Këngëtarja e njohur, Olta Boka është bërë nënë disa javë më parë. Së fundmi këngëtarja ka ndarë një foto në rrjete sociale përmes të cilës tregon se ka shtuar disa kilogramë, ndërkaq përcjell edhe disa mesazhe të forta mbi standardet e bukurisë.
Teksa shfaqet pa komplekse këngëtarja thotë se shoqëria pa dashur ushtron presion mbi standardet e bukursë.
“Te kjo foto shoh perendimin, si dhurate nga Zoti, per te embelsuar mbylljen e dites me ngjyrat me te sheqerosura. Shoh karrocen si motivin per te filluar nje tjeter dite te mbushur me ngjyra, por nuk me shpeton nga syte as vetja. Shoh nje version te ndryshuar, patjeter te permbushur, e me zemren duke shperthyer nga kenaqesia, por edhe me disa kg te shtuara kokeforta per 2 muaj.
Shoqeria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurise dhe nuk e mohoj qe ndonjehere e kam vene ne diskutim nese do te mundem te rikthehem ne peshen e meparshme. Por une kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinen, kujdesin qe tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik qe shume shpejt kg nuk do te jene me nje “shqetesim” per mua. Per momentin zgjodha te shijoj cdo sekonde me te voglen time sepse e di qe koha kalon shpejt e do te me marre malli per keto momente te pakthyeshme.
E nese kilogramet jane e keqja kokeforte qe erdhi me te miren dhe bekimin, mund edhe te qendrojne aty pergjithmone”, ka shkruar Olta krahas postimit.