• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Flluska” e Gramoz Ruçit/ Kushtetuesja, asnjë shans të jetë funksionale në Janar 2021

15:30 : 10/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi kërkoi me ngulm nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të mbyllur procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Janar të vitit 2021, në fjalën e hapjes së sesionit të ri parlamentar, në fillim të kësaj jave.

Ruçi la të kuptohej se ai dhe institucioni që ai drejton, Parlamenti, janë të pakënaqur me procedurat e ngadalta të ndjekura nga KED-ja për shqyrtimin e kandidaturave për vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese.

“Ultimatumi” i Ruçit u pasua edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu premtoi që Parlamenti dhe shumica qeverisëse do të bëjnë gjithçka të jetë e nevojshme që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri në fund të vitit 2020.

Por, deklarimet me nota të forta të dy drejtuesve të lartë shtetërorë janë thjesht “flluska” dhe premtimet e tyre për një Gjykatë Kushtetuese funksionale brenda pak 3-4 muajve nuk kanë asnjë shans real për t’u përmbushur.

Lexo edhe:

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

Kushtetuta ka parashikuar që Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarëve, të zgjedhur sipas formulës-3 nga Presidenti, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë.

Rregulloja e Gjykatës Kushtetuese ka përcaktuar se Mbledhja konsiderohet e vlefshme kur janë të paktën 6 gjyqtarë.

Gjykata Kushtetuese ka aktualisht 4 anëtarë në detyrë, një prej të cilave, ushtruesja e detyrës së Kryetarit, Vitore Tusha, është me mandat të përfunduar.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, struktura përgjegjëse për verifikimin kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, rrëzoi pak javë më parë të gjithë aplikantët për dy vende vakante, një të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe një tjetër nga Parlamenti.

Tashmë, në përfundim të procedurave ankimuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet t’i drejtohet sërish Kuvendit për të shpallur thirrjen për aplikantë të rinj.

Procedurat e reja verifikuese, referuar praktikës së deritanishme do të duan të paktën 7-8 muaj të zhvillohen, gjë e cila e shtyn procesin, më së paku në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, KED po shqyrton kandidaturat për një tjetër vend vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Presidenti i Republikës.

Këto procedura, në rastin më të mirë, pritet të përfundojnë në fund të muajit Tetor 2020. Edhe në rast se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të arrijë të filtrojë kandidatë potencialë për t’ia përcjellë Presidentit për emërim, sërish zgjidhja është ende larg.

Në atë rast, Gjykata Kushtetuese do të përbëhej nga 5 anëtarë, një numër sërish nën kuorumin e nevojshëm për të nisur seancat gjyqësore.

Ndërkohë, vijon të mbetet pezull procesi i 3 aplikimeve nga Gjykata e Lartë. Në një thirrje të shpallur nga Gjykata e Lartë në Mars 2020, nuk pati asnjë aplikant për postet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithësesi, edhe nëse do të kishte aplikantë dhe ata do të merrnin viston nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sërish këta kandidatë do të duhet të prisnin plotësimin e vetë Gjykatës së Lartë me 19 anëtarë, para se të shpresonin për një emërim përfundimtar.

Kryeparlamenti Ruçi, me një gjysëm të vërtete, drejtoi gishtin e përgjegjësisë tek Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për këto vonesa.

Por, problemi më i madh i bllokimit të Gjykatës Kushtetuese, të paktën në aspektin teknik, janë kriteret kualifikuese ligjore, të cilat i ka parë me shqetësim edhe Komisioni i Venecias, kur u ftua të jepte një Opinion mbi paketën e Reformës në Drejtësi.

Në atë Opinion, ekspertët e Venecias ngritën shqetësimin se moria e institucioneve të reja dhe kriteret e forta mund të shoqërohen me mungesë të kandidaturave potenciale.

Ndërkohë, krahas aspektit teknik, opozita e djathtë ka hedhur shpesh akuza se vonesat në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë një “lojë” e organizuar nga Partia Socialiste në pushtet, për të penguar funksionimin e kësaj gjykate.

Etiketa: gjykataKushtetueseruci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Korruptim politik?” Pasuria djeg Nurihanin për në Kushtetuese, ILDKP e toleroi për 5 vjet në KLP

10:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025
AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

11:36 : 01/06/2025
AKTUALITET

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

19:42 : 31/05/2025
AKTUALITET

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025
Para

Futbollisti braktisi gruan për tu martuar me mbesën e saj, Iran: Kam varrosur për së gjalli vajzën time

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com