• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bankat “ngrijnë” 2 mld euro deri në gusht/ Pedrazzi: Financimi i Teatrit të ri, biznes i mirë për bankat

14:31 : 11/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

2 mld euro është shuma që bankat e nivelit të dytë kanë konservuar në funksion të ekonomisë dhe stabilitetit financiar përgjatë periudhës së pandemisë. Kështu thotë në një intervistë për TvT Silvio Pedrazzi, kryetari i shoqatës së bankave në Shqipëri.

“Siç e dini, shuma totale e kredive që janë nën skemën e shtyrjes së kredive në nivelin e Shqipërisë është më shumë se 2 Miliard euro, por çfarë është më interesante që nuk është theksuar ende nga askush dhe përfitoj nga rasti, është se impakti i parë është të ngrinim deri në Gusht këto 2 miliard euro, por çfarë është e rëndësishme të kuptojmë është që familjet dhe bizneset e korporatat mbajtën në xhepat e tyre gjatë kësaj periudhe këstet mujore që duhet të paguanin gjatë kësaj periudhe. Kjo shumë është llogaritur deri në 150 milionë euro”.

Një instrument i dobishëm sipas Pedrazzit kanë qenë dy garancitë sovrane të dhëna nga qeveria. Nëse paketa e parë e destinuar për pagat u disbursua e gjitha, me ritme më të ngadalta po ecën garancia e dytë sovrane që kishte si synim të t’u ofronte kapital qarkullues bizneseve.

“Paketa e dytë siguron 60% të shumës së kredisë dhe në këtë rast qëllimi i kredisë është për kapitalin qarkullues dhe për të mbështetur aktivitetin e kompanisë gjatë kësaj periudhe. Për paketën e dytë jemi vetëm në fillim. Deri tani numri i aplikanteve ka qenë i limituar dhe gjithashtu për bankën është pak më e vështirë të analizojë çdo klient më vetë pasi në këtë rast banka ndërmerr një risk direkt”.

Pedrazzi pranon se niveli i kredive të këqija nuk është shqetësues, megjithatë bankat nuk ndihen të sigurta në dhënien e kredive.

Lexo edhe:

Banka e Shqipërisë vendos tavan për kreditë e shtëpive, 85% për banesën e parë, 80% e dyta

Sektori bankar, a ka rrezik nga euforia?

“Banka e Shqipërisë dhe të gjitha bankat në 5 vitet e fundit, mundëm të pastronim dhe të përmirësonim cilësinë e portofolit dhe tani portofoli i kredive gjeneron shumë me pak humbje dhe përfitueshmeria e portofolit është tani në nivele normale. “Fale zotit”, kjo ishte çeshtja kryesore në lidhje me kreditë e keqija. Pra kemi më shumë pikëpyetje se sa siguri. Po ju jap një shembull. A do të vazhdojnë turistët të udhëtojnë nëpër botë njësoj si më parë? Nuk besoj kështu. Pra aktiviteti turistik do të ndikohet. Ne duhet t’i ndihmojmë”.

Sa i përket financimit të një teatri të ri, Pedrazzi thotë se bankat janë ta gatshme ta financojnë, duke e cilësuar një biznes të mirë për to.

“Në këtë rast, për aq sa dimë, zotëruesi është një institucion publik, Bashkia e Tiranës. Pra është një biznes i mirë. Personalisht, nëse bashkia kontakton bankën time për të financuar një teatër të ri do të thoja Po pa asnjë problem siç mund të ishte për ndërtimin e një shkolle, ure ose çdo lloj tjetër infrastrukture. Duhet të jemi të drejtë teknikisht dhe profesionalisht. Bankat bëjnë biznes dhe ky është një biznes normal”.

Lidhur me praktikën e vendosjes së komisioneve të larta deri dhe në 5% te vleres, për kreditë që shlyhen para kohe, Pedrazzi beson se institucionet duhet të sigurojnë liri në treg por brenda një kornize maksimale të caktuar. /TVT/

Etiketa: bankakreditePedrazi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banka e Shqipërisë vendos tavan për kreditë e shtëpive, 85% për banesën e parë, 80% e dyta

09:37 : 08/05/2025
AKTUALITET

Sektori bankar, a ka rrezik nga euforia?

08:14 : 19/04/2025
BOTA

Banka “Reyl Intesa Sanpaolo” nën hetim për pastrim parash

18:30 : 09/04/2025
AKTUALITET

Bankat nën hetim për abuzime në tregun 16 milionë euro të sigurimit të jetës së debitorit

15:56 : 09/04/2025
AKTUALITET

950 mijë “kursimtarë” kanë zero lekë në banka, 4.5% e depozituesve kanë 58% të kursimeve totale

09:09 : 02/04/2025
AKTUALITET

“Lumë” parash “cash”, rreth 4.2 miliardë euro qarkulluan jashtë bankave në 2024

20:07 : 10/02/2025
Para

Gjuan me kallash në mes të natës, prangoset 30-vjeçari

TË GJITHA

Foto/ Dy të rinjtë humbën jetën në vendin e punës, pamje nga vendngjarja

16:59 : 10/05/2025

VIDEO/ Policisë dështon me “Giro d’Italia”, qytetari përplaset me çiklistin

16:54 : 10/05/2025

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari, kalon 100 mijë dollarë

16:39 : 10/05/2025

Mungon shiriti i sigurisë në qendrën e votimit të Vithkuqit, Policia nuk e merr në dorëzim

16:29 : 10/05/2025

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025

Media italiane: Asllani ka marrë vendimin pë t’u larguar nga Interi

16:12 : 10/05/2025

A e ka gjoksin të bërë apo jo? Olta Gixhari shuan kureshtjen e ndjekësve

16:09 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com