• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhorja/ Gjiknuri zbardh prapaskenat: Pranuam kërkesat e PD, ja si do veprohet me emigrantët

17:29 : 04/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Damian Gjiknuri, anëtar i Këshillit Politik, ka zbardhur sot një pjesë të negociatave të zhvilluara me opozitën në monitorimin e ambasadorëve Yuri Kim, Duncan Norman dhe Luigi Soreca.

Gjatë seancës në Kuvend, Gjiknuri tha se përkundër rekomandimeve të ODIHR, është pranuar kërkesa e opozitës për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

“Kam detyrimin politik, por edhe qytetar, për të informuar aq sa mundem ata që na ndjekin në lidhje me një proces të rëndësishëm që ka marrë vëmendjen këto ditë. Procesi u zhvillua nën mikpritjen e një ambasade të nderuar, me pjesëmarrjen e shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë, për diçka që normalisht vet shqiptarët duhet të merreshin vesh.

Kërkesa e kahershme jo vetëm e ODIHR, por edhe opozitës shqiptare ka qenë garancia në sistemin e manaxhimit të votës. Përkundër rekomandimeve të ODIHR, ne pranuam kërkesën e opozitës për përdorimin e teknologjisë në të gjitha qendrat e votimit. Madje me garanci shtesë që personi që do të mbikëqyrë dhe do të jetë bashkëmanaxher i këtij procesi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të caktohej nga opozita”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri tha se nëpunësit civilë do të trajnohen për të qenë administrator zgjedhor. Trajnimi do të jetë një skemë e hapur që do të mbikëqyret nga zv.komisioneri i opozitës.

Lexo edhe:

PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

“Nga ana tjetër, një shqetësim tjetër që kishte opozita ka qenë se si do të reflektohet dhe sanksionohet e të funksionojë mirë skema e rekrutimit të nëpunësve që do të manaxhojnë zgjedhjet. Natyrshëm, do të jetë detyrë e nëpunësve civilë që të shkojnë me detyrim në trajnimin për të qenë administrator zgjedhor ashtu sikurse çdo qytetar tjetër i Republikës së Shqipërisë i nxitur edhe nga çdolloj partie e ka këtë mundësi që të jetë zyrtar zgjedhor. Trajnimi do të jetë një skemë e hapur e cila do të mbikëqyret, pra rekrutimi dhe trajnimi do mbikëqyret nga përfaqësuesi pra zv.komisioneri i opozitës që do të ngarkohet posaçërisht me këtë punë në KQZ. Kjo adreson një nga ato frikërat që kishin se si njerëzit të cilët mund të kenë një bindje X apo Y do të përzgjidhen në një skemë trajnimi të hapur. Komisionerët do të caktohen me short, do të jenë tre zyrtarë të cilët do të manaxhojnë këtë proces dhe këta tre zyrtarë do të kenë edhe dy observues politik që kanë të drejta të shënojnë në çdo procesverbal, në çdo material të vendimmarrjes aty. Përtej kësaj, kërkesat e opozitës kanë qenë edhe për garanci shtesë për procesin, qoftë në administrim apo edhe në numërimin e votave që në fund të fundit do të ketë të njëjtën skemë. Pra, do të jenë dy numërues zyrtarë zgjedhor të përzgjedhur rastësisht me short dhe të vëzhguar nga përfaqësues politik të cilët kanë të drejtën e kontestimit të çdo vote”, tha ai.

Një kërkesë tjetër e opozitës sipas Gjiknurit, ishte që të kishte monitorim në çdo qendër votimi. Ai theksoi se qeveria teknike nuk mund të ishte një kusht për Kodin Zgjedhor.

“Cili është procesi tjetër ekstra? Kanë kërkuar monitorim në çdo qendër votimi. Kjo i është dhënë gjithashtu. Kanë kërkuar që sinjalizuesit për krimet zgjedhore të marrin imunitet dhe kjo i është pranuar. Pra, flasim për imunitet penal, çdo njeri që denoncon për krim zgjedhor merr imunitet penal. Kanë kërkuar rihapje të çdo kutie votimi dhe rinumërim në të gjithë Shqipërinë pas daljes së rezultatit zgjedhor. Do të thotë që puna e çdo numëruesi apo çdo zyrtari zgjedhor është e verifikueshme dhe e auditueshme. E dini cili është ndëshkimi? Është ndëshkimi jo vetëm penal por përjashtohen përjetësisht nga Shërbimi Civil dhe nga pjesëmarrja në punët e sektorit publik. Këto janë masa që janë garanci integriteti për çdo zyrtar i cili do të marrë përsipër të kryejë këtë proces”, tha Gjiknuri.

Gjithashtu ai shtoi se po kështu të gjitha kërkesat e tjera që kanë qenë shqetësuese për opozitën qoftë për rolin e policisë, qoftë për rolin e prokurorisë, të gjitha janë pranuar.

“Natyrshëm, qeveria teknike nuk mund të ishte një kusht për Kodin Zgjedhor dhe më vjen mirë që edhe opozita reflektoi mbi këtë. Ashtu sikurse edhe shashka do ta quaja, e hedhur që Gjykata Kushtetuese të mund të ishte një gjykatë ankimore, edhe kjo nuk qëndronte. Gjykata Kushtetuese nuk mund të merrte rolin e Kolegjit Zgjedhor pasi nuk është një gjykatë fakti. Vërtet ka një mbrojtje të të drejtës kushtetuese që mund ta kërkosh në nivel kushtetues por asnjëherë Gjykata Kushtetuese nuk mund të kthehet në një gjykatë fakti”, tha ai.

Përsa i takon votës së emigrantëve, Gjiknuri u shpreh se këtë çështje e kanë deleguar që KQZ me akt normativ të mundësojë votimin në distancë.

“Për ta mbyllur. Për sa i takon emigrantëve, ne votën e emigrantëve e kemi deleguar që KQZ me akt normativ ta mundësojë votimin në distancë. E drejta është e garantuar ndërsa procedurat do të zgjidhen me akt nënligjor. Besoj se me një manaxhim civil, administrativ por dhe me vëzhgimin partiak, Shqipëria ka mundësinë që ti bëjë zgjedhjet më të mira se sa i ka bërë kurdoherë tjetër. Të gjitha forcat duhet të lënë retorikën politike në këtë rast, të mos pengojnë integrimin dhe nëse mendojnë se kanë avantazhe elektorale le të shkojnë të bashkëbisedojnë me qytetarët dhe ti mobilizojnë ata për vota. Vota e tyre nuk do të preket dhe ky kod i ri, jam i bindur që do ta garantojë këtë”, tha ai./abcnews.al

Etiketa: gjiknurinegociataZgjedhorja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PE kundër Aeroportit të Vlorës dhe HEC-it në Skavicë: Projekte që dëmtojnë mjedisin

18:23 : 09/07/2025
BOTA

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kompania e vëllait të Gjiknurit mori 210 mln lekë për platformën që nuk punon

18:45 : 23/06/2025
AKTUALITET

BE kërkon “reforma tërësore” për median në Shqipëri

17:40 : 18/06/2025
AKTUALITET

Ministri në hetim? Skedina e SPAK, Balla, Balluku, Gjiknuri?!!

16:00 : 12/06/2025
BOTA

Papa Leo XIV propozon Vatikanin si vend për negociata mes Rusisë dhe Ukrainës

19:52 : 16/05/2025
Para

Premier League miraton dy ndryshime të rregullave të lojës

TË GJITHA

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

23:28 : 09/07/2025

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

23:05 : 09/07/2025

Horoskopi ditor, 10 Korrik 2025

22:58 : 09/07/2025

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

22:50 : 09/07/2025

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025

I moshuari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve: Është montazh

22:24 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com