• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Basha apel qytetarëve: Mbrohuni sa të mundi nga Covid-19, Qeveria nuk po bën asgjë

14:02 : 06/11/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kreu demokrat, Lulzim Basha, i ka drejtuar një apel qytetarëve, që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë, lidhur me përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, pasi Qeveria nuk po i ndihmon dhe nuk po arrin të kontrollojë pandeminë.

Gjatë bashkëbisedimit që pati me një grup pensionistësh të njësisë nr 4 në Tiranë, Basha tha se Qeveria që e ka për detyrë të ndihmojë qytetarët nuk po bën asgjë, ndërtsa situata po përkeqësohet shumë shpejt,.

“Mbrëmë kam pasur disa telefonata të njerëzve që kanë pasur të afërmit për të çuar në Senatorium apo tek Infektivi,dhe kanë ndenjur me orë të tëra në makinën e autoambulancës, Urgjencës sepse nuk kishte vende për t’ shtruar.

Kemi dhënë një plan, që Rama bën sikur nuk e shikon dhe njerëzit vdesin. Bëni gjithçka për të ruajtur shëndetin tuaj, jua them si djali juaj”, iu drejtua Basha, të moshuarve.

Në vijim, ai tha se opozita kërkoi një minimum pagese për pensionistët dhe shtresat në nevojë, por Edi Rama në vend t’ua japë e harxhon me inceneratorët e me kontrata abuzive.

Lexo edhe:

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

Tiranë/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga autori (Emrat)

Basha tha se Partia Demokratike, prej disa javësh tashmë, i ka propozuar qeverisë një plan me 5 pika për përballimin e krizës, ku në një nga këto pika parashikohet edhe një bonus prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfenktantëve.

Basha tha se gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, qeveria e Facebook-ut dhe Instagram-it ka dhënë miliona euro ne koncesionet korruptive për inceneratorët e plehrave, teksa ka lënë pa asnjë lloj mbështetjeje pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.

“Sikur të mos mjaftonin shpenzimet ekstra për maska dhe dezinfektantë, pensionistëve dhe shqiptarëve nuk iu rimbursohet paketa e ilaçeve për trajtimin e COVID-it, duke u kthyer në një barrë akoma më të rëndë atyre që kanë vuajtur apo po vuajnë nga ky virus i rrezishëm për shëndetin”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike i premtoi pensionistëve se qeveria e re që do të dalë nga 25 prilli, do të jetë në krahun e shqiptarëve të thjeshtë, duke përkrahur financiarisht pensionistët dhe rimbursuar plotësisht paketën e anti-COVID, si një detyrim që shteti ka ndaj shqiptarëve që paguajnë taksa, në mënyrë që shteti të kujdeset për shëndetin e tyre.

“Njeriu që është përgjegjës dhe që e ka fajin për këtë situatë, vazhdon rri gjithë ditën në facebook, në instagram, në televizor dhe vazhdon gjithë ditën të transferojë taksat e parave të juaja tek xhepat e miqve të vet. Unë kam një kërkesë që do e përsëris dhe e kam përsëritur prej 5 javësh, do ta përsëris dhe sot këtu në këtë takim me ju, me pensionistët e Tiranës.

Urgjentisht dhe pa vonesë t’i çojë lekët e shqiptarëve në ndihmë tek shqiptarët. Ta zgjidhë qesen për shqiptarët dhe jo për miqtë e vet, duke filluar me ato propozime që i kemi bërë dhe që ju prekin ju drejtpërdrejtë, paketën e rimbursimit për ilaçet që marrin të sëmurët me COVID nuk ka njeri ta përballojë. Duhet të rimbursohet, duhet të paguhet e gjitha nga shteti.

Pensionistëve, siç më tha dhe zonja Lindita, 20 mijë lekë janë shpenzimet shtesë vetëm për COVIDJN, maska ,dezinfektantë dhe ne kemi kërkuar pikërisht këtë, që çdo pensionist shqiptar për 6 muajt e ardhshëm, të marrë një çek muaj për muaj prej 20 mijë lekësh shtesë, për të larë këto shpenzime, për të përballuar keto shpenzime shtesë. Dhe së treti, të merren urgjentisht masa sepse me këto ritme infeksionesh, nuk ka më dhe nuk do të ketë më kapacitete spitalore për të trajtuar të sëmurët.

Pra, e gjithë vëmendja e shtetit duhet të jetë, dhe i gjithë buxheti i shtetit duhet të jetë i përqëndruar për të ndihmuar njerëzit kundër kësaj të keqeje. Dështime me pandeminë ka një autor dhe një njeri përgjegjës. Faji për këto jetë, të cilat po vihen në rrezik dhe për shumë jetë që po humbin për shkak të pakujdesisë, të mungesës së testimeve , të mbingopjes së kapaciteteve spitalore, është i një njeriu, është i Edi Ramës që edhe sot, mbajeni mend do ta shihni, unë dal e t’i kërkoj të ndihmojë njerëzit, ai do dalë e do bëjë atë që di të bëjë: do sulmojë opozitën, do më sulmojë mua, do bëjë shaka pa kripë, do tallet, por po tallet me jetët e njerzëve, po tallet me shëndetin e njerëzve dhe kjo po na kushton jetë.

Kjo po na kushton jetë, po na kushton shëndet dhe po na kushton njëkohësisht shkatërrimin e ekonomisë. Duhet urgjent t’i japim fund kësaj! E kam ngritur dhe do ta ngre zërin ditë për ditë, në emrin tua, të pensionistëve, në emrin e të papunëve, në emrin e mjekëve, në emrin e infermierëve, në emrin e biznesit të vogël që po merr fund dita ditës, të mesuesve, se shkollat janë kthyer në vatra infeksioni siç e keni parë. Por dua që të gjihë së bashkutë bëhemi bashkë, sepse kur jemi bashkë e largojmë të keqen, fillojmë ndryshimin dhe e shërojmë Shqipërinë”, tha ai.

Etiketa: BashapensionistëtTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Qytetarët e Tiranës përballë Florjan Binajt: A mund të rregullohet Tirana

16:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Plagosi me thikë një 48-vjeçar, përfundon në pranga autori (Emrat)

10:51 : 24/10/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Kosova për kultivim droge, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

09:13 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Djalin e kam në Austri, vajza do më iki”, qytetarët ndajnë historitë e tyre me Florjan Binajn

22:32 : 23/10/2025
AKTUALITET

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi…\ “Shoferi” që u bë oligark kullash, lidhjet dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave

18:23 : 23/10/2025
AKTUALITET

Njëri pajtonte taksinë, të tjerët grabisnin! Kapet banda e hajdutëve në Tiranë, mes tyre dhe një femër/ EMRAT

13:42 : 23/10/2025
Para

Situata e Covid/ Kosova mbyllet në fundjavë

TË GJITHA

FOTO/ Motori përplaset me makinën në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur

10:09 : 26/10/2025

Izraeli godet sërish Gazën, dronët dhe tanket rrisin tensionet

09:54 : 26/10/2025

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com