• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali, dy oficerë policie të hetuar për drogë, “monitorojnë” gjyqtarët për korrupsion (Foto)

04:00 : 22/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Dy oficerë policie, të larguar nga detyra në vitin 2017 për përfshirje në çështje droge, janë rikthyer në detyrë dhe tashmë janë pjesë e një grupi që do të monitorojë rastet që mund të duken si korrupsion në sistemin e drejtësisë.

Oficerët Leonard Palushi dhe Bedri Hasanaj, së bashku me drejtues të tjerë të uniformave blu, janë ngarkuar nga Drejtori i Policisë së Qarkut, Arjan Muça, për të raportuar mbi vendimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që u duken si korruptive.

“Boldnews.al” ka siguruar, në mënyrë ekskluzive, mesazhin që drejtori Muça u ka dërguar vartësve të tij, në një grup në “Whatsapp”.

Është e paqartë koha e dërgimit të këtij mesazhi, por duket se është i kohëve të fundit, duke marrë në konsideratë se Arjan Muça është emëruar në vitin 2019 drejtues i Policisë së Elbasanit.

Lexo edhe:

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

Në mesazhin e drejtorit të Policisë, të siguruar nga “Boldnews.al”, thuhet:

“Të nderuar shefa! Deri në orën 14 të ditës së sotme, duhet të dërgoni me shkrim në adresën e Leonard Palushit, problematikat që keni pasur me prokurorët dhe gjyqtarët, lidhur me vendime që ju i dyshoni si korruptive për 5 vitet të fundit, duke dërguar çështje konkrete dhe emrin e prokurorit apo gjyqtarit. Detyra duhet realizuar me seriozitet dhe korrektësi. Flm!”

Skandalet e një mesazhi

Mesazhi, i cili duket komunikim “normal” mes drejtuesve policorë, përfshin në vetëvete një seri elementësh skandalozë.

Personat e përfshirë – Drejtori i Policisë së Elbasanit, Arjan Muça, ka caktuar Leonard Palushin si koordinator të këtij projekti për mbledhje informacionesh kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Oficeri Leonard Palushi është shkarkuar nga detyra në vitin 2017, me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së asaj kohe, Haki Çako, nën dyshimet se ka neglizhuar luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në zonën e Kurbinit.

Është e paqartë se si është rikthyer sërish në detyrë oficeri Palushi, por tashmë ai është ngarkuar me detyrën delikate të “monitorimit” të korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Një ndër zyrtarët e tjerë që ka marrë porosinë e drejtorit të Policisë së Elbasanit për monitorimin e gjyqtarëve është Bedri Hasanaj, një tjetër oficer i uniformave blu, emri i të cilit rezulton në çështje droge.

Bedri Hasanaj është pezulluar nga detyra në vitin 2017 dhe është marrë nën hetim penal, pasi Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kishte dyshime se ai kishte marrë shuma të konsiderueshme parash për të lejuar kultivimin e kanabisit në Librazhd.

Megjithatë, duket se hetimet për Hasanaj nuk kanë konkluduar në akuzë zyrtare, pasi ai është në funksion në Qarkun e Elbasanit dhe është i ngarkuar, bashkë me të tjerë, për të raportuar ato që i duken si raste korruptive në gjyqësor.

Presion policor – Mesazhi i Drejtorit të Policisë së Elbasanit drejtuar zyrtavë vartës dëshmon për mentalitetin policor të shtetit shqiptar. “Shefat” e policisë ngarkohen që, në një kohë shumë të shkurtër (“brenda orës 14”) të hartojnë një listë me raste të dyshuara korruptive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kjo “detyrë që duhet kryer me seriozitet dhe korrektësi” konsiderohet si një presion i hapur policor ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Kodi i Procedurës Penale parashikon që puna e policisë kontrollohet nga Prokuroria dhe ligjshmëria e kësaj të fundit nga gjykata.

Por, duket se Policia i ka përmbysur raportet, duke e vendosur veten mbi sistemin e drejtësisë, si edhe duke i dhënë tagër vetes për të gjykuar mbi vendimmarrjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Policia mbi Vetingun – Koha e dërgimit të këtij mesazhi përkon me periudhën kur strukturat e Vetingut po kryejnë gjerësisht procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit janë strukturat ligjore që vlerësojnë integritetin profesional dhe personal të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Por, zyrtarët policorë duket se i kanë veshur vetes rolin e strukturave të “Vetingut”, për më tepër që nuk është e qartë se për çfarë qëllimesh do të përdoret informacioni mbi rastet që “dyshohen korruptive në 5 vitet e fundit”.

Etiketa: drogeoficereSander Lleshajskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026
BOTA

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

19:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
BOTA

Gjendet “thesari” i drogës së Messina Denaros, sekuestrohen 200 mln euro asete të ish bosit të Cosa Nostra-s

09:44 : 28/05/2026
Para

Eduard Grishaj zbulon planet e martesës me Arbana Osmanin, ja vendi ku do bëhet dasma

TË GJITHA

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

13:26 : 05/06/2026

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom