• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘4 vite më parë Adriana denoncoi abuzimin, por askush nuk hetoi’/ Gazetari Kopliku flet për skandalin që po trondit Shqipërinë (Video)

20:12 : 19/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Mbarë Shqipëria u trondit nga akuzat publike të një vajze 27 vjeçare jetime e cila pohoi përpara kamerave në një emision në prime time (orari i mbrëmjes) se ishte abuzuar seksualisht në një institucion që në fakt duhet të garantonte jetën e saj. Adriana Berisha tha se ishte dhunuar e abuzuar për vite me radhë nga vetë punonjësit e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër, ndërsa rrëfente në 6 qershor historinë e saj në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel.

Por kjo nuk ishte hera e parë që vajza jetime bënte denoncime kaq të forta ndaj stafit të këtij institucioni. Në maj të vitit 2016, një investigim me autor Taulant Koplikun, sot gazetar i emisionit prestigjoz italian “Le Iene” (Hienat) shfaqi të gjithë kalvarin e abuzimeve dhe krimeve të kryera ndaj kësaj vajze, rrëfyer nga vetë Adriana.

Vetë Kopliku në një intervistë ekskluzive për bitchmagazine.al (pjesën e parë të së cilës po publikojmë sot) tregon se vajza që shfaqet me fytyrën e mbuluar në investigimin e tyre dhe me pseudonimin “Ana” është pikërisht Adriana Berisha.

“Të jem i sinqertë, pashë intervistën e asaj nate në Top Channel, shumë më e lirshme dhe më e drejtpërdrejtë se sa në bisedën që kisha bërë unë dhe mendimi I parë ishte “Bravo vajzë, ia arrite ta pranosh këtë sfidë”. U ndjeva edhe vetë një pjesë e kësaj, sado modeste. Çdo frazë që ajo rrëfente më dukej në një farë mënyrë si një film që kisha shikuar”-shprehet Kopliku.

Gazetari shpjegon se investigimi i vitit 2016 ishte në kuadër të një projekti të nisur nga portal ShkodraNeës realizuar bashkë me kolegun Blendi Kola. Ai tha se kishte mundur të siguronte intervistën me Adrianën, falë një djali të rritur në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.

Lexo edhe:

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador (Foto)

“U ulëm në një lokal në qendër të qytetit dhe Adriana më kërkoi të mos regjistroja asgjë. Dukej se kishte frikë. Unë pranova kërkesën e saj, por kisha një mikrokamera dhe një regjistrues të ndezur që pa nisur biseda. Më pas në montazh, mbuluam fytyrën e saj dhe e ndryshuam emrin”-shprehet Kopliku.

Gazetari thotë se intervista zgjati për më shumë se 2 orë dhe se ai është i bindur në vërtetësinë e fjalëve të Adrianës. “Me ne gjatë bisedës ishte edhe motra e saj e vogël. Adriana kishte një mënyrë të akullt të rrëfimit, pa asnjë lloj ndjeshmërie por të shihte drejtë në sy dhe me një natyrshmëri të habitshme. Gati gati sikur tregonte normalitetin e një dite në Shtëpinë e Fëmijës dhe jo monstruzitetin e stafit që kishte për detyrë ta rriste dhe edukonte. Një gjë tjetër që më bën të besoj në përqindje të lartë atë që ka rrëfyer, ishin ndërhyrjet e së motrës për ti kujtuar sa më shumë detaje. Kishte një sinkron mes tyre që sinqerisht do të ishte tejet e vështirë të realizohej kaq perfekt nëse do të ishin deklarime të rreme.

“Adriana ka frikë, mbahej nën terror nga një tutor i dhunshëm’

Në intervistën e vitit 2016 ashtu si në rrëfimin e saj në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Adriana tregoi se veç abuzimeve në jetimore, ishte detyruar që të prostituonte pasi kishte shkuar në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër.

“Personalisht i kam besuar dhe i besoj asaj vajze ndërkohë që dyshoj se ajo ka shumë frikë dhe për këtë nuk përmend persona të tretë jashtë institucionit. Për të qënë më konkret, në periudhën që ajo deklaron se prostituonte, unë kam informacione nga burime të besueshme që ajo është mbajtur nën terror nga një tutor i dhunshëm që aktualisht ndodhet në burg. Natyrisht që ajo ka frikë, stepet për të nxjerrë emra, shto këtu dhe konfuzionin përballë reflektorëve të një studioje të rëndësishme televizive, që mund ta bëjë të pabesueshme për një pjesë të publikut. Nga këto detaje përfitojnë pastaj të hidhen në sulm, gjoja përgënjështryes dhe individë të lidhur ngushtë me raporte pune dhe projektesh me shtëpinë e fëmijës Shkodër, të cilët këto ditë e kanë kryqëzuar atë vajzë duke e dhunuar psikologjikisht njëlloj si dhunuesit e saj të mëparshëm”-vijon Taulant Kopliku.

Por çuditërisht, pavarësisht gjithë akuzave të artikuluara nga Adriana në investigimin e Koplikut dhe kolegëve të tij, nuk pati asnjë reagim institucional apo nisje të një hetimi nga prokuroria mbi denoncimin e saj publik. “Menjëherë pasi realizuam këtë histori, unë u riktheva në Milani por dyshoj të jetë hapur ndonjë hetim. Asnjë oficer i policisë gjyqësore nuk i ka kontaktuar kolegët e mi në Shkodër e as nuk kërkuan videon integrale, një veprim krejt minimal që duhet bërë kur ka një denoncim të tillë publik”-thotë Kopliku.

Pjesa e dytë e intervistës vijon nesër në bitchmagazine.al

Etiketa: kronike boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

17:31 : 10/02/2022
AKTUALITET

Ky është shqiptari i ekzekutuar në Ekuador (Foto)

19:28 : 23/01/2022
AKTUALITET

Preu këmbën me frezë duke punuar tokën, dërgohet me urgjencë në spital 49-vjeçari! Emri

16:18 : 13/01/2022
AKTUALITET

Ja kush është i plagosuri në Vlorë! Emri

19:28 : 05/01/2022
AKTUALITET

E rëndë/ 72-vjeçarja pëson arrest kardiak në Tiranë

18:49 : 04/01/2022
AKTUALITET

Rritje e frikshme/ Dy humbje jete dhe 801 të infektuar në Shqipëri në 24 orët e fundit

17:41 : 04/01/2022
Para

Ngarje e rëndë/ Shqiptari var veten në banjën e burgut

TË GJITHA

Shokon Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe pasi i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

08:14 : 08/06/2025

Temperatura deri në 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:06 : 08/06/2025

Trajneri i Serbisë, Stojkoviç: Kjo pikë ishte më e ëmbël për ne se për Shqipërinë

08:05 : 08/06/2025

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com