• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksperti: Infektivi, spital primitiv. Nuk ka as sistem ajrimi

10:46 : 30/07/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se është skandaloze që në vitin 2020 dhomat e spitalit Infektiv nuk kanë sistem ajrimi.

“Në shekullin tonë, spitali nuk ka vetëm kondicioner! Ai ka një sistem qëndror të ajrosjes (ventilimit) dhe kondicionimit ku ajri trajtohet në përputhje me standardet më të lartë të sigurisë. Pajisjet që e mundësojnë këtë janë të çertifikuara për përdorim mjekësor (medical grade). Nuk mbaron me kaq! Standardet e kujdesit për mjedisin kërkojnë sisteme ventilimi ku ajri i ftohtë ose i ngrohtë nuk e humb temperaturën, por e transmeton në mënyrë të sigurt duke minimizuar përdorimin e energjisë.

Në pavionet ku trajtohen pacientë potencialisht kontagjiozë ka dhoma izolimi me presion ajri negativ dhe sistem me dy dyer që të mos lejojë ajrin e brendshëm të dalë jashtë dhomës së pacientit. Sallat e operacioneve bazohen tek parimi i kundërt, ato janë mjedise me presion ajri pozitiv, për të mos lejuar që ajri të hyjë nga jashtë dhe të rrezikojë kontaminimin e këtyre mjediseve që duhet të jenë ultra sterile. Brenda sallës së operacionit, sistemi i ventilimit dhe kondicionimit planifikohet bazuar në parimet e qarkullimit laminar të ajrit, që nuk krijon shtjella, sidomos rreth shtratit operator”, shkruan Dasho.

Nga Erion Dasho

Përvoja personale si paciente e spitalit COVID-1 e nxiti një kolege në QSUT të nisë fushatën për pajisjen me kondicioner të dhomave të pacientëve në Spitalin Infektiv. Qytetarët, të cilët kanë patur përvoja me sistemin tonë shëndetësor publik e kuptojnë dhe e përshëndetin këtë kërkesë. Çdo person që jeton jashtë Shqipërisë dhe është ekspozuar qoftë edhe një herë të vetme ndaj një sistemi shëndetësor modern, pyet me të drejtë:

Lexo edhe:

Birësimi në Shqipëri: Sistemi që “mban peng” fëmijët e braktisur

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

A JEMI DUKE KËRKUAR KONDICIONER PËR DHOMAT E PACIENTËVE TË NJË SPITALI UNIVERSITAR… NË NJË VEND EUROPIAN… NË SHEKULLIN E 21-TË?!

Në karrierën time profesionale më është dhënë mundësia të përfshihem në shumë projekte ndërtimi spitalesh, duke nisur nga studimet e fizibilitetit për të përfunduar me çeljen e dyerve për të pritur pacientët e parë. Gjatë këtyre viteve kam arritur në përfundimin se në Shqipëri ende nuk kemi një objekt i cili t’a meritojë plotësisht cilësimin “spital”.

ATO QË NE I QUAJME “SPITALE”, JANË NË FAKT DISA STRUKTURA TË TRASHËGUARA NGA SISTEMI KOMUNIST, TË NGJASHME DERI NË DETAJET MË TË IMTA ME SIVËLLEZËRIT QË KAM VIZITUAR NË REPUBLIKAT ISH-SOVJETIKE. KËTO GODINA I LYEJMË APO SUVATOJMË DHE, KUR GJEJMË NDONJË PARE BORXH, EDHE I PAJISIM ME APARATURA TË CILAT MË VONË NUK I MIRËMBAJMË.

FATKEQËSISHT, ASNJË PREJ TYRE NUK E MERITON EMRIN SPITAL I SHEKULLIT TË 21-TË!

Në shekullin tonë, spitali nuk ka vetëm kondicioner! Ai ka një sistem qëndror të ajrosjes (ventilimit) dhe kondicionimit ku ajri trajtohet në përputhje me standardet më të lartë të sigurisë. Pajisjet që e mundësojnë këtë janë të çertifikuara për përdorim mjekësor (medical grade). Nuk mbaron me kaq! Standardet e kujdesit për mjedisin kërkojnë sisteme ventilimi ku ajri i ftohtë ose i ngrohtë nuk e humb temperaturën, por e transmeton në mënyrë të sigurt duke minimizuar përdorimin e energjisë.

Në pavionet ku trajtohen pacientë potencialisht kontagjiozë ka dhoma izolimi me presion ajri negativ dhe sistem me dy dyer që të mos lejojë ajrin e brendshëm të dalë jashtë dhomës së pacientit. Sallat e operacioneve bazohen tek parimi i kundërt, ato janë mjedise me presion ajri pozitiv, për të mos lejuar që ajri të hyjë nga jashtë dhe të rrezikojë kontaminimin e këtyre mjediseve që duhet të jenë ultra sterile. Brenda sallës së operacionit, sistemi i ventilimit dhe kondicionimit planifikohet bazuar në parimet e qarkullimit laminar të ajrit, që nuk krijon shtjella, sidomos rreth shtratit operator.

Në këtë status u mora me ajrin, sepse më nxiti kolegia që kërkon (ose më saktë lutet) për plotësimin e një standardi minimal në qendrën spitalore më “moderne” që ka sistemi ynë shëndetësor.

NË MËNYRË TË NGJASHME ME PROBLEMET NË SISTEMIN E VENTILIMIT DHE KONDICIONIMIT, “SPITALEVE” TONA U MUNGOJNË EDHE SHUMË ELEMENTË TË TJERË TË DOMOSDOSHËM PËR PLANIFIKIMIN, ORGANIZIMIN DHE OFRIMIN E KUJDESIT SHËNDETËSOR BASHKËKOHOR, SI NË ASPEKTIN KLINIK DHE NË ATË MBËSHTETËS.

***

U DESH EPIDEMIA E COVID-19 QË QYETARËT TË KUPTOJNË STANDARDIN SHËNDETËSOR PRIMITIV QË I OFROHET SOT PACIENTIT SHQIPTAR.

Në këto kushte shërbimi, nuk është çudi që pacienti i prekur nga COVID tenton të shmangë hospitalizimin duke rrezikuar jetën e vet nga një sëmundje qe ende nuk njihet plotësisht.

Në këto kushte nuk është çudi që pacienti, i cili ka mundësi financiare përpiqet të marrë shërbim në struktura private, kurse ai që ka miliona i hipën çarterit dhe merr kujdes shëndetësor jashtë vendit.

Në këto kushte pune, nuk është aspak çudi që mjekët dhe infermierët shqiptarë po ikin çdo ditë drejt vendeve ku u mundësohet të punojnë në kushte dinjitoze dhe bazuar në standarde bashkëkohore.

U desh epidemia e COVID-19 që sistemi ynë shëndetësor të dilte lakuriq para qytetarit shqiptar me gjithë problemet e tij: me cilësinë e ulët, me qasjen e mangët, me sigurinë në nivele skandaloze, me efiçiencën dhe efektivitetin për të qarë hallin!

UROJ QË KY MOMENTUM TË SHËRBEJË SI NXITJE PËR T’A SHKËPUTUR KUJDESIN SPITALOR NGA E KALUARA SOVJETIKE DHE PËR T’A PROJEKTUAR ATË DREJT SHËNDETËSISË QË MERITOJNË SHQIPTARËT SI QYTETARË EUROPIANË!

Etiketa: dashoInfektivisistemi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Birësimi në Shqipëri: Sistemi që “mban peng” fëmijët e braktisur

20:28 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Llogaritë u bënë gabim, PD humbi 9 mandate nga sistemi”/ Kume: Propozuam ndarjen në 4 njësi

20:21 : 18/05/2025
AKTUALITET

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

Skandali/ E-Albania dështon në prani të Ramës, Karçani në siklete: Gabon dhe “Diella” (VIDEO)

14:21 : 17/04/2025
AKTUALITET

Sistemi i tatimeve në kolaps! Kontabilistët nuk dorëzojnë dot bilancet, gjoba për vonesat

12:08 : 31/03/2025
AKTUALITET

“Rama përdor spitalin për fushatë”, Dasho: Mungesa e ilaçeve për leuçeminë e tumorin, akt kriminal

19:07 : 26/03/2025
Para

Hapja e listave, Hajdari e lumtur. Roshi e Gjuzi kundër

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com