Është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për mandatin e deputetit Rakip Suli me 77 vota kundër dhe 36 vota pro. Pas votimit, ish- kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë të dytë para mediave ku akuzoi të gjithë Partinë Socialiste nga Edi Rama e deri tek Rakip Suli. Madje ai tha se tani “lepuri në bark” e kapi Rakip Sulin. “Partia Socialiste ka vendosur të placckisë vendin duke filluar nga Edi Rama e deri tek deputeti Suli. Sot, deputetin Suli e kapi frika në bark dhe u mëshirua që të mos shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Fute në mes edhe madamë lokomotivën. Taulant balla ka interesa me mafie dhe jo ligji. Ndërsa, Kocco kërciti dhëmbët sepse ju votuat pa e lajmëruar. E pastaj këta të tjerët. Ne erdhëm dhe votuam për t`i treguar shqiptarëve vendimin tonë kurse këta marrin pushtetin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk zbatojnë vendimin e saj. Këta pucciste nuk njohin gjykata”, deklaroi Berisha.
Më tej Berisha deklaroi për zgjedhjet e parakohshme se më mirë do ishte që populli të bëjë zgjidhje.
“Përsa i përket zgjedhjet e parakohshme ne nuk duam zgjedhje të parakohshme. Ndaj populli duhet të bëjë zgjidhje”, tha Berisha.