• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ KLGJ nuk verifikoi pasurinë e Sokol Sadushit para emërimit në Gjykatën e Lartë (Dokumenti)

12:00 : 09/08/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Disa dokumenta zyrtare, të konsultuara nga “Boldnews.al”, dëshmojnë se Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka kualifikuar Sokol Sadushin për në Gjykatën e Lartë, pa kryer një verifikim të mirëfilltë mbi pasurinë e tij.

Gjithashtu, KLGJ i dha pikë maksimale në kriterin profesional, bazuar, ndër të tjera, edhe në një shkresë të Shkollës së Magjistraturës, të nëntorit 2019, kohë në të cilën institucioni drejtohej nga vetë Sadushi, dhe ku ai vlerësohej me superlativa për angazhimet në seminare, gjithashtu edhe si “pedagogu më i aftë”.

Kriteri i pasurisë konsiderohet ndër më të rëndësishmit në procesin e Vetingut, si edhe ka qenë shkaku kryesor për shkarkimin e shumicës absolute të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë përballur deri më tani me rivlerësimit kalimtar.

Por, në rastin e Sokol Sadushit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili është përgjegjës për Vetingun e kandidatëve jashtë gjyqësorit, është mbështetur në një raport paraprak të institucionit ndihmës, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), pa kryer verifikime të thelluara.

Lexo edhe:

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

Pikëpyetjet mbi pasurinë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me vendimin nr.257, datë 12.11.2019, ka vendosur kualifikimin e kandidatit Sokol Sadushi për të vijuar garën për Gjykatën e Lartë, pasi, në përfundim të “Vetingut”, rezultoi se ai ishte i përshtatshëm në të tre shtyllat e kontrolluara-pasurinë, integritetin personal dhe aftësitë profesionale.

Për kriterin e pasurisë, rezulton se KLGJ nuk ka kryer thuajse asnjë verifikim.

Të vetmte veprime që ka kryer KLGJ lidhur me kriterin e pasurisë së kandidatit Sokol Sadushi është kërkesa për informacion drejtuar Drejtoris së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Doganave.

Në vendimin e zbardhur, KLGJ deklaron se ka pranuar plotësisht raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili konstatonte se  “kandidati ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë; nuk ka kryer fshehje të pasurisë; nuk ka kryer deklarim të rremë; dhe se nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesave”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i KLGJ, lidhur me pasurinë e Sadushit
Në foto: Pjesë nga vendimi i KLGJ, lidhur me pasurinë e Sadushit

ILDKPKI i ka dërguar një raport të ngjashëm edhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili nga ana e tij po kryente Vetingun e bashkëshortes së Sadushit, Edlira Petri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Ndryshe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të Vetingut për Petrin, ka kryer një seri veprimesh shtesë mbi raportin e ILDKPKI dhe ka konstatuar problematika të theksuara lidhur me pasurisë e Sokol Sadushit.

Komisioni i Vetingut ngriti disa pikëpyetje thelbësore mbi ligjshmërinë e burimit financiar për disa asete të krijuara nga Sokol Sadushi, kryesisht para martesës me gjyqtaren Petri.

Megjithatë, KPK pranoi një kërkesë të Petrit për të mos u marrë në konsideratë gjatë procesit të saj pasuritë e krijuara nga bashkëshorti para martese dhe në fund e konfirmoi atë në detyrë me një shumicë të brishtë, 2-1 të anëtarëve të komisionit.

Por, gjithësesi, shmangia e problemeve të pasurisë së Sokol Sadushit nga Vetingu i bashkëshortes, nuk i fshehu ato.

Madje, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, anëtarja në pakicë e trupës së Vetingut, Xhensila Pine, është bazuar pikërisht në pikëpyetjet për pasurinë e Sadushit, kur argumenton qëndrimin e saj për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit, Edlira Petri.

Në foto: Anëtarja e trupës së KPK, Pine, kërkon shkarkimin e gjyqtares Edlira Petri për shkak të pasurisë së bashkëshortit, Sokol Sadushi

Në krahasim mes raportit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të dyja struktura të dala nga Reforma në Drejtësi, rezulton qartë që “qeveria e gjyqësorit” ka dështuar me vetëdije për të kryer një verifikim mbi pasurinë e Sokol Sadushit, i cili tashmë është në krye të Gjykatës së Lartë.

Profesionalizmi, Sadushi vlerëson Sadushin

Në një vendim tjetër, me nr. 104, të datës 27.02.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të japë pikët më të larta për kandidatin Sokol Sadushi, krahasuar me aplikantët e tjerë, sa i përket aspektit profesional.

Sadushi ka një përvojë të gjatë në jurisprudencë. Ai ka filluar punës si prokuror në vitin 1986, më pas karriera e tij ka vijuar me ngritje, duke qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998-2011 e, në vitet e fundit, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Sokol Sadushi ka ka një CV të zgjeruar, me pjesëmarrje në seminare e botime në fushën juridike.

Por, pavarësisht biografisë së gjerë profesionale, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka konsideruar të arsyeshme që të marrë një vlerësim për kandidatin Sadushi edhe nga Shkolla e Magjistraturës, duke i dhënë vendimin nuancat e “konfliktit të interesit”.

Në vendimin, ku Sokol Sadushit është vlerësuar me 87 pikë në kriterin profesional, Këshilli i Lartë Gjyqësor përmend: “Shkolla e Magjistraturës, me shkresë nr.906 prot., datë 19.11.2019,  e liston kandidatin Sadushi ndër pedagogët më të aftë dhe më të mirë në drejtimin praktik dhe akademik, përsa i përket procesit të mësimdhënies”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i KLGJ, lidhur me kriterin profesional të Sokol Sadushit

Ky vlerësim tejet i lartë është dhënë nga Shkolla e Magjistraturës në një kohë që Sokol Sadushi vijonte të ishte drejtor i saj.

Etiketa: KLGJpasuriaSadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm

18:39 : 20/05/2026
AKTUALITET

Raporti i i KLGJ-së rithekson problemet me vakancat, backlog-un dhe sigurinë në gjykata

13:19 : 11/05/2026
AKTUALITET

Apeli në kolaps/ KLGJ pranon situatën alarmante: Harta e gjyqësorit mund të rishikohet

09:04 : 28/04/2026
AKTUALITET

“Vendim që kërcënon sigurinë e vendit”/ Berisha: Nesër Sadushi liron nga burgu Veliajn!

15:05 : 08/04/2026
AKTUALITET

Berisha në SPAK: Prokurori i Përgjithshëm dhe KLGJ morën në mbrojtje Irena Gjokën

10:29 : 16/03/2026
AKTUALITET

KLGJ: Trysnia ndaj gjyqtarëve minon pavarësinë e pushtetit gjyqësor

22:57 : 06/02/2026
Para

Borxhi publik, Vasili: Pse SPAK nuk heton qeveritarët

TË GJITHA

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom