• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fitore e thellë më 25 prill”, Bardhi jep pritshmëritë e PD nga Gjirokastra: Do zgjedhim kandidatët më të mirë

14:30 : 27/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, u shpreh optimist lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet nga anëtarësia e partisë, ndërsa theksoi se do të zgjedhim kandidatët më të mirë.

Bardhi kamonitoruar procesin e votimit të emrave të kandidatëve në Qarkun e Gjirokastrës, ndërsa vlerësoi ecurinë.

“Interesi i anëtarëve të partisë është shumë i madh që tregon se ky është një proces që respekton dhe dëgjon zërin e qytetarëve, në rastin konkret të anëtarëve të PD, për t’u shprehur ata mbi cilësinë e kandidatëve që në fund, Gjirokastra, nga PD të përfaqësohet me njerëz me integritet, që anëtarët e partisë i besojnë dhe i kanë votëbesuar.

Ne kemi mundësi të paraqitemi tek qytetarët e qarkut të Gjirokastrës me njerëzit më përfaqësues të tyre, me njerëzit më të ndershëm, më të mirë dhe që do të jenë përfaqësues real të interesit të qytetarëve dhe jo të interesit të partive politike, të kryetarëve të partive politike apo, siç ndodh me kundërshtarin tonë, të interesit të krimit të organizuar dhe të parave të pista të krimit të organizuar”, tha Bardhi.

Si është bërë përzgjedhja e kandidatëve të PD në qarkun e Gjirokastrës? A janë pyetur anëtarësia apo edhe qytetarët e thjeshtë për këtë pjesë?

Lexo edhe:

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

Gazment Bardhi: Së pari, ka pasur një fazë të parë të procesit, ku secili prej anëtarëve të partisë ka pasur mundësi të propozojë emrat e kandidatëve për deputetë apo për kryetar bashkie. Dhe secili prej emrave që është në listën që është sjellë për konfirmim, ka qenë një emër i propozuar nga anëtarët e partisë. Më pas një komision i vlerësimit të kandidatëve ka bërë vlerësimin e tyre dhe ka sjellë për konsultim disa emra tek anëtarët.

Sigurisht, që kjo nuk është lista finale e kandidatëve për deputetë apo për kryetarë bashkie, do të ketë një fazë tjetër vlerësimi veçanërisht të integritetit të secilit prej kandidatëve, përsëri nga komisioni i vlerësimit dhe, më pas, do të ketë një filtër real vlerësimi të kontributeve në parti, veçanërisht gjatë këtyre 7 viteve në opozitë, nga kryesia qëndrore e partisë dhe më pas nga Këshilli Kombëtar.

Pra kjo nuk është lista finale e deputetëve, është lista e kandidatëve për të qenë kandidatë për deputetë.
Ajo që është e sigurt është që përfaqësuesit e Partisë Demokratike që do të jenë në listën finale për deputetë do të jenë përfaqësuesit më të mirë të qytetit të Gjirokastrës dhe të qarkut Gjirokastër.

Cilat janë pritshmëritë tuaja duke qenë se qarku i Gjirokastrës historikisht ka qenë një qark që ka synuar majtas. Cilat janë pritshmëritë tuaja për këto zgjedhje? Dhe nga ana tjetër ai i trembet PD, Partisë Socialiste?

Gazment Bardhi: Ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar. Ka munguar investimi, ka munguar vëmendja ndaj halleve dhe problemeve të qytetarëve. Ka munguar mbështetja biznesit. Edhe gjatë kësaj përiudhe pandemie siç keni parë, shumë nga bizneset në Gjirokastër, një qytet i mrekullueshëm dhe turistik, ka qenë në vështirësi çdo biznes për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Nëse sot dalim në qytet dhe i pyesim bizneset, nëse kanë marrë mbështetje nga qeveria, edhe pse i kanë dhënë votën Edi Ramës, përgjigja është një dhë e vetme: braktisje totale nga qeveria në këtë moment, ku qytetarët dhe bizneset kanë nevojë. Prandaj pritshmëria e PD, jo vetëm për Gjirokastrën, po për të gjithë Shqipërinë është një fitore e thellë. Përsa i përket qarkut të Gjirokastrës, ju siguroj, këtë e di edhe kundërshtari ynë, që opozita e bashkuar do të jetë fituese në qarkun e Gjirokastrës.

Etiketa: bardhiGjirokasterPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
AKTUALITET

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

18:41 : 04/06/2025
AKTUALITET

Si duhet lexuar raporti i Parlamentit Evropian për 11 majin

16:16 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
AKTUALITET

Kritikat ndaj PD, Lubonja: Zgjedhjet i tjetërson partia në pushtet, ne merremi me opozitën

22:09 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ku janë zhdukur 130 mijë vota?/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë pasqyruar me gabime në procesverbale

21:22 : 02/06/2025
Para

VIDEO/ Tensionet Greqi-Turqi, droni turk ngjyros me të kuqe flamurin grek

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com