• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Populizmi dhe rrjetet sociale

15:48 : 24/06/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Ese

Një ndër efektet më të mëdha (negative) të rrjeteve sociale është kontakti i drejtëpërdrejtë i votuesve potencial me politikanët. Ndjekësit në Facebook dhe në Twitter i marrin në kohë reale slloganet e liderit, sllogane këto që janë të ndërtuara në formën dhe përmbajtje të atillë, me qëllimin e vetëm që të kenë efekt sa më të madh në imazh, retorikë dhe propagandë. Votuesi potencial, sidomos ai lloj votuesi që i përdorë masivisht rrjetet sociale, nuk është i prirur të shohë dhe të kuptojë përtej të dukshmes, ai merr të mirëqenë atë që i thuhet, madje, ai është i gatshëm të pranojë edhe gjuhën sygjestionuese të liderit, sidomos kur ajo është e paketuar bukur dhe me gjuhë populiste.

Shumë pak njerëz janë në gjendje të dallojnë të mirën nga e keqja në tërë dimensionin e saj. Arsimimi masiv i shoqërisë nuk ka sjellë domosdoshmërisht kulturimin e saj, për më tepër në shoqërinë tonë. Ideja e specialistëve të marrdhenieve publike (PR) është që masën e madhe të votuesve që shtrihet para tyre t’a orientojnë drejt interesave të tyre, duke i mashtruar në qëllimet e verteta. Për shembull, në fushatën e vitit 2017 Edi Rama fliste vetëm për timon, një gjuhë e rëndomtë kjo, por e mjaftueshme që të mobilizojë votues, që i merrnin të mirëqena thëniet e tij. Ai e identifikonte të keqen me faktin se, nëse është i detyruar të bëj koalicion me të tjera parti, ai do të jetë i detyruar të ndajë tepsinë e pushtetit me njerëz që nuk e meritojnë, dhe për më tepër, kjo do të zvogëlojë tortën e punësimeve. Sigurisht që kjo ishte thjesht propagandë e pastër dhe pa asgjë të përbashkët me problemet e thella ekonomike të qytetarëve.

Masa e votuesve është si një fushë që duhet pushtuar me çdo kusht, me çdo çmim. Zakonisht piketohet një objektiv madhor për t’u arritur, i atillë që të tërheqë sa më shumë njerëz. Dhe nuk ka objektiv më të vertetë se sa antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Operacioni ndërtohet me disa faza, po ashtu edhe marrëdheniet dhe daljet publike. Vlera nominale e objektivit rritet në raport me kohën; sa më shumë kohë kalon, aq më shumë vështirësohet rruga, por po aq shumë rritet potenciali se kur të vijë dita e bekuar, qytetarët do të hanë me lugë floriri. Kështu, objektivi kthehet në obsesion, gati në një makth akut, i cili kalon në çastin e fundit, sepse Lideri organizon ose një ceremoni me dekorime për hapjen e negociatave, ose vet Bashkimi Europian vendosë se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat, pavarësisht se kushtet e fillimit të tyre rriten në mënyrë eksponenciale.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

Makineria propagandistike nëpërmjet rrjeteve sociale piketon jo vetëm mbështetësit, por edhe kundërshtarët potencial. Kjo arrihet në disa forma, ku më kryesorja është përzierja e të vërtetës me mashtrimin. Domethënë; çdo akt i qeverisjes duhet të shoqërohet me të paktën një ose dy – tre të mira publike, të cilat do të shërbejnë si mbulim për të këqijat publike që do të shkaktojë akti qeverisës. Me këtë logjikë sulmon edhe kundërsharët potencial, sepse i projekton si njerëz që nuk e duan zhvillimin perderisa ata “janë kundër të mirave” publike.
Qeniet njerëzore janë të prirura të zbulojnë botën, të habiten, të sygjestionohen, të magjepsen.

Specialistët e marrdhënieve me publikiun e dinë se njerëzit shohin filma, lexojnë romane, dhe ndjekin talk-show politikë. Ata kanë të dhëna të sakta se sa njerëz po i ndjekin në çdo moment, çfarë mendojnë ata, cili është niveli i tyre social dhe kulturorë. Prandaj ata i hedhin për konsum pikërisht atë që ata duan, domëthënë, atë lloj gjelle që atyre u shijon shumë. Në këtë mënyrë, ata i mbajnë të mbërthyer pas magjepsjes, duke u dhënë herë pas here ndonjë dozë të fortë konspiracioni, sikur ata po luftojnë me forca aq të zeza, sa vetëm shpirti i tyre e di se ç’heq.

Sukseset e disa politikanëve populistë rrotull botës kanë pikërisht këtë bazë; ata dinë të shfrytëzojnë rrjetet sociale, të hedhin për konsum tema të forta, që ngjisin; të krijojnë probleme dhe pastaj pikërisht këta të shfaqen si shpëtimtarë, duke u treguar ndjekësve të tyre objektiva të rrema, teori konspirative, të verteta të vogla të përziera bashkë me gënjeshtra të mëdha.

Komunikimi i drejtëpërdrejtë, domethënë, ai momenti kur lideri yt i preferuar shkruan diçka në facebook ose twitter, dhe ti e lexon atë në kohë reale, e pëlqen, sepse fjalia e liderit është e fortë, goditëse dhe asgjësuese për kundërshtarin e tij, atëherë ndjekësit i duket sikur edhe ai po merr pjesë në ndeshjen finale për të shpëtuar njerëzimin. Sepse, potencialisht, shumica absolute e atyre njerëzve që përdorin rrjetet sociale nuk arrijnë të shohin dhe të kuptojnë përtej kuptimit të parë të fjalës. Për shumicën, gjërat janë komplekse sepse janë interesante, por jo se ata i kuptojnë ato në vet kompleksitetin e tyre.

Etiketa: kodraRamarrjetet sociale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

"Me Ramën s'kam marrëdhënie bese"/ Biba i KQZ: Identifikimi biometrik realizohet

TË GJITHA

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com