• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vaksina në fabrikë, qeveria jonë përvesh mëngët…

14:41 : 06/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Nëse do besohej propaganda e qeverisë, kushdo që shkel për herë të parë në stadiumin “Air Albania”, më së pari do të kuptojë se aty nuk luhet futboll, por është një vend që po përdoret për vaksinimin masiv i popullsisë. Broshura që reklamojnë se vaksina anti-covid ka nisur… “Shqipëria buzëqesh, fushata e vaksinimit anti-Covid-19” – shkruhet në postera të mëdha. Në të vërtetë deri më tani nuk ka mbërritur asnjë dozë, diku nga java e tretë e janarit pritet një sasi e vogël ku do të shpërthejë miqësia e tarafi se kush do e bëjë i pari në radhët e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të policisë.

Më pas planifikohet një sasi tjetër dhe kështu me radhë deri kur të mbërrijë fundi. Do jemi të fundit që do vaksinohemi, por për propagandën qeveritare ne mbesim të parët. Madje Rama po krijon iluzionin se vaksina është këtu, pothuaj gati dhe njerëzit duhet vetëm të ngrenë lart mëngët e gjata dhe të presin me krahun zbuluar që tu injektohet vaksina.

Për të krijuar imazhin se po bëhemi gati për vaksinimin, po krijohen ambiente në stadium, po shpërndahen broshura që mbajnë erë propagandë dhe para të shpenzuar, por vetëm vaksina nuk po shihet. Serbia deri më tani ka siguruar 100 mijë doza dhe po vaksinon grupet e riskuara, si mjekë, infermierë, apo edhe punonjës të policisë.

Edhe Serbia nuk bën pjesë në BE, por arriti që pa zhurmë, pa propagandë, pa vizita si ajo e Ramës në SHBA, që iku duke lajmëruar se do shkonte të lobonte për vaksinën, por përfundoi në dyqane bojërash dhe veshjesh.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Por e vërteta është se një pjesë e popullatës e beson se jemi pararojë në luftën kundër Covid-19, madje edhe bota na ka zili për shëndetësinë që kemi dhe për masat “efikase” që janë marrë. Këtyre individëve të mbytur me propagandë nuk ka vaksinë që i shpëton nga bombardimi i kreut të qeverisë me imazh të stisur, por situata reale është më shumë se tragjike.

Pritet vetëm mbërritja e pesë mijë dozave vaksinë në fundin e këtij muaji dhe është një sasi e papërfillshme në raport me nevojën. Nevojiten të pakën 25 mijë doza si fillim që të sigurohet vaksinimi për punonjësit që janë në valën e parë të përballjes me koronavirusin si shëndetësia, punonjësit e rendit dhe një pjesë e administratës në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.

Edhe pse ata vaksina që do të mbërrijnë nuk janë zgjidhje, burime nga kryeministria dhe Ministria e Shëndetësisë shprehen se po përgatitet një bombardim intesiv me propagandë, ku kryeministri do të shfaqet në çdo nismë që do merret për injektimet e para të vaksinës. Për ta nuk është e rëndësishëm produkti real, por propaganda artficiale e cila mund të ngrihet si kala në shërbim të zgjedhjeve të 25 prillit.

Do të ndiqet e njëjta taktikë si me çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, ku për tre vite radhazi kryeministri hapi shampanjën e suksesit, madje dekoroi edhe disa zyrtarucë të Ministrisë së Jashtme, por përveç shampanjës, asgjë nuk ishte hapur, pasi Shqipërisë për katër vite rresht i është refuzuar statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Edhe pandemisë mund t’i vijë fundi si nga vaksinimi në botë, ashtu edhe nga imunizimi i tufës, por duket se për të shpëtuar nga propaganda nuk do ketë vaksinë që ta shpëtojë vendin.

Etiketa: Ramavaksina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Ylli i “A Star is Born” shtatzënë për herë të parë! Aktorja fotografohet me barkun e rrumbullakosur

TË GJITHA

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com