Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së deputetit gjerman për inisiativën e Kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e kushtetutës.
“Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë!:, shkruan Meta në rrjetet sociale
Christian Schmidt, një nga figurat kryesore të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, si dhe raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.
Ragimi i Metës është i menjëhershëm pas publikimit të deklaratës së poltikanit të lartë Gjerman.