• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i plotë/ Vetingu, Donika Prela u shkarkua për fshehje pasurie

13:11 : 26/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konstatuar se ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela, ka fshehur pasurinë.

Shkalla e dytë e Vetingut ka zbardhur së fundmi vendimin e shkarkimit të Prelës, në të cilin lexohet, ndër të tjera, se ajo nuk ka deklaruar një shumë prej 25 mijë dollarësh.

Kjo situatë e vendos ish-drejtuesen e Krimeve të Rënda në një situatë vulnerabël përballë legjislacionit penal.

Lexo edhe:

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

Prela dhe “loja politike”
Donika Prela u vendos në krye të Krimeve të Rënda në Maj 2018, pas një procedure kontraverse të ndjekur nga ish-Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Prela qëndroi në këtë detyrë deri në Dhjetor 2019, kur u krijua prokuroria speciale, SPAK.

Përgjatë mandatit të dyshimtë në krye të Krimeve të Rënda, Donika Prela u akuzua shpesh nga opozita e djathtë se po mbyllte pa fajtorë të gjithë hetimet, ku ishin të përfshirë zyrtarët e lartë socialistë.

Sipas opozitës, në këmbim të këtij shërbimi, Donika Prela do të siguronte kalimin me sukses të Vetingut dhe vijimin e karrierës në sistemit e drejtësisë.

Dhe, në fakt, akuzat publike të opozitës, nuk duket se ishin të pabaza. Prela u konfirmua në Shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me një vendim që ngriti hije te forta dyshimi për favorizimin e prokurores.

Gjatë shqyrtimit në shkallën e parë, Vëzhguesi ndërkombëtar i seancës, Teo Jacobs, fillimisht u tregua skepktik ndaj të ardhurave të bashkëshortit të prokurores Prela, të cilat kishin shërbyer për krijimin e pasurive të paluajtshme të familjes.

Por, në përfundim, z. Jacobs ndryshoi mendim dhe e përshëndeti përzemërsisht prokuroren Prela, kur ajo u kualifikua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të shumta që iu identifikuan në seancën dëgjimore.

Komisioneri Publik nuk ishte dakord me vendimin e konfirmimit në detyrë dhe kërkoi shkarkimin e Donika Prelës nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Shkarkimi
Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e kryesuar nga Natasha Mulaj, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, vendosi në unanimitet shkarkimin nga detyra të Donika Prelës, pasi arriti në konkluzionin se ajo ka probleme me deklarimin e saktë të pasurisë, përfshirë edhe fshehje.

Në vendimin e zbardhur së fundmi, KPA ka konstatuar të paktën 3 problematika thelbësore në kriterin e pasurisë së ish-prokurores Donika Prela.

Sipas KPA;

– Në lidhje me pasurinë apartament banimi, me sipërfaqe 95,6 m2, ndodhur në rrugën Tiranë, rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë;

– Në lidhje me pasurinë likuiditete, në shumën 4.501.427,89 lekë, rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar pasurinë

– Në lidhje me transaksionin e huadhënies në shumën 25.000 euro, Kolegji arriti në konkluzionin se kjo shumë është pasuri e subjektit të rivlerësimit dhe e personit të lidhur me të. Për këtë pasuri, rezultoi se ka mungesë të burimit financiar të ligjshëm për të justifikuar krijimin e saj dhe është kryer fshehje pasurie.

Fshehje pasurie

Ndërkohë që dy konstatimet e para janë të mjaftueshme për shkarkimin e subjekteve nga detyra, pika e tretë, pra identifikimi i “fshehjes së pasurisë”, përbën shkak për nisjen e hetimit penal.

Kodi Penal, në nenin 257/a të tij parashikon si vepër të dënueshme penalisht “fshehjen e pasurisë”.

Etiketa: pasuriaPrelavendimi

Lajme të lidhura

BOTA

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

12:37 : 10/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

20:58 : 06/08/2025
AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
BOTA

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova

12:40 : 02/08/2025
AKTUALITET

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

15:15 : 30/07/2025
Para

Malltezi për mediat që censuruan reagimin e tij: Të mbushur me bajga? Gjynah

TË GJITHA

Tiranë/ Ra nga lartësia, humb jetën punonjësi i firmës së ndërtimit

11:25 : 11/08/2025

Aksident me vdekje në Hamallaj

11:22 : 11/08/2025

E rëndë në Maliq/ I riu i jep fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu

11:19 : 11/08/2025

Australia: Do të njohim shtetin palestinez

11:13 : 11/08/2025

14 vatra zjarri aktive në vend, evakuohen banorët në fshatin Krongj dhe në Poliçan

11:12 : 11/08/2025

Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin

11:05 : 11/08/2025

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

10:55 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com