• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Rama në sulmin ndaj BE-së

23:19 : 16/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka të drejtë në vizatimin që i bën BE-së si bashkim egoist, cinik madje aspak solidar. Kritikat që ai i artikulon me tagrin e shefit të qeverisë së një vendi të Ballkanit Perendimor, që u la mbrapa liste në betejën urgjente të vaksinimit, janë të ngjashme me ato që një pjesë e madhe e italianëve nxorën nga goja për aleatët e tyre të Unionit.

Edhe po të shohësh përgjigjet që i kanë ardhur kryeministrit, qoftë nga selia diplomatike e Brukselit në Tiranë, qoftë nga ajo e Francës, sërish atij nuk mund ti vësh faj. Argumentat e tërthortë të diplomatëve europianë, se BE na ka ndihmuar më 115 milionë për tërmetin, se ajo ka akorduar 70 milionë euro për vaksinën, nuk e fshehin dot faktin se shtetet anëtare, në këtë rast, menduan vetëm për veten e tyre.

Sot ka ende vende të rajonit tonë që nuk kanë vaksinuar asnjë mjek apo të moshuar, si rezultat i pamundësisës të tyre për të shkuar në burimin e gjetjes së vaksinës.

Me qëndrimin që mbajti, kryeministri ynë mund të renditej denjësisht përkrah aktivistëve të aleancës për një vaksinë universale (ku bëjnë pjesë organizata prestigjoze si Amnisty Internacional apo Oxfam), të cilët denoncojnë pabarazinë mes shteteve dhe pamundësinë e vendeve të vogla dhe të varfra për të pasur një akses të barabartë në këtë arrijte rekord të shkencës.

Lexo edhe:

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

Por për fat të keq, Edi Rama është larg të qenit një militant i kësaj bote ideale që flet në emër të vlerave. Këtë e provoi edhe njëherë me mënyrën si i artikuloi kritikat ndaj vendeve të BE për vaksinën dhe nga dredhia me të cilën u përpoq ta përdorte këtë fabul.

Qëllimi i tij ishte shumë më utilitar dhe propagandistik. Ai u rek të na dëftente, se pavarësisht bllokadës, ne kemi një lider të talentuar që di ta çajë atë. Ai u përpoq të tregonte se falë atij personalisht dhe talentit vetjak për të lypur, Shqipëria e filloi procesi i vaksinimit, pavarësisht se nga Europa u harruam.

Në gjithë këtë manovër politike, Rama u tradhëtua nga disa detaje jo të vogla. Fillimisht ai akuzoi BE-në, për mungesë solidariteti në shpërndarjen e vaksinave. Ai e përsëriti këtë referen, gjysëm si të vërtetë dhe gjysëm si shantazh edhe përkrah vëllait të tij Erdogan, në Ankara.

Por, ndoshta ai nuk e pati llogaritur që, si rallë herë, nga ambasadori i BE në Tiranë do ti vinte një reagim i fortë. Soreca tha se ndihej i habitur dhe iu kundërpërgjigj qeverisë shqiptare se ajo nuk ishte gati me planin e vaksinimit.

Pikërisht këtë nuk e duroi kryeministri, që pa me sytë e tij se si një lojë që e kishte nisur për propagandë mund ti kthehej në të kundërtën e saj.

Duke qenë se edhe donte ta nxinte BE-në për tu heroizuar vetë, për qëllime të brendëshme, por as nuk kishte ndërmend të konfrontohej me zyrtarët e saj, Rama ndryshoi 180 gradë. Ai tha gjatë një interviste në “Open” se Soreca e kishte keqkuptuar, se ai nuk pati kritikuar Komisionin Europian që gjendet në Bruksel dhe nuk disponon vaksina, por disa vende anëtare që kanë më tepër sesa duhet (video poshte).

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Video-2021-01-16-at-20.54.09.mp4

Dhe këtu qe pika ku ra nga shiu në breshër për tu bërë qull nga Franca e cila e etiketoi edhe si gënjeshtar edhe si akuzues të një vendi mik.

Pra mjafton të shohësh se si Rama luan me gjysëm të vërtetat, se si ai e dredh kur bindja që ka i prish punë elektoralisht, për të mos e marrë seriozisht në ato që thotë.

E vetmja gjë që duhet ti dimë për nder është se, ndonëse për arsye aspak parimore, ai hapi një temë të vërtetë: atë të mungesës së solidaritetit të BE-së.

Ky subjekt, zakonisht tabu për elitat tona, që ende përkundin në krye ëndrrën e një Europe ideale, ia vlen të diskutohet në momente të tilla, që ruhen gjatë në memorie. Sepse, po, BE këtë herë na la prapa liste. Kjo është një e vërtetë që duhet parë në sy, pavarësisht se u artikulua fillimisht nga dikush që deshi ta përdorë për qëllime të mbrapshta. /Lapsi.al/

Etiketa: BEBushatiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026
BOTA

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
Para

Kujdes/ Mutacionet e virusit i kanë bërë fëmijët përhapës masivë të Covid-19

TË GJITHA

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:21 : 05/06/2026

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom