Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar pas deklaratave të Ramës ku paralajmëronte votimin e njëanshëm të ndryshimeve kushtetuese.
Në postimin e tij në Facebook, Maliqi shkruan varka e rilindjes ka futur aq shumë ujë, sa në 25 prill jo ndryshimet kushtetuese por as vetë ‘Djalli’ nuk e shpëton dot më.
Sipas Maliqit ky është akti i fundit i Ramës për të vulorus përfundimisht fundin e demokracisë në këtë vend, për këtë asrye ai ju ka bërë thirrje kolegëve të tij opozitarë që të votojnë kundër kësaj çmendurie.
Ja postimi i Maliqit:
Varka e Rilindjes ka futur aq shume uje, sa fundosjen nuk e shmange dot me as fuqia e Djallit që e drejton!
Te dashur miq! Edhe pak ore na ndajne nga seanca plenare, ku maxhoranca e Rilindjes kerkon te kaloje ndryshimet kushtetuese, sipas draftit mafioz personal qe ka hartuar. Kjo qeveri e kapur dhe e refuzuar me kohe nga shqiptaret, do beje edhe aktin e fundit per te vulosur qe ia ka rrembyer demokracine ketij vendi dhe e ka vene ne sherbim te krimit dhe korrupsionit. Edhe pse perdite ambasadoret e nderuar te vendeve partnere strategjike te Shqiperise, kane dhene ultimatum qe te mos preket marreveshja e 5 Qershorit, ky njeri mafioz qe pretendon se eshte Kryeminister, ka urdheruar ushtaret e tij te votojne nje draft qe nuk reflekton ne asnje rresht asnje propozim dhe dakordesi te Opozites se Bashkuar. A e di ky i ‘semure mendor’ qe keto ndryshime nuk mund te behen 6 muaj para zgjedhjeve. Mbi kete logjike, Opozita e Bashkuar kerkoi qe te merret ekspertiza e OSBE/ODIHR, por ky Kryemafioz po ben cdo gje i vetem duke shfrytezuar faktin mjeran qe ka votat per ta kaluar me shumice te thjeshte ne Parlament.
Une i bej thirrje, nese jam ende ne kohe sigurisht, Opozites parlamentare, te tregoje neser qe nuk eshte e kapur apo e blere nga Rilindja mafioze. Qellimi i vetem i Kryemafiozit Rama, eshte pengimi i koalicionit te madh PD-LSI, sepse eshte i tmerruar nga goditja fatale qe do marre me 25 Prill. Drafti mafioz i PS-se, gjoja per lista te hapura, eshte i hartuar ne menyre te tille, saqe do te jene edhe me te mbyllura sec ishin. I bej thirrje shoqerise civile, socialisteve te zhgenjyer, opozitareve, te ngrihen ne revolucion, sepse nese neser Kryemafiozi Rama kalon i vetem ate draft mafioz, pranvera e shqiptareve duket e larget. Vetem listat e hapura 100% jane tregues te nje demokracie te shendetshme.
Deklaratat dhe veprimet koherente te Presidentit, jane deshmi e betimit mbi Kushtetute, te respektimit te nje shteti sovran e ne mbrojtje te interesave te vendit, por Kryemafiozi as sheh e as degjon me, sepse pakti me krimin i ka lidhur kembe e duar. Presidenti po i del ne enderr Ramziut, sepse sebashku me shqiptaret, do te jete fundi i Rilindjes se krimit, Rilindjes se korrupsionit qe e ka shpopulluar vendin. Koha per te shpetuar garen e ndershme te 25 Prillit, qe do i ktheje shpresen shqiptareve dhe do coje para pergjegjesise demtuesin me te madh te ketij vendi, Kryemafiozin Rama dhe shpuren e tij te zeze, eshte TANI! Rotacioni me 25 Prill, i pashmangshem, pavaresisht marifeteve mafioze te Rilindjes!