• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtimi i rasteve me Covid-19, Brataj: Kthimi i karantinës, opsioni i fundit

18:32 : 15/06/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj, ka folur sot për numrin në rritje të mjekëve të infektuar me Covid-19, duke theksuar se kjo është diçka që pritej dhe se QSUT-ja nuk është shndërruar në një vatër Covid.

I ftuar në një intervistë me Skype për edicionin informativ në televizionin TemA TV, Brataj theksoi se QSUT-ja nuk është kthyer në një vatër të virusit, përkundrazi ajo është si çdo spital që mban peshën e gjithë kësaj epidemie, pasi infektivi është brenda territorit të QSUT-së.

Ai tha se ne flasim me numra, nuk po flasim me infeksion spitalor të mirëfilltë që mund të themi se doli problemi këtu, duke theksuar me tej se vatra infektive s’ka siç ka pasur në të gjithë botën në spitale të ndryshme.

Sipas tij, shteti fqinj Italia, pati 25-26 mijë të infektuar vetëm nga shërbimi mjekësor.

Dr.Brataj iu përgjigj pyetjes edhe për një rikthim të mundshëm të karantinës, veçanërisht pas raportimeve të rasteve të reja në rritje.

Lexo edhe:

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

Ai theksoi se karantina është opsioni i fundit që mund të mendohet, por deri tani s’flitet për karantinim, pasi janë disa skenarë të ndryshëm, për sa i përket përhapjes së infeksionit.

Z.Brataj po përballemi me një numër në rritje të infektuarish nga Covid-19. A i kishit parashikuar këto shifra kur komuniteti vendosi për heqjen e kufizimeve?

Komuniteti kishte parashikuar fazat e hapjes si çdo vend tjetër europian në çdo dy javë survejoheshin masat dhe ishim të bindur se do ishim të bindur për një rritje të numrit të infektuarve. Kështu që nuk ndodhi ndryshe nga çfarë pritej. Mirëpo, për sa i përket numrit të infektuarve më shqetësuese është fakti për ditët që do të vijnë pasi po shohim rezultatet e majit dhe eventeve që ndodhen përgjatë këtij muaji, pasi po shohim rezultatet që na sollën në këtë situatë, duke rritur numrin e të infektuarve dhe numrin e pacientëve të shtruar në spital. Nuk është një gjë e ndryshme nga ajo që prisnim, por është shqetësuese fakti i mosrespektimit të rregullave dhe protokolleve shëndetësore të vendosura sa i përket bizneseve edhe vetë qytetarëve siç edhe po i shohim këto ditë. Vëmendja është tek respektimi i masave nuk ka rrugë tjetër.

Ju i përmendet arsyet e shtimit të rasteve, por QSUT-ja është kthyer në një vatër të virusit?

QSUT-ja nuk është kthyer në një vatër të virusit, përkundrazi ajo është si çdo spital që mban peshën e gjithë kësaj epidemie, pasi infektivi është brenda territorit të QSUT-së. Ka të bëjë shumë me të gjitha shërbimet e tjera, pasi pacienti kur shtrohet me Covid në të shumtën e rasteve ata jën me sëmundje bashkëshoqëruese dhe që kanë nevojë për specialist të sektorëve të tjerë. Megjithatë, flasim me numra, nuk po flasim me infeksion spitalor të mirëfilltë që mund të themi se doli problemi këtu. Vatra infektive s’ka siç ka pasur në të gjithë botën në spitale të ndryshme. Shteti fqinj Italia pati 25-26 mijë të infektuar vetëm nga shërbimi mjekësor. Kjo nuk duhet të na ngushëllojë, normalisht ulje të vigjilencës nuk pati vetëm nga qytetarët, pasi duke menduar se sëmundja nuk ishte aq e madhe, ata menduan se virusi iku. Duke shtuar edhe shumë njerëz të cilët deklaronin se virusi nuk është i vërtetë dhe virusi nuk është aq i rrezikshëm. Megjithatë, jemi në këtë pikë dhe është e detyrueshme që institucionet tona shëndetësore duhet të marrin masa shtrënguese, veçanërisht në këtë pikë. Është e rëndësishme që punëdhënësit të ndjekin masat, pasi protokollet janë.

Si e shpjegoni rritjen e numrit të infeksionit tek mjekët?

Nuk dua të jem kontradiktor, pasi kjo puna e pikut apo e kurbës, ka qenë gjithmonë në diskutim, sepse harrojmë shumë shpejt. Deri tre javë më parë bëhej vetëm lufta nëse virusi ka ardhur në janar, shkurt apo në mars. A thua se gjëja më e rëndësishme ishte se kur ka ardhur virusi. E dyta, nuk pati shtim të rastesh, sepse tashmë dihet nga të gjithë se izolimi apo veçimi shoqëror është e vetmja mënyrë që n’a mbron nga infeksioni Covid-19. E njëjta gjë ndodhi edhe me stafin mjekësor. Por, me tu liruar gjërat njerëzit menduan se ra virulenca dhe shfaqja e sëmundjes nuk ishte aq agresive sa ishte në fillim, por si numër të sëmurësh janë dhe ky është shqetësimi kryesor mos të arrijmë në një numër të madh pacientësh, të cilët kanë nevojë për një trajtim spitalor dhe intensiv.

Si ka qenë fluksi i telefonatave që operatorët kanë pritur nga momenti i hapjes së vendit?

Kjo dihet që nga momenti i parë, sa fillojnë të ndryshojnë numrat dhe sa fillon shqetësimi, frika dhe ankthi numri i telefonatave rritet. Tirana ka pasur një numër thirrjesh në rritje, pothuajse 300 në ditë, ndërsa kaluam dy mijë thirrje në 24 orë. Por kjo nuk na shqetëson sepse janë procese psikologjike që do të ndodhin dhe të cilave ne i kemi marrë parasysh dhe do t’u përgjigjemi në të gjitha mënyrat.

Z.Brataj, a po shihet opsioni i rikthimit të karantinës, nëse vijon rritja e numrit të të infektuave në vend?

Është opsioni i fundit që mund të mendohet, por jo s’flitet për karantinë pasi janë disa skenarë të ndryshëm për sa i përket përhapjes së infeksionit. Është i spitaleve covid, 1, 2, 3 dhe 4. Kështu që mendojmë se do të shkojë sa më gjatë ky proces dhe e vetmja gjë që mund të them është se ne duhet të bashkëjetojmë me virusin dhe nuk duhet të thyejmë rregullat. Nuk ikën virusi aq kollaj, e kemi këtu dhe nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo valë.

Etiketa: BratajCOVID 19rastet

Lajme të lidhura

BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Qytetarët humbin jetën pasi ambulanca shkon me vonesë, Brataj merret me peshkaqenët

17:11 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025
AKTUALITET

Rriten ndjeshëm rastet e vjedhjeve të banesave gjatë verës

20:15 : 16/06/2025
AKTUALITET

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025
Para

Sherr mes Capital T dhe Majk? Reperët i hedhin kunja njëri-tjetrit në rrjete sociale (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com