• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rishikohet buxheti, por fondet nuk shkojnë për shëndetësinë

20:08 : 06/07/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Një deficit prej mbi 1 miliard eurosh dhe një rënie ekonomike prej 5,7% dhe rritje e borxhit publik në nivelin e mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, janë këto pasojat e krizës së Covid-19, të parashikuara nga Ministria e Financave.

Përmes një akti normativ, qeveria ka rishikuar edhe njëherë planin e saj të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Kriza e konsumit, largimet masive nga puna dhe ecuria e dobët e biznesit kanë bërë që të hyrat në buxhet të rishikohen me rreth 350 milionë euro më pak.

Ndërsa nga krahu tjetër, ai i shpenzimeve, Financat kanë planifikuar 480 milionë euro shpenzime më shumë se fillimi i vitit dhe 170 milionë euro më shumë nga rishikimi i fundit i buxhetit në muajin prill.

Por, pavarësisht rritjes së shpenzimeve qeveritare, që e çojnë deficitin buxhetor dhe borxhin në nivelet më të larta historike, rritja më e madhe e fondeve nuk shkon për shëndetësinë dhe politikat sociale, por për projektet në infrastrukturë, raporton A2news.

Lexo edhe:

Kriza e ujit mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

3.9 mld lekë për projektet e rrugëve në 4 muaj/ Si u shpenzuan paratë e buxhetit

Fondet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë rriten me 7.6 miliardë lekë, ndërsa për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale rriten me vetëm 1.3 miliardë lekë. Po ashtu, edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka një rritje të shpenzimeve me 3 miliardë lekë. Ndërkohë, dikasteri me rritjen më të madhe të fondeve është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ku pjesa më e madhe e buxhetit të shtuar prej 9.2 miliardë lekësh do të shkojë për të subvencionuar skemën e pensioneve, pagesat e papunësisë dhe programin e strehimit.

Në fund të vitit, stoku i borxhit publik pritet të arrijë në 1,27 trilionë lekë.

Preçi: Fondet të shkojnë për përballimin e krizës

Paratë e buxhetit në këtë moment nuk duhet të shkojnë për investime infrastrukturore, por për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia.

I këtij mendimi është ish-ministri i Ekonomisë Zef Preçi, sipas të cilit shpenzimet buxhetore duhet të përqendrohen kryesisht në sektorin e shëndetësisë për të mbuluar nevojat emergjente, si dhe në ndihmë të bizneseve e individëve të prekur nga koronavirusi.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi qeveria duhet të bëjë kujdes me menaxhimin e borxhit publik, pasi në të kundërt kanalizimi i fondeve në projekte jo prioritare do të rrezikonte ekonominë.

Teksa buxheti dhe ekonomia gjenden në vështirësi, Zef Preçi sheh si domosdoshmëri një marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, pasi prania e këtij institucioni sipas tij do ta bënte vendin më të besueshëm në tregjet e huaja.

Etiketa: buxhetiekonomiakriza

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Kriza e ujit mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

15:10 : 24/07/2025
AKTUALITET

3.9 mld lekë për projektet e rrugëve në 4 muaj/ Si u shpenzuan paratë e buxhetit

17:35 : 15/07/2025
BOTA

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025
AKTUALITET

Balluku “gllabëron” buxhetin/ Shkurtohen fondet për arsimin e shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

07:57 : 08/07/2025
RAJONI

Kriza politike në Kosovë, Mbi 500 mijë euro shpenzuar një Kuvend për që nuk ka nisur punë

18:26 : 07/07/2025
AKTUALITET

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

18:59 : 06/07/2025
Para

Covid-19, Rakacolli: Pishinat nuk lejohen, kujdes

TË GJITHA

Nga kaosi, te plehrat e shtrenjtimi i çmimeve/ Shqipëria turistike në syrin e botës

11:16 : 27/07/2025

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër

11:10 : 27/07/2025

EMRI/ Goditja e grupit të trafikut të drogës, ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim

11:00 : 27/07/2025

VIDEO/ Skandal në Vlorë! Kamarieri dhunohet në lokal nga efektivi policisë dhe një kriminel

10:47 : 27/07/2025

‘Pika e voçkël’ e Kumbaros bëhet me tra për qytetarët

10:29 : 27/07/2025

Zjarret në jug të Shqipërisë, Vengu flet përçart: Evakuuam kullotat (VIDEO)

10:16 : 27/07/2025

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, banorët dhe turistët shprehin paknaqësi ndaj autoriteteve

09:54 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com