• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Deti”, VV-Ramës: Jo pazare me Greqinë, publiko marrëveshjen për kufirin detar

14:49 : 30/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Lëvizja VETËVENDOSJE, qendra në Shqipëri, ka denoncuar sot atë që e quan si pazaret dhe marrëveshjen e fshehtë për Detin Jon. Kreu i VV-së, dega Shqipëri, Boiken Abazi tha se këto që po ndodhin me Detin Jon nuk janë negociata por pazare për pushtet, në kurriz të territorit të shtetit shqiptar.

Sipas VV, një nga gjërat më të rrezikshme që mund të ndodhë, është që para zgjedhjeve të 25 prillit, Shqipëria të nënshkruajë një tjetër traktat të miqësisë me Greqinë, ku e detyron veten që çështjet e Detit Jon t’i trajtojë me Greqinë vetëm në GjND.

VV, dega Shqipëri, thekson se nëse kjo ndodhë, atëherë jo vetëm kjo qeveri, por edhe ato që do të vijnë do humbisnin të drejtën e kontestimit të ekspansionit grek duke humbur njëherë e mirë territorin tonë detar.

“Rrezikojmë të na përsëritet historia si në vitin 2009, ku 2 muaj para zgjedhjeve u nënshkrua një marrëveshje nga e cila humbëm 350 km katrorë. Ajo marrëveshje antikombëtare u ndal nga vendimi i drejtë i Gjykatës Kushtetuese, por sot jemi në mes të pandemisë dhe pa Gjykatë Kushtetuese”, theksoi ai.

Në vijim, ai u shpreh se Greqia nuk e ka të drejtën për t’u zgjeruar automatikisht nga 6 në 12 md, sepse pret ujërat territorialë dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

“Problemi madhor qëndron te fakti se kemi një qeveri që me deklarata ia ka mbështetur publikisht Greqisë pretendimin për këtë ekspansion, duke hequr dorë nga e drejta e kontestimit. Tani kemi kuptuar që mbrapa deklaratave antikombëtare të Qeverisë Rama paska patur një marrëveshje të fshehtë.

Më lejoni t’ju lexoj paragrafin 4.10 të ankesës së dorëzuar nga PS-ja në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes së vitit 2009: “Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës.

Qeveria ka detyrimin të bëjë publike të gjitha çështjet, të cilat kanë interes, sidomos ato lidhur me kufijtë e vendit dhe territorit të shtetit. Ky është një detyrim që rrjedh edhe nga neni 23 i Kushtetutës që garanton të drejtën e informimit. Nga ana e qeverisë nuk ka patur vullnet për të dhënë sqarime edhe kur u shfaq interesi i publikut për t’u informuar më shumë mbi këtë marrëveshje.” Sot që është në pushtet, Qeveria Rama dhe partia e tij socialiste i kanë harruar ato fjalë”, u shpreh Abazi.

Ndërsa Elvis Hoxha në reagimin e tij u shpreh se rreziku që e kërcënon prej kohësh Shqipërinë është çështja e sovranitetit në territorin detar të Republikës.

Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po tallet me shqiptarët dhe Parlamentin, ndërsa theksoi se në Parlamentin grek u fol për dhuratat që i bën qeveria e Shqipërisë shtetit grek.

“Në po të njëjtën ditë, ministri i jashtëm konfirmoi nga një foltore tjetër ato që tha kryeministri i tij. Ndërsa dje, erdhi një informacion i ri nga gazeta greke Protothema. Kjo gazetë na mësoi se negociatat, përkundër asaj që deklaron kryeministri shqiptar, z. Rama, kanë gjashtë muaj që vijojnë. Madje gazeta na thotë se janë në dijeni të ecurisë dhe rezultateve të tyre edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Meta, si dhe kryetari i PD-së, z. Basha. Kështu që kuptojmë se deklarimi më i hershëm i Micotaqisit, në parlamentin grek, për shtrirje të Greqisë deri në 12 md, paska qenë i mbështetur në negociata 6 mujore me palën shqiptare”, tha ai.

VV, dega Shqipëri, renditi 4 hapat në aspektin e të drejtës ndërkombëtare, që mund të zgjidhin çështjen. Në këtë kuadër VV thekson:

1. Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo marrëveshje e fshehtë, e miratuar në parim ose jo, me Greqinë. Marrëveshjet e fshehta jane të paligjshme sipas Nenit 102 të Kartës së OKB-së. Qeveria Rama duhet të bëjë transparencë të plotë, ose të përgënjeshtrojë menjëherë KM Micotaqis, Ministrin e Jashtëm Dendias dhe gazetën “Protothema”. Njëkohësisht, në lidhje me këtë marrëveshje të fshehtë, kërkojmë që Presidenti i Republikës dhe kryetari i PD-së të distancohen menjëherë dhe publikisht prej saj.

2. Shqipëria duhet t’i dorëzojë Greqisë një notë protestë ndaj ekspansionit grabitqar nga 6 në 12 md në Detin Jon, duke e paralajmëruar Greqinë se do ta kontestojë këtë akt sipas të drejtës ndëkombëtare.

3. Nëse Greqia vepron njëanshëm dhe e depoziton në OKB ekspansionin nga 6 në 12 md, atëherë Shqipëria duhet menjëherë të depozitojë në të njëjtin vend kontenstimin zyrtar.

4. Shqipëria duhet të refuzojë Gjykatën Nërkombëtare të Drejtësisë (GjND) pas ekspansionit grek. Në GjND Shqipëria nuk e ka të drejtën të kontestojë zgjerimin e ujërave territorial grek, sepse në GjND nuk lejohet të trajtohen çështje për të cilat nuk bien dakord paraprakisht të dyja palët. Greqia e ka bërë të qartë se në GjND do të trajtojë me Shqipërinë vetëm zonat ekonomike dhe shelfin kontinental pas ekspansionit nga 6 në 12 md. Shqipëria ka vetëm një mundësi për ta mbrojtur territorin me ligj ndërkombëtar: aktivizimin e Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit. Përmes Aneksit 5, Shqipëria gëzon të drejtën ta konstestojë në një tjetër Gjykatë ekspansionin e Greqisë, edhe nëse Greqia nuk është dakord. Negociatat për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike nuk mund të nisin, dhe nuk duhet të çohen në asnjë gjykatë, pa kontestuar një herë ekspansionin grek në Detin Jon.

Etiketa: DetiRamaVV

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Tomorri: Shqetësimi i Albpetrolit për Bankers, një kambanë alarmi

TË GJITHA

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

15:10 : 08/06/2025

Tronditëse në Itali! Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar

15:03 : 08/06/2025

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com