• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Vaksinimi do të zgjasë me vite/ Ekspertët tregojnë skenarët e rikthimit në normalitet

09:19 : 26/10/2020
në SHENDETI

Vaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Edhe nëse ka një vaksinë në fillim të vitit 2021, vaksinimi do të zgjasë me vite.

Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër virusit Corona që këtë vit! Këtë e njoftoi së fundmi gazeta gjermane „Bild”.

Gazeta është bazuar në të dhëna të ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, vetë ndërkohë i infektuar me Corona. Në fillim të javës së kaluar, ministri paska bërë të ditur, se firma e Manzit,

BioNTech është pak para marrjes së lejes për vaksinën. Vetëm pak orë më vonë u hodh poshtë ky njoftim nga zëdhënësi i Jens Spahn. Në një intervistë me revistën „Spiegel”, Spahn thotë, se ai e pret vaksinën për popullin gjerman kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Mund të jetë fillimi i janarit, ndoshta shkurti apo marsi, apo më vonë.

Lodhja nga pandemia dhe shpresa për normalitet

Lexo edhe:

Ky shtet del kundër vaksinimit të detyrueshëm

Koronavirusi/ Paralajmërimi i Pfizer: Do na duhet të vaksinohemi çdo vit

Një vaksinë për pak javë apo muaj? Të festosh festat e fundvitit pranë familjes i sapovaksinuar dhe pa shqetësim? Apo në verën e ardhshme të shkosh për pushime pas vaksinimit? Përqafime me miqtë? Të gjithë këto përfytyrime i elektrizojnë gjermanët, që gjithnjë e më shumë  janë të nervozuar me kufizimet, infektimet në rritje apo një lockdoën të ri.

Sipas „Bild” do të fillojnë përgatitjet në të gjithë Gjermaninë për vaksinimin. Për këtë do të ngrihen qendra vaksinimi në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar landeve brenda dy javësh të përcaktojnë vendet, ku do të ngrihen qendra e vaksinimit, thotë më tej gazeta.

Vetëm kështu mund të arrihet një vaksinim i shpejtë i popullsisë. Qendrat e vaksinimit janë të nevojshme pasi vaksina duhet ruajtur në një temperaturë minus 78 gradë dhe pastaj të ofrohet.

Zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë pas këtij raportimi të “Bild” sqaroi: Mes landeve dhe federatës po zhvillohen aktualisht negociata. Hedhje poshtë e lajmit kjo nuk është, se për të ka tjetër përzgjedhje fjalësh.

Jeta me virusin

Një shpim, një leukoplast dhe Corona do të kthehet në kujtim? Kështu nuk ka për të ndodhur, thonë ekspertët. Presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank Montgomery i përgatit njerëzit për një rrugë të gjatë. “Ne duhet të jetojmë me vite me virusin dhe duhet të vazhdojmë të ruajmë distancën, të mbajmë maskën apo të lajmë duart”, këto kanë për të qenë për një kohë të gjatë të rëndësishme. Montgomery nuk mendon se vaksina do të jetë kaq shpejt gati për të gjithë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH pret mesin e vitit të ardhshëm. “Por deri sa të vaksinohet e gjithë popullata, do të zgjasë dy ose tre vjet,” është i mendimit Montgomery. “Për një vaksinim menjëherë për të gjithë nuk as doza të mjaftueshme dhe as personal të mjaftueshëm.”

Vaksinimi zgjat me vite

Ish-zëvendëskryetari i Këshillit të Ekspertëve për Shëndetin që konsulton qeverinë gjermane, Matthias Schrappe tha për gazetat e grupit mediatik „Funke Mediengruppe”, se edhe ai pret që një fushatë vaksinimi të zgjasë disa vite. Në një llogaritje të grupit të ekspertëve, do të vaksinohesin 60 milionë vetë. Nëse në një ditë do të jepeshin 60.000 milionë doza, atëherë vaksinimi do të zgjaste 1000 ditë.

“Pra katër vjet”, thotë mjeku. Madje kjo llogaritje është shumë optimiste, thotë ai. Programet e vaksinimit në të shkuarën si kundër lisë apo poliomelitit kanë zgjatur me dekada. „Ky është një proces i komplikuar shoqëror”, thotë Schrappe. Madje edhe gjetja e një konsesusi, se kush duhet të vaksinohet më parë nuk është e lehtë, thotë ai. „Këtë nuk mund ta vendosin mjekët, por duhet ta rregullojë politika.”

Komisioni Europian rekomandon që shtetet anëtare të trajtojnë disa grupe të caktuara se kush do të marrë vaksinën i pari. Për shkak se në fillim ka një sasi të vogël vaksinash, duhet të vaksinohet personeli mjekësor, personat mbi 60 vjeç, të sëmurët dhe personat me disavantazhe sociale. Këto parime do të duhet të zbatohen edhe në Gjermani, nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se po „punohet për një koncept priorizimi”. Nuk do të ketë një detyrim për vaksinim.

Pak kohë më parë, ministri Jens Spahn u shpreh që njerëzit të vaksinohen kundër gripit në këtë sezon vjeshte e dimri. Por disa klinika në Gjermani që tani njoftojnë, se nuk kanë më vaksina në dispozicion. Ekspertët janë të mendimit se ngushtica në furnizime mund të ketë edhe me vaksinën e ardhshme të Coronës. Në intervistë me „Spiegel”, Jens Spahn i uli shumë tonet optimiste për një fund të shpejtë të krizës së Coronës. “Natyrisht do të ishte më e mirë, një vaksinë do pengonte infektimet e reja.” Por do të ishte fitore, edhe sikur ajo ta zbuste sëmundjen.”/DW

Etiketa: koronavirusi vaksina boldnews host domain

Lajme të lidhura

BOTA

Ky shtet del kundër vaksinimit të detyrueshëm

23:26 : 06/12/2021
SHENDETI

Koronavirusi/ Paralajmërimi i Pfizer: Do na duhet të vaksinohemi çdo vit

16:31 : 02/12/2021
BOTA

E trishtë/ 15-vjeçarja humb jetën nga koronavirusi ditën që do të vaksinohej

19:25 : 03/10/2021
BOTA

Covid/ Mbi 45 mijë qytetarë shfaqin komplikacione pas vaksinës Sputnik-V në Argjentinë

20:06 : 03/09/2021
SHENDETI

Koronavirusi/ A bën efekt vaksina nëse nuk kemi simptoma? Përgjigjet Instituti Hopkins

16:55 : 29/08/2021
BOTA

Befason virologia italiane: Covid-19 nuk do të ikë me daljen e vaksinës

16:44 : 02/04/2021
Para

Kushtetuesja me 6 anëtarë, Manjani: Jofunksionale, publikut po i hidhet "hi syve" edhe nga republika e ambasadorëve

TË GJITHA

Paqe ndoshta, por jo në Vatikan/ Refuzimi nga Lavrov: Jemi dy vende ortodokse

20:44 : 23/05/2025

Asllani, Sherri e Rrahmani titullarë/ Formacionet zyrtare të ndeshjeve që vendosin titullin në Seria A

20:42 : 23/05/2025

Gjykata Kushtetuese rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, nuk i heq sekuestron ndaj tokës në Velipojë

20:31 : 23/05/2025

Ushqimet më të mira për të qëndruar të hidratuar

20:30 : 23/05/2025

51-vjeçarja shqiptare dënohet me burg! Prej 10 vitesh përndiqte çiftin italian

20:12 : 23/05/2025

“Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje me grupin kriminal”, zbardhet dëshmia e Tragajt para gjykatës

20:01 : 23/05/2025

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

20:00 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com