Misteri i sferave/ Gjenden në Tepelenë gurët e çuditshëm

Një ekspert për çështjet e mjedisit, Abdullah Hoti, ka publikuar sot në rrjetet sociale foto të disa sferave prej guri që gjenden në Tepelenë.

Ai ka treguar se i ka shkrepur këto imazhe anë rrugës Lekdush-Nivicë, ku në disa gurë shtufi duken së largu sfera guri te vendosura brenda tyre.

Aktivisti thotë se sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullakësia e tyre është e mahnitshme, por sipas tij vetëm gjeologët mund ta shpjegojnë mirë këtë fenomen.

“‘Misteri’ i sferave të gurta në Lekdush, Tepelenë. Në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në disa gurë shtufi duken së largu disa sfera guri te vendosura brenda tyre. Është e dukshme që sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullakësia e tyre është e mahnitshme.

LEXO EDHE  Përse disa ditë koha ‘fluturon’ e disa të tjera mezor ecën/ Ja si e shpjegojnë shkencëtarët

Sferat janë prej guri gëlqeror, konglmerate ose mermeri me ngjyrë të bardhë. Procesi i erozionit qindra e mijëra vjeçarë ka bërë që shtufi të konsumohet dhe në këtë mënyrë sferat prej guri kanë dalë në sipërfaqe.

Vetëm gjeologët mund ta shpjegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla! Ndryshe do kemi dhe ne sferat tona me prejardhje misterioze, siç janë zbuluar edhe në disa vende të tjera të botës”, ka shkruar ai.