• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Damiani si Kryeguru, premton tërmetin e radhës

17:35 : 28/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Është koha, është momenti i shkëlqimit të Damian Gjiknurit. E gjithë partia i ka varur shpresat tek ky personazh, i cili shkakton tërmet kudo që shkel. E bëri në Dibër në vitin 2016 në zgjedhjet e parakohëshme lokale dhe u kap në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Fliste për tërmet votash, pas vetes mbante dy forgonë të mbushur me çuna problematik të betuar për Rilindjen dhe që të thyejnë brinjët në dru. Nëse do kishte drejtësi, Damian Gjiknuri ndodhshta do ishte në vitin e katërt në një qeli burgu për akuzën e shitblerjes së votave dhe tjetërsim të rezultatit zgjedhor, por në fakt ai është në krye të Komisionit Politik të Reformës Zgjedhore dhe mbi të gjitha ka marrë revansh, duke premtuar një tjetër “tërmet të fuqishëm” politik!

“Fjala tërmet politik ka dimensione të shumta. Lëvizje tektonike politike. Ndryshimi i Kushtetutës ka diktuar një thyerje të traditës së koalicioneve zgjedhore, të cilat do të kenë një qasje tjetër dhe këto janë elaburuar në ndryshimet kushtetuese. Kjo ishte për çështjen e koalicioneve pse e kemi formuluar ashtu. Pra do të thotë dy ose më shumë parti që paraqesin një listë të përbashkët siç është partia politike ashtu është edhe koalicioni”-tha Gjiknuri dje, duke qeshur deri në delir me babtutën e tij, “tërmet politik”.

Në fakt ai ka arsye se përse vijon të bëjë cinikun dhe arrogantin me një dosje hetimore e cila është kthyer si “guri i varrit 184”. Çështja është degdisur në prokurorinë e Dibrës dhe Damiani sot është në krye të një komisioni i cili në një farë mënyre përcaktojnë edhe zgjedhjet e ardhëshme.

Lexo edhe:

Berisha: Dumani, armiku kryesor i votës pas Edi Ramës! Çështjen “Braçe” e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

Shpesh thuhet se fati është me më të mirët, në rastin e Damianit ai ka të drejtë të mburret me fatin e tij dhe është më i miri. Është më i miri në shitblerjen e votave. Është më i miri në lojën politike të pisët për të çuar deri në fund ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që maksimalizojnë që në tavolinë votat e Rilindjes. Është më i miri për të shkelur marrëveshjet dhe është kanakari i kryeministrit në çdo nismë të tij. Kaq mjaftojnë për të qenë i paprekshëm.

Me ndihmën e Ramës, por edhe me shtysën e besimit Guru, ku për lider shpirtëror ka Gurunë Indian Paramahamsa Vishewanda, ai i përket një sekti të paqartë dhe të dyshimtë. Guruja indian prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’ dhe në këtë sekt është anëtar edhe ministri Damian Gjiknuri dhe bashkëshortja e tij. Kjo e fundit madje e promovon sektin dhe ardhjen e gurusë në Tiranë, të cilit i ra në gjunjë. Edhe vetë Damiani mban në dorë një byzylyk, që është simbol i sektit të njeriut i cili shfaqet në video duke vjellë monedha floriri. Ndoshta që nga ajo kohë Damiani u bë Guru, që sjell pushtet dhe luks.

Më mbarë se kaq nuk ka si ti shkojë. Një dosje hetimore që rrezikonte burgun e dërgoi në “varrezat e Rilindjes”, ndoshta duke “yshtur” me frymën e “shenjtë” mendjet e prokurorëve, duke përfshirë edhe ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe më pas kryeprokurorin aktual Olsian Çela, të cilët vendosën që çështjen hetimore ku Damian Gjiknuri shfaqej si protagonist në shitblerjen e votave ta mbyllnin përgjithnjë. Tashmë Damianin e Ramës nuk e ndal më asgjë, as tërmeti me vota, as tërmeti politik, madje as ai tërmeti sizmik.

Etiketa: Damian GjiknurigurujaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Dumani, armiku kryesor i votës pas Edi Ramës! Çështjen “Braçe” e kanë dërguar te Prokuroria e Tiranës

14:18 : 29/07/2025
AKTUALITET

Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

14:07 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Nuk e djegim jorganin për një plesht”/ Shabani pas caktimit të mandatit: Lapajt ia kam falur!

16:53 : 23/07/2025
AKTUALITET

Si dështoi plani/ Veliaj jashtë listës për deputet, u “pre në besë” nga Ulsi Manja

19:16 : 22/07/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë? Ja çfarë tha Rama në mbledhjen me dyer të mbyllura

10:29 : 14/07/2025
Para

‘The Guardian’ bën paralajmërimin e frikshëm: Harrojeni koronavirusin, përgatituni për një tjetër pandemi të rrezikshme

TË GJITHA

EMRI/ Emërohet drejtoreshë e re e Galerisë Kombëtare të Arteve

20:31 : 31/07/2025

Tirana barazon në miqësoren ndaj ekipit grek, shënon blerja e re

20:29 : 31/07/2025

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025

Tetova nuk e ndryshon formacionin fitues, ja si rreshtohen Egnatia dhe Dinamo Minsk

20:19 : 31/07/2025

Formacionet zyrtare të sfidës Vikingur-Vllaznia, trajneri Martini bën vetëm një ndryshim

20:02 : 31/07/2025

“Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”/ Akademiku Fuga: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

19:58 : 31/07/2025

Zjarr në fshatin Brataj të Selenicës, era e fortë përhap flakët

19:46 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com