• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Debat për shifrat e testimeve, ndërsa shtohen të infektuarit

16:52 : 24/06/2020
në BOTA

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë të martën ligjvënësve amerikanë se përgjigja e vendit ndaj koronavirusit po përmirësohet – megjithëse 26 shtete amerikane tani raportojnë një rritje të numrit të rasteve të COVID-19.

Këto shifra janë vendosur gjithnjë e më shumë në qendër të një debati politik pasi Presidenti Donald Trump tha në një tubim të shtunën se ai kishte kërkuar testime më të ngadalta për koronavirusin. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson ka më shumë nga Capitol Hill.

Vatra të reja të virusit janë shfaqur në Kaliforni, Arizona dhe Teksas, ndërsa në zona të tjera të Amerikës po rihapen bizneset.

Presidenti tha se e kishte seriozisht kur u tha mbështetësve se ai po ngadalësonte testimin ngaqë zbulohen më shumë raste të virusit.

Presidenti Donald Trump flet me gazetarët (23 qershor 2020)

Lexo edhe:

PD kërkon mocion me debat në Parlament për prioritetet e qeverisë “Rama 4”

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

Presidenti Donald Trump flet me gazetarët (23 qershor 2020)

“Nuk bëj shaka. Më lejoni vetëm t’jua them, më lini ta sqaroj. Ne kemi programin më të madh të testimit kudo në botë. Ne testojmë më mirë se kushdo në botë. Testet tona janë më të mirat në botë, dhe ne kemi shumicën e tyre. Duke bërë më shumë teste, ne gjejmë më shumë raste“, tha Presidenti Trump.

Shtëpia e Bardhë më vonë i tërhoqi mbrapsht komentet dhe eksperti i grupit të punës për koronavirusin, Dr. Anthony Fauci u tha ligjvënësve që nuk ishte kështu.

“Në dijeninë time, askujt prej nesh nuk i është thënë ndonjëherë që të ngadalësojë testimin. Ky është thjesht një fakt. Në fakt, ne do të bëjmë më shumë testime“, tha Dr. Fauci.

Kjo u mbështet nga zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, por demokratët ende kanë shqetësime të mëdha për përgjigjen e administratës.

Frank Pallone

Frank Pallone

“Ende jemi larg nga 900’000 testet ditore që ekspertët e shëndetit publik besojnë se kemi nevojë. Gjithashtu jemi penguar nga refuzimi i administratës për të zhvilluar dhe zbatuar një strategji kombëtare të testimit dhe gjurmimit të kontakteve“, tha Ligjvënësi demokrat, Frank Pallone.

Kjo strategji do të mbushë boshllëkun derisa të mund të zhvillohet një vaksinë. Me testet e para klinike për vaksinat që fillojnë muajin tjetër, Dr. Fauci thotë se ai ka optimizëm të kujdesshëm.

“Kjo do të na vinte në fund të këtij viti kalendarik dhe në fillim të vitit 2021“, tha Dr. Fauci.

Ligjvënësit amerikanë gjithashtu po shqyrtojnë mënyra për të ndëshkuar Kinën për reagimin e saj ndaj virusit – pavarësisht një ligji amerikan që ndalon paditë në gjykatat amerikane për vende të huaja.

Lindsey Graham

Lindsey Graham

“Pse do të ndërmarrim këtë hap të paprecedent? Kjo është pandemia e tretë që del nga Kina. Ne gjithashtu e dimë që Kina nuk arriti të informojë botën për natyrën e virusit. Se ata kufizuan udhëtimin në Kinë, por lejuan qytetarët kinezë të udhëtojnë nëpër botë. Ata e dinin se transmetohej nga njeriu tek njeriu dhe ata nuk informuan siç duhet OBSH-në, sipas mendimit tim, dhe botën në përgjithësi“, tha Senatori republikan, Lindsey Graham.

Shtetet e Bashkuara janë të parat në botë për rastet e infeksionit me koronavirusin – me më shumë se 2.3 milion raste deri më sot – dhe më shumë se 120,000 vdekje./VOA/

Etiketa: COVID 19debatrriten shifratshifratestime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD kërkon mocion me debat në Parlament për prioritetet e qeverisë “Rama 4”

14:36 : 26/09/2025
BOTA

Pfizer i përgjigjet Trump: Të dhënat e vaksinës janë transparente, janë shfaqur në 600 studime

18:33 : 03/09/2025
BOTA

Trump thirrje kompanive farmaceutike: Zbuloni të dhënat mbi efektivitetin e vaksinave Covid-19

17:31 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Plumbi i artë”/ Debate të forta në GJKKO, dështon dëshmia e të penduarit të drejtësisë

13:48 : 10/07/2025
AKTUALITET

“Shihte ëndrra me mamicën”/ Noka përplaset me Spiropalin: Jeni për turp!

12:38 : 03/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
Para

Misteri i sferave/ Gjenden në Tepelenë gurët e çuditshëm

TË GJITHA

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025

Salianji takohet me demokratët e Korçës: Rikthimi më jep energji për betejat që na presin

12:45 : 04/10/2025

Tjetërsim pronash dhe vrasje, burg për Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”

12:32 : 04/10/2025

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025

Berisha: Pabarazia gjinore dhe narkoregjimi, kërcënim kryesor për gratë në Shqipëri

12:07 : 04/10/2025

Mashtrimet me bursat, goditet ‘Call Center-i’ në Tiranë: Arrestohet administratori, 38 të proceduar

11:52 : 04/10/2025

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

11:37 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com