Partia Demokratike ka depozituar një amendament në Bruksel ku kërkon që hapja e negociatave për Shqipërinë të kushtëzohet me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 2017, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër kultivimit të kanabisit, zbatimin e reformës në drejtësi dhe plotësimin e 5 prioriteteve kyçe.
Kërkesa në Komisionin dhe Këshillin Europian është dorëzuar nga deputeti demokrat Aldo Bumçi, ku kërkohet që çelja e negociatave të kushtëzohet nga kriteret e sipërpërmendura.
Në letrën e Bumçit thuhet se për zbatimin e reformës në drejtësi është i rëndësishëm konsensusi politik, ndërsa kërkon gjithashtu që mazhoranca të marrë masa për të luftuar fenomenin e kanabisit.