• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse intubimi nuk ka pasur suksesin që pritej? Tetaj: Rreziku i pacientëve nga infeksionet bakteriale

10:02 : 27/07/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Anestezisti Nard Tetaj në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit. Ai tha se tashmë në të gjithë botën tani po shihen dy tipe epidemish. Një që po zvogëlohet pra ka një ulje të pacientëve me COVID dhe epidemitë që janë në rritje.

Gjatë intervistës Tetaj tha për gazetarin Enkel Demi se Shqipëria ka ndjekur një politikë thuajse të ngjashme me Italinë. Por ai shtoi se tani që hyjnë edhe persona nga vende të tjera sjell edhe një përhapje më të shpejtë të virusit.

Po ashtu ai sqaroi dhe efektet e intubimit tek pacientët, ndërsa shtoi se kur intubohen pacientët duhet të ketë një kujdes shumë të madh nga specialistët, pasi ilaçet shtohen edhe më shumë dhe në këtë mënyrë ulet sistemi imunitar i pacientëve.

“Lactoferina është një proteinë që në efektet i ka protektive mbi bakteret dhe viruset. Nga efektet e njohura po bëhen eksperimente nëse funksionon apo jo për COVID dhe është akoma në fazat e para (në fazat e laboratorit). Lactoferina gjendet në farmaci dhe merret nga shumë persona është thjesht për efektet mbrojtëse që ka, por jo si ilaç. Nuk ka efekte anësore, por deri tani nuk janë parë as efekte të sigurta që statistikisht të jenë sinjifikative që funksionojnë mbi virusin është thjesht një hipotezë dhe mbetet për tu parë nëse do të funksionojë apo jo”, sqaroi mjeku.

Cili është protokolli që keni përdorur gjatë kësaj kohe?

Lexo edhe:

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

“Ne kemi ndërruar disa herë protokolle siç është bërë në të gjithë botën. Kemi parë ato që funksionojnë deri në njëfarë pike , jo 100%. Janë Remdesivir si edhe një kortizon që quhet Dexamethasone”, u shpreh ai.

Përse intubimi nuk ka pasur atë sukses që ndoshta edhe pritej?

Tetaj: Intubimi, krijon një gjendje të ndjeshme. Për të mbajtur një pacient të intubuar duhet t’i japim ilaçe për ta mbajtur në gjumë gjithë kohën. Ato ilaçe e ulin sistemin imunitar edhe më shumë.

Më pas mund të ketë predispozicion për infeksionet e tjera, infeksione bakterike normale që një peron normal nuk i merr, por ata që ata që kanë sistem imunitar më të ulët i marrin. Krijohet një gjendje që pacienti ka COVID-19, por edhe infeksione të tjera bakteriale, si në gjak edhe në mushkëri.

Në këtë mënyrë zhvillohet një formë e rëndë e pacienti që quhet “shok” dhe ka një vdekshmëri shumë të lartë. Kur intubohen pacientët duhet të ketë një kujdes shumë të madh nga specialistët, ilaçet shtohen edhe më shumë. Përqindja e vdekshmërisë te pacientët e intubuar është rreth 25 %.

Beta interferon është një proteinë e njohur që përdoret edhe kundër disa viruseve të tjera. Ka një efekt protektiv si në mushkëri edhe në mëlçi. Për koronaviurisn ky medikament është akoma në fazë eksperimentale dhe po bëhen disa prova në një kampion pacientësh me covid dhe pritet të shihet nëse funksionon për shkak se ende nuk është parë një efekt specifik”, sqaroi anestezisti.

Ndryshimi i simptomave të virusit?

Tetaj: Janë simptoma që ishin më përpara COVID-19. Covid krijon një pulmoni të rëndë , por krijon edhe një mpiksje të shpejtë të gjakut. Shumë pacientë krijojnë një sëmundje që kanë të bëjnë me mpiksje të gjakut, në enë të gjakut të vogla, sidomos tek lëkura apo tek mukoza.

Në fakt virusi mund të zhvillojë edhe një iktus iskenik, si në tru ose një infarkt në zemër nga krijimi i tyre, ndaj që në fillim jepen doza të larta për hollim të gjakut. Ka disa hipoteza që vaksina e turbekulozit mund të funksionojë deri në një farë pike. Por tek disa persona që preken nga COVID-19 dhe kalojnë shumë kohë në reanimacion kur zgjohen kanë një gjendje konfuzioni.

Janë disa hipoteza që kjo mund të jetë si nga koronavirusi sepse prek edhe trurin, por edhe nga anestezia e gjatë që bëhet në reanimacion. Sa i përket imunitetit, ata persona që preken nga virusi dhe shërohen kanë njëfarë imuniteti, por jo të gjithë e zhvillojnë këtë imunitet. Por kush e zhvillon ka një imunitet nga 6 muaj deri në 2 vjet”, tha më tej Tetaj./abcnews.al/

Etiketa: COVID 19rastettetaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025
AKTUALITET

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës

20:15 : 16/06/2025
AKTUALITET

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Varianti i ri i Covid-19 dominues në SHBA, rriten rastet në vende të tjera

14:21 : 29/05/2025
Para

"Kujdes me ndyshimet Kushtetuese, jo pa opozitën"/ Paralajmërimi i deputetit gjerman për Ramën

TË GJITHA

“Zbulimi” i Alonso-s çon Real Madridin në çerekfinale, eliminohet Juventus

23:03 : 01/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 2 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 01/07/2025

Ilir Meta: Ja e vërteta e lajmit të gjetjes së kartës bankare me 240 mijë dollarë

22:54 : 01/07/2025

Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

22:49 : 01/07/2025

Zyrtare/ Kontratë për 3 vite, Lindon Selahi bashkohet me Juljan Shehun te Widzew Lodz

22:43 : 01/07/2025

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE

22:38 : 01/07/2025

Studimi: Varësia nga ekranet po nxit ankth, lodhje dhe probleme gjumi

22:28 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com