Arrest me burg për Andrea Karaj, 40 vjeçarin i cili aksidentoi pesë të rinjtë që lëviznin me mjetin tip benz në autostradën Levan-Vlorë ku si pasojë e aksidentit humbi jetën 18 vjeçari Ermir Tare dhe Flori Duraj 20 vjeç si dhe si rrjedhojë mbetën të plagosur rëndë tre të rinj të tjerë.
Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë së Vlorës për masën e arrestit me burg për 40 vjeçarin. Seanca ka nisur në orën 11 të mesditës së sotme ku mbi 40 vjeçarin rëndonin dy akuza ‘shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’ me pasojë vdekjen si dhe ‘drejtim i automjetit në gjendje të dehur’.
40 vjeçari është njohur me masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë. Tre të rinjtë e plagosur ndodhen në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore por gjendja e tyre paraqitet e rënduar.













