• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikt interesi? Inspektori i Drejtësisë nis verifikimet kundër Donika Prelës

14:42 : 25/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur verifikimet për Donika Prelën, nën dyshimet se ajo ka vepruar në kushtet e konfliktit të interesav gjatë hetimeve për shtetasit V.M dhe A.M, vëllezërit e Natasha Mulajt, e cila drejton trupën gjykuese në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që po shqyrton kërkesën e Komisionerit Publik për shkarkimin e prokurores.

Kryeinspektori Artur Metani konfirmoi për “Boldnews.al” se, institucioni që ai drejton, ka vendosur të shqyrtojë rastin e ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, aktualisht prokurore në Tiranë.

Në një komunikim zyrtar me redaksinë, Metani shprehet se rasti “do të shqyrtohet administrativisht nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në përputhje me parashikimet e Pjesës V, Kreu II të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e
Shqipërisë”.

Lexo edhe:

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

Situata e dyshuar e konfliktit të interesit u shfaq nga vetë Donika Prela, në seancën e parë gjyqësore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në 17 Korrik 2020.

Në hyrje të seancës, subjekti Prela kërkoi përjashtimin e kryetares së trupës gjykuese, Natasha Mulaj, me argumentin se, si prokurore në Tiranë, ka nën hetim vëllezërit e gjyqtares.

Kërkesa e Prelës pritet të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese, ndërkohë që “Boldnews.al” ngriti dyshime, mbështetur në dokumenta zyrtarë, mbi vërtetësinë e deklarimeve të prokurores.

Nga të dhënat e siguruara nga redaksia, krijohen dyshimet e forta se, për rastin në fjalë, në situatë konflikt interesi është vetë prokurorja Donika Prela,

Donika Prela ishte drejtuese e Prokurorisë për Krime të Rënda, kur në Shkurt 2019 u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të evidentuara në kriterin e pasurisë dhe integritetit profesional.

Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA) vendimin e konfirmimit në detyrë të Donika Prelës.

Në 2 Maj 2019, KPA caktoi trupën gjyqësore që do të shqyrtonte ankimimin kundër Donika Prelës.

Rreth 8 muaj më vonë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e cakton Donika Prelën si prokurore në Prokurorinë e Tiranës, pas shkrirjes së ish-Krimeve të Rënda.

Si prokurore në Tiranë, në një kohë ende të paqartë, Donika Prelës i është caktuar të hetojë shtetasit V.M dhe A.M, vëllezërit e Natasha Mulajt.

Në këto rrethana, legjislacioni në fuqi ngarkon prokuroren Prela që të zgjidhi konfliktin e interesave, duke qenë se u ngarkua të hetonte vëllezërit e kryetares së trupës gjykuese për rastin e saj, të përzgjedhur shumë kohë më parë.

Por, Donika Prela ka vijuar të mbajë në dorë procedimin penal ndaj vëllezërve të gjyqtares Mulaj, duke vepruar tërësisht në kushtet e konfliktit të interesave dhe në shkelje të ligjit që normon veprimtarinë e prokurorëve.

Në seancën e parë në KPA, prokurorja pretendoi se kishte rënë vetëm tani vonë në dijeni të faktit se të hetuarit prej saj, V.M dhe A.M. janë vëllezërit e gjyqtares Mulaj.

Gjithësesi, tashmë në shqyrtimin e konfliktit të interesave është përfshirë edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

“Boldnews.al”, në përfundim të seancës gjyqësore në KPA, në fundjavën e kaluar, iu drejtua Kryeinspektorit të Drejtësisë, për të pyetur nëse rrethanat e parashtruara nga Donika Prela, si edhe dokumentat e tjerë publikë, a janë të mjaftueshëm për të kryer një procedurë verifikimi disiplinor ndaj prokurores.

Kryeinspektori i Drejtësisë, Artur Metani, konfirmoi se të dhënat e përcjella nga redaksia e “Boldnews.al” dhe të raportuara edhe më herët publikisht, janë të mjaftueshme për të nisur procedurën e verifikimit administrativ.

Etiketa: ILDPrelavetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP rrëzon kërkesën e Inspektorit për masë disiplinore ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

15:10 : 02/10/2025
AKTUALITET

KLP miraton procedurat për komandimin e prokurores Elsa Miha si inspektore pranë ILD-së

17:12 : 01/10/2025
AKTUALITET

Nën hetim disiplinor, ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës së gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

12:30 : 01/10/2025
AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, kreu i ILD: Të paparanueshme, është antikushtetuese

10:55 : 19/09/2025
AKTUALITET

Artur Metani, me 8 këshilltarë nepotikë që shndërrojnë ILD-në në agjenci punësimi

19:21 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama “mësime” KLGJ-së: Mos më gjykoni mua, shikoni drejtësinë tuaj që lë shumë për të dëshiruar

19:32 : 29/08/2025
Para

Ekskluzive/ Gjykata përzuri Teo Jacobs nga seanca për masën e Luan Dacit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com