• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja vendim pro Qeverisë, cënon pavarësinë e KLSH-së me auditues privatë

19:09 : 01/03/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e KLSH, e cila kërkonte shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”.

Në kërkesën e KLSH gjithashtu parashikohej pezullimi i zbatimit të nenit 50, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 68/2017 “Për financat e qeverisjes vendore”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese”.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese, vendosi rrëzimin e kërkesës.

“Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, thuhet në vendimin e publikuar nga Kushtetuesja.

Referuar vendimit të Kushtetueses, i cili lë në fuqi variantin e Qeverisë, financat e pushtetit vendor, do të auditohen nga një kompani private. Në fakt mënyra se si Qeveria ka menduar të auditojë financat e bashkive, qoftë edhe të një pjese të tyre, cënon pavarësinë e KLSH. Përtej kostove që do të përfitohen nga një apo disa auditues të jashtëm, në thelb ajo që cënohet është pikërisht pavarësia e KLSH.

Lexo edhe:

Maliqi thirrje opozitës: Koha për analizë! Bosët e drogës i dhanë fitoren Ramës në zgjedhje

Kreditë për shtëpi, nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes! Ja çfarë parashikon vendimi

Në këtë nen thuhet se Ministri i Financave dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit përcaktojnë me udhëzim të përbashkët rastet kur auditimi realizohet nga auditues të tjerë ligjorë, si dhe procedurat, afatet dhe standardet e auditimit të jashtëm nga këta auditues.

KLSH ankimoi ligjin në Kushtetuese me argumentin se Ministria e Financave është vetë subjekt që auditohet nga KLSH-ja dhe se përfshirja e kompanive private është rast i paprecedent, sepse jepen para nga buxheti i shtetit për të kontrolluar financat e qeverisjes vendore nga kompani private.

Tashmë duhet pritur se cila kompani private do të përzgjidhet për të kryer auditimin e bashkive, pra që do të përfitojë para nga buxheti i shtetit

Neni 50

Auditimi i jashtëm

Veprimtaria financiare dhe zbatimi i buxhetit vjetor të njësive të vetëqeverisjes vendore u nënshtrohen çdo vit auditimit të jashtëm.

Auditimi i jashtëm realizohet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose auditues të tjerë ligjorë.

Ministri i Financave dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit përcaktojnë me udhëzim të përbashkët rastet kur auditimi realizohet nga auditues të tjerë ligjorë, si dhe procedurat, afatet dhe standardet e auditimit të jashtëm nga këta auditues.

Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore e dërgon raportin e auditimit të jashtëm në këshillin e njësisë së vetëqeverisjes vendore si pjesë e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit vendor. Një kopje e këtij raporti i dërgohet Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Ministrisë së Financave.

Për të gjitha raportet e auditimit të jashtëm, të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit apo auditues të tjerë ligjorë, kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore përgatit një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve të raportit të auditimit dhe raporton rregullisht në këshillin e njësisë për progresin në zbatimin e tij.

Etiketa: klshKushtetuesevendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliqi thirrje opozitës: Koha për analizë! Bosët e drogës i dhanë fitoren Ramës në zgjedhje

10:01 : 22/05/2025
AKTUALITET

Kreditë për shtëpi, nga 1 korriku kufizohet vlera dhe afati i shlyerjes! Ja çfarë parashikon vendimi

09:47 : 22/05/2025
AKTUALITET

Qeveria miratoi vendimin elektoral 2 ditë para zgjedhjeve, nga sot hyn në fuqi falja e gjobave

14:18 : 21/05/2025
AKTUALITET

100-vjetori i KLSH/ Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të BE

11:15 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Pas zgjedhjeve, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Sali Berishës

14:42 : 19/05/2025
AKTUALITET

Votimi nga jashtë të shpallet i pavlefshëm? Përgjigjet Celibashi

14:36 : 19/05/2025
Para

Ish-presidenti Sarkozy u arrestua për korrupsion/ Gruaja e tij poston foton intime dhe jep mesazhin…

TË GJITHA

Riviera Franceze goditet për herë të dytë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ja çfarë dyshojnë autoritetet

16:45 : 25/05/2025

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025

Zyrtare/ Partizanit i largohet titullari i mesfushës

15:25 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com