• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Aktori shkodran anëtarësohet në PS, kritikon teatrin që është mbushur me tesera partie

08:35 : 16/03/2016
në KRYESORE, POLITIKE

“S’mund ta mbushim teatrin me të prekur politikisht”,  kështu është shprehur aktori i njohur i teatrit “Migjeni” Bruno Shllaku, i cili ditën e djeshme në takimin e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste mori teserën e PS nga vetë kryeministri Rama. Edhe pse ai kritikoi se teatri i Migjenit ka qenë i mbushur me tesera partie, artisti mori vet një të tillë, por jo atë të PD. Në një intervistë ai shpjegon arsyet që e çuan në këtë vendim.

Shllaku thotë se është diskriminuar nga Partia Demokratike, edhe pse ishte familje e persekutuar, ndërsa shprehet se beson në reformat e qeverisë Rama.

bruno

Zoti Shllaku, përse ky vendim i vonuar të themi për t’u anëtarësuar në Partinë Socialiste?

Mua më kanë diskriminuar në një mënyrë të tillë që as në kohën e Partisë së Punës nuk e kam pasur këtë diskriminim që më kanë bërë emisarët e Partisë Demokratike. Unë jam nipi i Gjon Shllakut, një familje që ka 30 vjet burg, që është dënuar me pushkatim dhe jam diskriminu nga njerëz të paaftë duke më bërë inekzistent në teatrin

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Më kanë sulmuar falanga të paaftësh që e kanë shkatërruar teatrin “Migjeni”, duke eleminu me çdo kush forcat progresiste, duke filluar nga unë, nga Paskulina Shllaku, që është gruaja ime dhe çdo shkëndijë tjetër e talentuar duke e mbushur me militantë që në fund e shkatërruan atë teatër. Bashkia e Shkodrës kurrë nuk u hoq prej thundrës së PD­së, duke dëmtuar në këtë mënyrë edhe teatrin. Kush ju ka kontaktuar që të bëheni pjesë e PS­së? Askush.

Kam krijuar bindjen time se PS­ja është një parti progresiste, kam shkuar me këmbët e mia dhe kam plotësuar formularin e anëtarit të PS­së me bindje të plotë.

 Keni pasur tjetër angazhim partiak?

Asnjëherë në jetën time. Por çudia më e madhe është se nëse Sulejman Bushati, sekretari i parë i Komitetit të Partisë në Shkodër, babai i Ditmir Bushatit, vendoste veton e tij se Bruno Shllaku duhet të hyjë në teatër se më kanë folur të gjithë për talentin e tij dhe ngrihet një ish­komunist E.K., i cili ka vdekur dhe i përgjigjej Bushatit duke thënë se: Nëse vjen në teatër Bruno Shllaku, unë dorëzoj teserën e partisë! S’mund ta mbushim teatrin me të prekur politikisht!

Dhe Sulejman Bushati i përgjigjet se Bruno Shllaku do vijë në teatër, ti mendoje mirë se çfarë do të bësh me teserën! Dhe kjo bëhet fjalë në 1981. Ky ishte Sul Bushati. Kjo më ka ndodhur me emisarët e partisë së punës. Ju u shprehët sot (dje) se Edi Rama është kryetari i PS­së, ndërkohë që ka një debat për mandatin e skaduar të tij, nga deputetët Blushi, Hafizi, Kopliku etj.

Si e shihni ju këtë debat si i ardhur rishtas në PS?

Unë i shoh gjërat në mënyrë emocionale. Ky emocion më thotë se një njeri që është fitimtar, me mbi 1 milion vota mbi kalë, si mundet ta gjykojmë sot dhe t’i themi zbrit nga kali se je humbës dhe se në vendin tënd do të vijë dikush tjetër?! Kjo logjikë mua personalisht nuk më ngroh. Jam i bindur se në këtë fazë të këtyre ndërhyrjeve pa narkozë që po i bëhen vendit nga Kryeministri Rama dhe qeverisë së tij, nuk mund të kalojnë pa dhimbje. Që nga 1990 ka pasur vetëm premtime boshe, ndërsa Edi Rama është duke i bërë ato që ka thënë. Edhe unë jam i prekur nga këto reforma, por do t’i pranoj se kam fëmijë dhe mendoj për të ardhmen e tyre që të jetojnë në këtë vend dhe të mos kërkojnë fatin në vendet e huaja. Unë do t’i kërkoj Kryeministrit Rama që të punojë për të rikthyer shkëlqimin e teatrit “Migjeni”, duke e hequr nga kthetrat e Bashkisë së Shkodrës e duke e bërë atë teatër rajonal nën varësinë e Ministrisë së Kulturës.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Gjendet varr masiv në Pogradec, mendohet se janë viktimat e diktaturës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com