 : 22/03/2021
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtari i Apelit Administrativ, Bari Shyti do të përballet të martën më 23 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa Bungo dhe Firdes Shuli.

Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Bari Shyti nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Bari Shyti deklaronte pasuri me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është rritur me mbi 7 herë, duke kapur vlerën e 17 milionë lekëve.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 14.5 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.8 milionë lekësh, kursime në cash prej 600 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.3 milionë lekë, nga të cilat 60% burojnë nga paga si gjyqtar e Z.Shyti dhe 6.5% nga paga e bashkëshortes. Të ardhurat nga shitblerja e pasurisë së patundshme janë në masën 18% dhe 15% kanë burime të ndryshme të deklaruara.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti i rivlerësimit, Bari Shyti rezulton me burime të pamjaftueshme financiare për të justifikuar shtesën e pasurisë në vitin 2010 në shumën 1.3 milionë lekë, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” të ardhurat e konsiderueshme me burim të deklaruar nga shitja e kromit si dhe huatë e marra për të përballuar shpenzimet vjetore.

Në deklaratën e vitin 2008, Z.Shyti deklaron se ka fituar 21 mijë euro nga mbledhja dhe shitja e kromit për periudhën maj-qershor 2008. Ai deklaron se në këtë periudhë ka mbledhur dhe shitur 60 ton krom te kompania Erim sh.p.k, por nuk është e qartë nëse ky aktivitet tregtar ka qenë i regjistruar apo nëse janë paguar detyrime tatimore.

Gjatë viteve 2011 dhe 2012, Shyti ka deklaruar huamarrjen si burim për përballimin e shpenzimeve vjetore; respektivisht 9 mijë USD në vitin 2011 dhe 5 mijë Euro në vitin 2012. Gjithashtu në vitin 2012, Shyti deklaron një detyrim financiar prej 27,500 euro ndaj vëllait të tij, për shkak të kalimit në emrin e tij të një apartamenti të blerë së bashku në Durrës.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017  /BIRN/

 

Etiketa: bari shytikpkvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
AKTUALITET

“Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste!

11:22 : 17/05/2026
AKTUALITET

Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i Hetimit Doganor

10:44 : 10/04/2026
AKTUALITET

Procesi i vetingut mbyll siparin, lë pas një sistem drejtësie të brishtë

09:01 : 21/03/2026
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

17:39 : 04/03/2026
Para
Nje nga seancat e KPK (foto ilustruese)

Gjyqtarja Marsela Dervishi përballet me KPK/ Dhuratat "cash" nga prindërit, problemi me pasurinë

TË GJITHA

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom