• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi/ “Dorëzohen” turqit, i “dhurojnë” Safet Gjicit tenderin 20 miliardë lekë

13:22 : 14/09/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Tre kompani turke, të cilat u shpallën fituese të tenderit 20 miliardë lekë (të vjetra) për rindërtimin e banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, nuk arritën të paraqesnin brenda afatit ligjor sigurimin e kontratës prej 15%, duke mos arritur të finalizojnë bashkëpunimin me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Skualifikimi i tyre i hapi rrugën konkurentit të dytë, një bashkim operatorësh i drejtuar nga “Kevin Construction”, e themeluar nga Safet Gjici, kryetari socialist të Bashkisë së Kukësit dhe që aktualisht është në pronësi të vëllait të tij, Lavdrim Gjici.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se bashkimi i kompanive turke “Kaplan Cam Aluminyum…”, “Prefabrik yapi..” dhe “Besgen Muhendislik..”, paraqiti ofertën më të në lotin e parë të tenderit, i cili në total shkon në shifrën e mbi 6 miliardë lekëve të reja.

Lexo edhe:

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

Por, pas shpalljes së renditjes së konkurentëve, kompanitë turke nuk arritën të dorëzonin sigurimin e kontratës, duke tejkaluar në këtë mënyrë edhe afatin ligjor për nënshkrimin e saj.

Në këto kushte, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur që të nënshkruajë kontratën me konkurentin e renditur të dytin në radhë, i cili është një bashkim 4 operatorësh shqiptarë, të udhëhequr nga “Kevin Construction”.

Tenderi

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli në Prill 2020 tenderin masiv për rindërtimin e disa qindra banesave individuale, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në qytetet Durrës, Kamëz, Kurbin, Lezhë, Krujë, Vorë, Kamëz, Kavajë e Rrogozhinë.

Fondi limit, që qeveria shqiptare i akordoi Fondit Shqiptar të Zhvillimit për këtë projekt është mbi 6 miliardë lekë të reja, i ndarë në tre faza.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte parashikuar si kritere vlerësimi; 1. Çmimin e ulët (maksimumi 60 pikë); 2. Kohën e zbatimit të kontratës (maksimumi 30 pikë); 3 Cilësinë e punimeve (maksimumi 10 pikë).

Pas një shtyrje gati 6-mujore, e cila u justifikua nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, si një kohë e nevojshme për të përgatitur kriteret më të mira për banesat e reja, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli këtë fundjavë rezultatet e lotit të parë të tenderit.

Në garë morën pjesë disa prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend, të cilat janë edhe kontraktorët kryesorë të qeverisë “Rama” në realizimin e punëve publike.

Krahas kompanisë fituese, të themeluara nga Safet Gjici, në tender ishin pjesëmarrës edhe “G.P.G Company”, “Gjikuria”, “2T”, “Gener 2”, “Alb Building”, “Vëllezërit Hysa”, e disa të tjera.

Në përfundim të procedurës, bashkimi i 3 operatorëve turq u shpall i suksesshëm, me ofertën 1.8 miliardë lekë të reja, pa TVSH. Për shkak të mosplotësimit në kohë të dokumenteve, operatori i renditur i pari humbi të drejtën për të nënshkruar kontratën.

Pas kompanive turke, ishte renditur bashkimi i operatorëve i drejtuar nga “Kevin Construction”, me një ofertë financiare 1.7 miliardë lekë të reja, i cili fitoi të drejtën për të nënshkruar kontratën me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Ndërkohë, u skualifikuan për shkak të ofertës më të lartë se fondi limit 3 kompani pjesëmarrëse, “Gener 2”, “Alb Building” dhe “2T.

Gjici fitues

“Kevin Construction”, kompania e cila udhëheq bashkimin e operatorëve fitues të tenderit 20 miliardë lekë (të vjetra me TVSH), është krijuar në vitin 2006 nga biznesmeni Safet Gjici, aktualisht kryetar i Bashkisë së Kukësit.

Kompania ka marrë emrin e djalit të vogël të Gjicit, i cili ka lindur në të njëjtin vit që ajo është krijuar dhe regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).

Në 27 Mars 2014, kryeministri Edi Rama e emëroi Safet Gjicin në detyrën e Prefektit të Qarkut të Kukësit.

Një ditë më pas, në 28 Mars 2014, Safet Gjici vendos t’ia dhurojë 100 përqind të aksioneve të kompanisë vëllait të tij, Lavdrim Gjici, për shkak të ndalimeve të parashikuara në ligjin për Konfliktin e Interesave.

Që prej asaj kohe, “Kevin Construction”, zyrtarisht, është në pronësi të Lavdrim Gjicit, ndërkohë që themeluesi i saj, Safeti, mori detyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit në votimet mono-partiake të 30 Qershorit 2019.

Etiketa: Kevin ConstructionRindertimiSafet Gjicitender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025
Para

Merkel: Së shpejti, do të marrim migrantë të tjerë

TË GJITHA

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com