• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambasadorja Vlahutin, dikur një gazetare që sot hesht për censurën e mediave në Shqipëri!

22:32 : 15/11/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Në CV-në e saj, Romana Vlahutin më herët ka punuar si gazetare për një radio kroate, më pas si korrespondente e CNN dhe BBC dhe për pak kohë ka qënë zëdhënëse për mediat në qeverinë e Kroacisë. Por pavarëisht të kaluarës së saj, ndjeshmëria për censurën e medias në Shqipëri duket se është e vakët për ambasadoren e BE-së në vendin tonë.

Pas eksperiencave të gjata në fushën e gazetarisë, Vlahutin hyri në botën diplomatike ku sot është ambasadore e delegacionit të BE-së në Shqipëri. Pozicioni i saj diplomatik jo vetëm që nuk ka ndihmuar gazetarët në sfidat që ata përballen, por nga ana tjetër është kujdesur që situata kritike të sfumohet edhe në progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

“Vendi ka një nivel të ulët/është në mënyrë të moderuar i përgatitur në fushën e lirisë së shprehjes,” thuhet në Raportin e Progresit për Shqipërinë. “Gjithsesi, nuk pati progres në këtë fushë përgjatë vitit të fundit,” shton raporti, duke theksuar se rekomandimet e mëparshme që kërkojnë forcimin e transparencës në reklamat shtetërore nuk janë zbatuar nga qeveria shqiptare.

Shqipëria përballet me probleme, sipas raportit, për shkak të mungesës së pavarësisë politike të autoritetit rregullues (të medias audiovizuale) si dhe mungesën e pavarësisë politike të transmetuesit publik.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Liria e Shprehjes dhe situata e medias mbeten një sfidë serioze në klimën aktuale politike,” shkruhet më tej në raport por pa patur një thirrje konkrrete.

Gjithashtu në asnjë citim të raportit nuk përmendej fjala censurë e mediave, ku jo pak raste janë regjistruar brenda këtij viti në Shqipëri. Një gazetare u pushua nga puna, një emision investigativ u mbyll nga një televizion ndërsa nuk munguan edhe mbylljet e mediave online si dhe shantazhet ndaj tyre me procese gjyqësore të montuara politikisht.

Gazetarja Alida Tota u pushua nga puna pas një investigimi të nisur në televizionin A1 News ndaj Bashkisë së Tiranës për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharrës. Të njëjtin fat pati edhe emisioni Públicus që transmetohej në televizionin Vizion Plus, çdo të dielën në orën 20:15. Ky emision u ndërpre teksa pritej të transmetohej “Kodrina e vdekjes”, një raport filmik investigativ që zbardhte vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj dhe nxirrte përgjegjësinë e Bashkisë së Tiranës nëpërmjet kontratave të fshehura për publikun.

Edhe portali HashtagAlbania u mbyll pas një “lufte” të nisur ndaj Carlo Bollino, italiani kontrovers i cili zotëron mediat Report TV dhe Shqiptarja.com ndërsa njihet si një nga miqtë e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sot, Hashtag Albania është rihapur me një domain të ri.

Një tjetër media online ishte pre e presionit, nga miqtë dhe klientët e qeverisë. Kompania “Atelier 4” që ka përfituar disa tendera të rëndësishëm në qeverinë Rama, hodhi në gjyq portalin e lajmeve Newsbomb.al. Gjithashtu një tjetër biznes privat, pronari i të cilit njihet për miqësinë me kryeministrin Edi Rama ka nisur një proces gjyqësor ndaj gazetës “Shëndeti +”.

Pra, brenda 1 viti kanë ndodhur shumë presione, shantazhe dhe censurime ndaj mediave por ambasadorja e Bashkimit Europian ende nuk është e bindur për këtë situatë.

Në Këshillin e Integrimit,  teksa diskutohej për raport-progresin e KE për Shqipërinë, deputetja Albana Vokshi iu drejtua ambasadores Vlahutin nëse kishte një qëndrim për censurimin e mediave. Kjo e fundit u përgjigj se ishte në dijeni të rasteve, por kërkon më tepër prova…

“E kam takuar edhe gazetaren Alida Tota, e pushuar nga puna pas investigimit. E kam dëgjuar. Kam nevojë për më shumë fakte. Liria e mediave është e rëndësishme. Duhet së bashku të punojmë.” – shprehet Vlahutin e cila nuk e ka reflektuar këtë problematik në korridoret diplomatike të Komisionit Europian.

Bllokimi i fjalës së lirë dhe mbylljen e mediave kritike ndaj qeverisë, duket se nuk e shqetësojnë ish gazetaren, aktualisht ambasadoren Vlahutin. Flirtimi i saj me qeverinë dhe veçanërisht me kryeministrin Rama, i ka shkaktuar gazetarëve një situatë të rënduar dhe të rrezikuar.

Shumë media kryesore në vend janë nënshtruar ndaj pushtetit aktual duke mbyllur sytë përballë aferave, krimit dhe skandaleve të panumërta. Por për diplomatët e huaj kjo situatë normale, madje ata zgjedhin pikërisht këto media për të dhënë intervista…

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

7 gjëra që nuk duhet t’i bëni para se të flini dhe 7 kuriozitete mbi gjumin

TË GJITHA

Zhdukën dosjen për legalizimin e 12 objekteve të “Ambel Beach”, kërkohet burgosja e 5 zyrtarëve

16:14 : 18/06/2025

“Një katastrofë!”, Ferguson tregon blerjen më të keqe te Man.United

16:06 : 18/06/2025

EMRAT/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për grupin që trafikonte pistoleta “Ekol Speciale” nga Kosova

15:58 : 18/06/2025

Elbasani ndërhyn në merkato, firmos me portierin çek

15:56 : 18/06/2025

Skenari i sulmit amerikan, avioni B-2 dhe bomba 15 tonëshe do përpiqen të shembin 1 mal

15:47 : 18/06/2025

Erdogan sulmon Netanyahun: Ia ka kaluar dhe Hitlerit me mizoritë e tij

15:43 : 18/06/2025

Refleksion mbi përgjunjen e Ramës para Melonit

15:41 : 18/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com