• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komuniteti i shqiptarëve në Greqi: Rama nuk takoi emigrantët, por degën e PS në Athinë

22:12 : 16/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Komuniteti shqiptar në Greqi ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Athinë. Përfaqësia e komunitetit, një organizatë ku aderojnë një përqindje mjaft e lartë shoqatash nga e gjithë Greqia, por edhe një numër i madh aktivistësh të paanëtarësuar në shoqata, deklaratën se ditën e sotme Edi Rama nuk është takuar me emigrantët, por me degën e PS në Athinë.

Në një deklaratë për mediat, Komuniteti Shqiptar në Athinë deklaron se “u informuan disa herë se nuk do të ketë një takim me komunitetin, përveç një aktiviteti të ngushtë me strukturat e Partisë Socialiste në Athinë e Greqi”.

Komunitetin Shqiptar në Greqi deklaron se informacioni i marrë nga Ambasada në Athinë konfirmon se nuk ka pasur në axhendë asnjë takim me emigrantët shiptarë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Lines e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale”,- thuhet në deklaratën e Komunitetin Shqiptar në Greqi.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Deklarata e plotë e Komunitetin Shqiptar në Greqi

Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).

Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.

Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.

Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.

Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.

POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Lines e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.

Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.

Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.

Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar.

Përzemërsisht,

Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, ish-FSHSHG

Etiketa: GreqiRamashqipzaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
RAJONI

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
Para

Alibeaj: Kupola e policisë është kthyer si agjenci funerale, mbledh gjymtyrë, krimi kërkon haraçin

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com