• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çuçi si velinë sondazhesh

17:31 : 22/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, daljen e parë publike në këtë post të rëndësishëm, e pati rreth sondazhit mbi perceptimin e publikut për punën e Policisë së Shtetit. Në shtatë minutat e para të prezantimit të sondazhit, (ku Çuçi ngjante me “kolegun” Zaloshnje), përmendi 12 herë fjalën “spektakolare”…

Kjo do të jetë fryma e drejtimit të kësaj ministrie; propagandë, imazh i stisur dhe spektakël llafologjishë që edhe çështjen e rendit, sigurisë dhe krimit, e shohin si shfaqje teatrale për të mbuluar të vërtetat e hidhura që fshihen pas veshjes së rëndë të Policisë së Shtetit.

Por në këtë “sondazh spektakolar” sipas Çuçit, nuk kishte pyetje: a janë të lidhur eksponentë të rëndësishëm të policisë me trafikun e drogës? Si është perceptimi i publikut për sjelljen e policisë ndaj protestive? A është e politizuar policia e shtetit në disa struktura të veçanta?

Këto janë pyetjet që sot shqetësojnë qytetarët, që ndihen të dhunuar sapo shohin një efektiv policie hijerëndë, i cili të sheh jo si protestues në një sistem demokratik, por si “kriminel që lëndon qeverinë”.

Lexo edhe:

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

Nëse në atë sondazh do ishte pyetja sesi e percepton publiku agresivitetin e policisë, përgjigjja mund të ishte “spektakolare”…

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shprehu kënaqësinë e tij për arritjet e realizuara siç tha nga Policia e Shtetit, arritje këto të vëna në pah nga një anketim i qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit.

“Gjetjet e hulumtimit shkencor të opinionit qytetar janë dëshmi e pakontestueshme e arritjeve të reformimit rrënjësor të Policisë së Shtetit”, tha Çuçi, duke shtuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve aprovojnë punën e Policisë së Shtetit dhe shifrat e studimit, flasin qartë se jemi në kornizën europiane në shumë parametra të sigurisë.

“Ndjehem shumë mirë për këtë komunikim të policisë me publikun dhe ndryshim të punës së policisë nga publiku. Sondazhi vjen në një moment pak specifik, javën e kaluar kemi përjetuar një situatë pak jo të zakonshme, por që nxori në sipërfaqe atë kategori njerëzish që s’lënë pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe gjithë qeverisë. Rezultatet kanë dalë para atyre ngjarjeve. Tregojnë vjeshtën e 2020 se si e përcakton publiku punën e bërë nga policia”, deklaroi Çuçi.

Në fakt ky ministër duhet dëgjuar, sepse edhe për çështjen e sigurisë ushqimore deklaroi në mënyrë “spektakolare” se gjalpi i lopëve zvicerane të vdes nga yndyra e tepërt, ndërsa vaji i palmës që përdorej në produktet ushqimore në Shqipëri nuk ishte i dëmshëm.

Ky ministër ia ka marrë dorën shfaqjeve, pasi shihej në çdo serë të mundshme duke provuar domate e kastravecë, por pa pyetur se fermërët shqiptarë, pikërisht për shkak të strategjive malinje në bujqësi, detyrohen ti hedhin produktet. Ndërsa në disa zona të tjera janë në mëshirë të natyrës, ku luten për një të rënë shi, pasi qeveria qëndrore apo lokale nuk ka investuar në pastrimin e kanaleve vaditëse. Dhe kur qindra mijëra hektarë tokë qëndronin djerr të mbuluara nga ferrat, ministri i atëhershëm i Bujqësisë Bledi Çuçi, organizonte panaire dhe evente me nismën: “Shqipëria punon tokën”.

Tashmë ka marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm dhe e sigurt është se spektakli nuk do të mungojë, duke shfaqur sondazhe apo deklarata mediatike dhe propagandistike se kemi një polici të papërlyer dhe me profesionalizëm të lartë.

Është po ajo polici që pikërisht në ditën kur Çuçi zuri për herë të parë kolltukun e Ministrit të Brendshëm u dhunuan protestues të “Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit”. Për këtë “spektakël” para portës së ministrisë, Çuçi nuk gjeti kohë të shprehej, por u cilësua një “punë ritinë” e strukturave të rendit.

Etiketa: cucipoliciastudimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryenin marrëdhënie seksuale në sy të nipërve të mitur, arrestohet halla dhe i dashuri i saj në Fier

15:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

U kapën me armë, arrestohen 2 persona në Fier

10:53 : 04/10/2025
AKTUALITET

Vodhi çantën e mbushur me euro e lekë në një lokal, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:48 : 04/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shefi i Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë

09:15 : 04/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje 71-vjeçaren

20:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

Morën peng një të mitur dhe kërkuan para, arrestohen 2 persona në Tiranë

14:44 : 02/10/2025
Para

‘K*rvë m*ti ...’/ Kërcënohet me jetë ambasadorja Çitaku

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com