• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Pse kaq shpejt Drin”, mesazhi prekës i Rektorit të Mjekësisë për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur

10:31 : 20/12/2020
në BOLD BLOG, SHENDETI, SOCIALE

Mjeku Drini Dobi, i cili humbi jetën si pasojë e koronavirusit është përcjellë të shtunën në banesën e fundit, në prani të miqve dhe të afërmeve.

Ai ndërroi jetë disa ditë më parë në një spital në Itali, ku u dërgua pas rëndimit të gjendjes shëndetësore. Duke e cilësuar veçanërisht si mjek të përkushtuar për pacientët, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, përmes një publikimi në rrjetin social, ndan disa kujtime me kolegun Dobi.

Publikimi i plotë

Drin, mik i mirë i kohëve të vështira, do të nisesh sot. Do të udhëtosh drejt një toke të panjohur. Drejt të panjohurës që do ta prekim të gjithë një ditë. E unë do të shoqëroj deri në aeroportin e fundit, atje ku do të kalosh kufirin e jetës. Te pelqente shume te fluturoje mik, por sot nisesh në fluturimin e fundit drejt engjejve! Engjëj të bardhe, engjëj mantel-bardhe!Pse kaq shpejt Drin? Kishe ende shume per te bere!

Porta e shpirtit tend te pa fund ka qene edhe me e gjere se dera e madhe e Dobateve! Nisemi Drin! Drin, si dikur, kur veç njëri prej nesh kish makinë dhe shoqëronim njëri- tjetrin. Si dikur Drin, kur uleshim mbrëmjeve e flisnim gjatë.

Lexo edhe:

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Eja Drin, futi valixhet në bagazh. A ke harruar gjë?! A nisemi ?! Pse e ke me dy mendje Drin?! Çfarë ke harruar?! Kthehu, merr atë që ke harruar dhe eja.. Të shoh Drin. Ke harruar përqafimin e fundit. Të shoh teksa e merr nga Ersi, Florida dhe Flora. I shtrenjti yt David të vështron gjatë. Dhe ti ngulesh përballë tij dhe harron se je për rrugë Drin.

Eja Drin! Erdhi koha për t’u nisur.Sa shumë gjëra kam për të thënë Drin dhe sa pak kohë ka mbetur deri në aeroport.A e mban mend sa e gjatë ishte dita jote Drin? Ajo fillonte herët në mëngjes dhe përfundonte vonë në mbrëmje. Kishte vend për të gjithë në kohën tënde. Nuk ekzistonin të panjohurit për ty. I kishe të gjithë të njohur. A e mban mend Drin?! Ishte vonë atë mbrëmje, megjithatë për ty nuk ishte kurrë vonë. Ti kishe gjithmonë orën e miqësisë. Akrepat e orës sate tregonin përherë kohën për të thënë “po”. Ishte prag mesnate. Erdhe për të vizituar një pacient. Pasi mbarove, nxorre një shishe verë te kuqe dhe pimë të dy nga një gotë.

Dhe folëm gjatë bashkë, siç flasin dy “telendarë’, miq të mirë, që kanë kohë pa u parë, por që e vazhdojnë bisedën sikur të ishin takuar një ditë më parë.Drin, po i jap ngadalë makinës. Dua që kjo rrugë të zgjasë gjatë.

Sa shpejt ikën koha mik. Sa hap e mbyll sytë dhe gjendemi në këtë udhëtim të fundit bashkë. Sa shumë njerëz janë në këtë udhëtim Drin! Janë të gjithë pacientët dhe miqtë e tu. Janë të gjithë ata që të njohën dhe i njohe, që të prekën dhe i preke, që të deshën dhe i deshe.

Janë ata që qeshën me humorin tënd brilant dhe çmuan thjeshtësinë tënde deri në madhështi.Janë ata që të mbështetën dhe që shpresuan në rikthimin tënd Drin. Jemi të gjithë Drin.

Rrugë të mbarë mik! Do të takohemi të gjithë një ditë!

Etiketa: drini dobigjatamesazhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025
AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025
AKTUALITET

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025
AKTUALITET

Për ata që u trembën nga Tomorr Alizoti

21:28 : 01/05/2025
Para

Miss Universe Kosova habit me deklaratën: Nuk dua burrë shqiptar

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com