• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

COVID/ Paralajmëron Manastirliu: Situata serioze, nuk do tolerohet asnjë neglizhencë

14:59 : 04/07/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se taskforca antiCOVID do të intensifikojë kontrollet në terren me kapacitete të shtuara, 24 orë në 7 ditë të javës për zbatimin e masave dhe protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Gjatë inspektimit në terren bashkë me drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ministrja Manastirliu u shpreh se situata në të cilën ndodhemi është serioze, ndaj nuk mundet të tolerohet asnjë neglizhencë e bizneseve për moszbatimin e masave dhe protokolleve.

“Jemi në një situatë serioze, ku moszbatimi i masave dhe rregullave nga bizneset cenojnë shëndetin e popullatës pasi ndikon në përshkallëzimin e infeksionit. Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë neglizhencën. Ne nuk mundemi dot më të tolerojmë marrëzinë për të mos ju përgjigjur protokolleve dhe rregullave. Nuk mundemi dot të bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur shohim që masat nuk zbatohen në një biznes dhe ata të cilët shërbejnë nuk mbajnë maskë, kur shohim që në restorante ka një grumbullim përtej masës së lejuar dhe kur në supermarket shërbejnë pa vendosur maskat”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi ashpërsimin e masave për shkelësit e ligjit.

“Do të shtojmë grupet e inspektimit dhe kontrollet në qytetet që konsiderohen vatra për arsye të numrit të të prekurve, por gjithashtu për gjatë gjithë bregdetit do të vijojmë me kapacitete të shtuara sa I përket inspektimet, verifikimit të protokolleve dhe masave dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë dhe nuk duhet të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata të cilët nuk zbatojnë protokollet. Nuk ka më këshillime por do të vijohet me gjobat dhe mbyllje e aktivitetit për shkeljet e përsëritura. Askush nuk e do këtë por kjo është për të mirën e shëndetit të gjithësecilit”, tha Manastirliu.

Lexo edhe:

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

Duke kërkuar bashkëpunimin e biznesit dhe qytetarëve, Ministrja e Shëndetësisë tha se jemi ende në kohë për të frenuar përhapjen e virusit.

“Virusi vetvetiu të mbyll, duhet të marrim masa sa jemi në kohë dhe jemi në kohë për të përmirësuar sjelljen individuale, jemi në kohë për të ndërgjegjësuar bizneset dhe të gjithë qyetetarët se kjo luftë varet nga gjithësecili prej nesh, ne jemi në terren, task forca anti-COVID është në terren, shteti është ketu për t’ju pergjigjur gjithë nevojave të qytetarëve, por nga ana tjetër kjo luftë kërkon angazhim personal”, tha Manastirliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu u shpres se policia e shtetit është e angazhuar jo vetëm për monitorimin e personave që janë të konfirmuar pozitivë dhe duhet të qëndrojnë të izoluar por edhe në ndihmë të Task-Forcës ne terren për ndjekjen dhe zbatimin e protokolleve për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë vendosur mbi 356 masa administrative dhe kanë realizuar mbi 97 mijë inspektime dhe monitorime për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 1408 inspektime në të gjitha qarqet e vendit. Nga inspektimet janë marrë 9 masa administrative.

Etiketa: CovidOgerta Manastirliu

Lajme të lidhura

BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

09:19 : 30/06/2025
BOTA

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025
AKTUALITET

Teza e matematikës u publikua në rrjete sociale, Ministria e Arsimit justifikon dështimin

13:53 : 17/06/2025
BOTA

Nga vaksina anti-Covid tek kura e kancerit, BionTech blen rivalin CureVac

19:20 : 13/06/2025
Para

Pas largimit nga detyra, ish-kryeministri francez në hetim

TË GJITHA

Shiste kokainë, arrestohet 48-vjeçari në Berat

13:49 : 03/07/2025

Operacion kundër pastrimit të parave nga organizata kriminale shqiptare në Verona, sekuestrohen disa pasuri

13:48 : 03/07/2025

Shiste kokainë në doza, arrestohet 48-vjeçari në Berat

13:47 : 03/07/2025

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

13:33 : 03/07/2025

Jona Bejko e “5D”-së dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Eri

13:30 : 03/07/2025

Rama “stuhi” në Bashkinë e Vlorës! Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve

13:17 : 03/07/2025

Shantazhuan një person për ti marrë pasurinë, në kërkim 43-vjeçarja në Korçës, procedohet i riu

13:07 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com