• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bulevardi kufizohet me kulla, lagje e re tek lumi i Tiranës,

23:35 : 03/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Bulevardi i Tiranës nga sheshi “Nënë Tereza” deri në fund të pjesës së re tek Lumi Tiranës në Veri të Kryeqytetit do të përfshihet nga bum ndërtimesh përgjatë gjithë aksit por edhe në pjesët fundore të tij.

Një lagje do të ndërtohet nga Bulevardi i Ri në anë të Lumit të Tiranës deri në Kinostudio.

Pjesa veriore e Bulevardit, gati projekti Tirana Riverside

Një lagje e krejt e re me kapacitete për të strehuar 12 mijë banorë do të ndërtohet ne pjesën veriore të Kryeqytetit në fund të Bulevardit të ri në anë të Lumit të Tiranës. Blloku i ri i banimit “Tirana Riverside” është projektuar nga studio e arkitektit italian Stefano Boeri dhe do të zbatohet nga kompania SON-Group. Lagjja do të shtrihet nga Bulevardi i Ri deri në afërsi të Kinostudios në anë të lumit të Tiranës.

Sipas studios arkitekturore Boeri, do të jetë i pari projekt në Europë që do përshtatet me nevojat pandemike për më shumë distancim dhe hapësira.

Lexo edhe:

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Blloku i ri i banesave do të shtrihet në një sipërfaqe 29 hektarësh, ku është projektuar të mbizotërojë gjelbërimi që do të zhvillohet në tarraca, ballkone e në fasadat e banesave sipas stilit që karakterizon arkitektin italian.

Por inxhinierët vendas besojnë se stili i Boerit me gjelbërim në fasada në Shqipëri do të dështojë pasi kërkon shpenzime të larta mirëmbajtje, të cilat nuk mund të përballohen nga standardet shqiptare të jetesës.

Qendra e Bulevardit me kulla të larta

Pjesa qendrore të Bulevardit, sheshi “Skëndërbe” po kthehet në një zonë me ndërtesa të larta.

Aktualisht rreth sheshit ‘Skënderbej’ ngjitur me të janë duke u zhvilluar 7 kulla të larta mbi 20 kate, të cilat aktualisht janë në fazë zhvillimi. Ndërsa pas prishjes se godinës së Teatrit është hapur rruga për ndërtimin e një kompleksi me ndërtesa të larta të cila janë afërsi të zonës së qendrës.

Projekti Book Building, 4-5-11-21 kate

Është një kompleks me godina polifunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate, me 3 kate nëntokë. Book Building ndërmjet rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k. Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve në një sipërfaqe mbi 40 mijë metra katrorë

“Eyes Tirana”, 26 kate

Eyes of Tirana është projektuar si një ndërtesë e madhe, 26 kate e lartë në 55.444 m². Punimet për ndërtimin e kullës pritet të nisin këtë vit. Godina do të operojë si hotel nga Marka ndërkombëtare e hotelerisë Melia, teksa zhvilluesi në Tiranë është Edil Al.

Tirana “Forever Green”, 20 kate

Pas disa kohësh pezullimi, punimet niswn për objektin 20- katësh në afërsi të qendrës përballë Kishës Ortodokse, e cilësuar Tirana Forever Green, por po ecin me ritëm të avashtë.

Objekti, tani një karabina, zë një sipërfaqe prej më shumë se 12.400 m² dhe ka 20 kate, në të cilat katër nëntokë.

Kulla do të ketë 4 nivele parking nëntokësor, hapësira komerciale, dyqane, 7 nivele zyra, 8 nivele banimi dhe një hotel super luksoz, me një investim 25 milionë euro.

Hotel Tirana i ri, 30 kate

Kompania GECI shpk që ka në administrim dhe pronësi hotel Tiranën, nisi këto ditë projektin për zgjerimin e tij me një objekt të ri rreth 30 kate. Punimet për projektin po vazhdojnë dhe parashikohet të ndërtohet brenda një periudhe pesë vjeçare, për shkak të vështirësive të punimeve në pjesën e nëntokës. Hoteli i ri do të administrohet nën emrin e Hotel Tiranës dhe jo nën një markë të njohur ndërkombëtare. Objekti i ri është konceptuar si shumëfunksional, por kryesisht hotel. Në katet e para të saj do të ketë dyqane të luksit, zyra biznesi dhe në katet e sipërme dhoma, suita hoteli dhe salla të mëdha konferencash.

Tirana’s Rock, 25 kate

Është projekti ri gati për nisje. Një kulle rreth 80 metra e gjatë me 25 kate në formën e fytyrës së Skënderbeut do të shërbejë më së shumti apartamente luksi. /Monitor/

Etiketa: kullaprojektetirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëri-Serbi/ Tirana në “shtet-rrethim”, Policia njofton akset që do të bllokohen

08:31 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Piramida e Tiranës “simbol i përjashtimit” për personat me aftësi të kufizuara

17:24 : 04/06/2025
AKTUALITET

Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

16:03 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Ekspozita Building”/ Kulla e Ervin Matës që ngrin në zemër të Tiranës, dyshime mbi financimin

12:26 : 24/05/2025
AKTUALITET

Shifrat për çdo Qark, sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

09:44 : 24/05/2025
Para

Deklaratat e Kim dhe Bashës, Bushati: Gjuhë mafioze dhe shantazhuese

TË GJITHA

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com