• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do të ketë 2 viruse që shkaktojnë vdekjen”, ekspertët paralajmërojnë: Këto vende duhet të përgatiten për më të keqen

21:31 : 23/09/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Mjekët dhe ekspertët e shëndetit publik po i paralajmërojnë njerëzit në Hemisferën Veriore që të përgatiten për më të keqen në muajt e ardhshëm, kur koronavirusi dhe virusi i gripit do të qarkullojnë në të njëjtën kohë. Është një situatë e vështirë që mund të shkaktojë edhe më shumë vdekje dhe të mbingarkojë sistemet e kujdesit shëndetësor.

Mjekët thonë se këtë vit është më e rëndësishme të bësh vaksinën e gripit se anjëherë më parë. Ekspertët e qeverisë amerikane rekomandojnë që vaksinën ta bëjë kushdo, nga mosha 6 muajsh e lart.

“Parashikojmë se do të ketë njerëz që kanë edhe COVID edhe grip dhe kjo do të ishte tepër e rëndë, pasi rrit rrezikun e vdekjes nga njëri ose nga tjetri, prandaj duhet të bëjmë gjithçka mundemi për t’i parandaluar,” thotë doktoreshë Susan Rehm në Klinikën Cleveland.

Të dy janë viruse të frymëmarrjes dhe që të dy mund të shkaktojnë vdekjen. Ndërkaq, stina e gripit praktikisht ka filluar.

“Ne do të hyjmë në këtë stinë me duar të lidhura pas shpine dhe po punojmë në një klimë ku besimi te vaksinat vazhdon të bjerë,” thotë Lavanya Vasudevan, në Institutin Global të Shëndetit pranë Universitetit Duke.

Lexo edhe:

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve raportojnë një rënie të ndjeshme të imunizimeve rutinë te fëmijët. Mjekët thonë se ka pasur rënie të madhe të vizitave mjekësore për shkak të pandemisë. Por ata thonë gjithashtu se nuk ka arsye për t’u frikësuar nga vizitat.

“Të gjitha objektet shëndetësore po marrin masa paraprake shtesë për ta bërë mjedisin të sigurt për njerëzit që hyjnë brenda,” thotë doktoreshë Rehm. Profesore Vasudevan thotë se edhe kur nuk ka një pandemi, njerëzit shpesh nuk e bëjnë vaksinën e gripit.

“Vaksina e gripit jo gjithmonë ka efekt dhe njerëzit e përdorin këtë si justifikim për të mos e bërë vaksinën,” thotë profesorja. “Vitet e fundit, vetëm 20 për qind e njerëzve e kanë bërë vaksinën. Në të kaluarën kemi arritur deri në 60, 65%.” thotë Thomas Denny, i Institutit të Vaksinave në Universitetin Duke.

Ekspertët besojnë se edhe një vaksinë jo e përsosur mund të ulë fuqinë e infeksionit. “Ekzistojnë disa mite për vaksinën e gripit, për shembull se marrja e vaksinës të jep gripin. Kjo nuk është e mundur, sepse grimcat e virusit në vaksinën e gripit janë të vdekura dhe nuk mund të shumohen,” thotë profesore Vasudevan.

Të dhënat tregojnë se, gjatë sezoneve të kaluara, 80% e fëmijëve që humbën jetën nga gripi nuk ishin vaksinuar. Hulumtimet e Universitetit Duke tregojnë se vetëm një e treta e të rriturve amerikanë e morën vaksinën në vitin 2018. Ata që rrezikojnë më shumë nga infeksionet e gripit janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje të tjera. Në rrezik janë gjithashtu afrikano-amerikanët dhe pakicat e tjera.

“Më shqetëson shumë fakti që komunitetet më të goditura nga COVID-i ndikohen gjithashtu shumë nga gripi dhe ne dimë që nivelet e vaksinimit janë më të ulëta te këto komunitete,” thotë profesore Vasudevan.

Ajo thotë se profesionistët e shëndetit publik duhet të punojnë me drejtuesit e komuniteteve që njerëzit të dinë se vaksinat e gripit mund të shpëtojnë jetë si dhe t’i shpërndajnë ato falas./VOA

Etiketa: vdekjevirusi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026
BOTA

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026
AKTUALITET

Gjendet i pajetë në banesë një 60-vjeçar në Maliq, dyshimet

08:19 : 03/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

19:58 : 02/06/2026
AKTUALITET

Aksidenti në Lushnje/ Viktimë vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë, por u përplas

10:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Lushnjë, makina përplaset me bordurën e rrethrrotullimit/ EMRI

08:39 : 02/06/2026
Para

Covid 19/ Manastirliu: Ja çfarë do të bëjë Shqipëria për vaksinën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom