Të paktën 5 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Elbasanit pas përplasjeve të ndodhura mesditën e sotme në këtë qytet.
Nga raportimet mësohet se policia ka shoqëruar 5 mbështetës të partive politike PS dhe PD, të cilët u përplasën me njëri tjetrin pas mbërritjes së kryeministrit Edi Rama dhe kredemokratit Lulzim Basha në këtë qytete.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e këtyre personave.